Janë arrestuar dy persona nga Shkupi, pasi Policia gjatë bastisjeve u gjeti marihuanë dhe produkte të marihuanës dhe bimë të kanabisit përcjell TV21. “Më 27.09.2025, rreth ora 19:00 në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup arrestuan A.Z. (27) dhe M.P. (25), të dy nga Shkupi. Gjatë kontrollit në shtëpinë e A.Z., i cili u krye me urdhër gjykate dhe ku ndodhej edhe M.P., u gjetën dhe u sekuestruan: marihuanë, bimë të kanabisit dhe një bluarëse me mbetje marihuane. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse penale”, thonë nga MPB.
Author: Jeta almakos
Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Blerand Ramadani, ka prezantuar qasjen e tij për një qeverisje ndryshe, të afërt me qytetarin dhe të bazuar në realitetin e përditshëm të banorëve të Sarajit. Në një deklaratë publike, Ramadani ka theksuar se qeverisja e tij nuk do të jetë burokratike apo e mbyllur në zyra, por aktive dhe në shërbim të drejtpërdrejtë të qytetarëve. “Ne nuk udhëheqim me laps mbi hartë, por me këmbë në terren dhe sy te realiteti!”, ka shkruar ai, duke nënvizuar përkushtimin për një administratë që zgjidh problemet aty ku ato ndodhin. Nga ana tjetër, sipas sondazheve…
Nga Aleanca Kombëtare për Integrim, në një konferencë për media, kanë deklaruar se nga 250 milionë euro kredi hungareze, kompanitë shqiptare kanë fituar pothuajse zero denarë. “Ky nuk është vetëm diskriminim i rëndë ekonomik, por edhe një goditje e drejtpërdrejtë ndaj mijëra familjeve shqiptare që mbajnë bukën e gojës duke punuar në këto kompani të përjashtuara. Këto fonde, fillimisht të paraqitura si “para kineze” dhe më pas si “kredi hungareze”, u dedikuan për “kompanitë vendore”. Por sot është e qartë se asnjë kompani shqiptare nuk është përfshirë. Ndërsa shqiptarët paguajnë taksa në buxhetin e shtetit, të njëjtit përjashtohen nga benefitet…
Një ditë para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet lokale të 19 tetorit, kryeparlamentari Afrim Gashi, ka bërë një thirrje publike për zhvillimin e një gare të drejtë, demokratike dhe dinjitoze. Në deklaratën e tij, Gashi ka theksuar rëndësinë e këtij momenti për demokracinë e vendit dhe të ardhmen e komunave, duke nënvizuar se zgjedhjet nuk janë thjesht një formalitet institucional, por një mjet thelbësor për qytetarët që të zgjedhin drejtues me integritet dhe vizion. “Demokracia nuk matet me fitoren e një individi apo partie, por me dinjitetin e garës. Prandaj, pres me besim që ky proces zgjedhor të jetë…
Turqia ka udhëhequr, koordinuar ose mbështetur të gjitha takimet për Palestinën gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, deklaroi të shtunën ministri i Jashtëm Hakan Fidan, raporton Anadolu. Ankaraja e ka mbrojtur çështjen palestineze “në mënyrën më të fuqishme të mundshme”, tha Fidan për gazetarët në “Shtëpinë Turke” (Türkevi) në New York. Çështja palestineze dhe situata në Gaza kanë qenë “pika më e rëndësishme e rendit të ditës gjatë kësaj jave të Asamblesë së Përgjithshme”, theksoi ai. Fidan nënvizoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ishte nismëtari intelektual i takimit për Rripin e Gazës, i cili mblodhi…
“Një problem me një radar 27-vjeçar të vjetër në aeroportin e Shkupit u zgjidh vetëm për tre ditë”, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski. Për shtatë vjet, askush nuk mbante shënime për pjesët rezervë, sepse ato tashmë kishin ndaluar së prodhuari. Ne u përballëm me një problem, por falë profesionistëve, arritëm ta vinim radarin në punë brenda tre ditësh”, tha Nikolloski. Ai njoftoi se, me një vendim të Qeverisë, M-NAV do të ngarkohet me detyrën për ta vënë plotësisht në punë radarin e ri në muajt e ardhshëm, me teste dhe inspektime standarde. Sipas Nikolloskit, aktualisht janë në…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, u takua me ish-Presidentin e Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani Në kuadër të vizitës zyrtare në Tiranë, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, u takua me ish-Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Rexhep Meidani. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u theksua respekti i ndërsjellë dhe lidhjet e vazhdueshme mes personaliteteve akademike dhe Universitetit të Tetovës. Universiteti i Tetovës e vlerëson lart figurën dhe kontributin e Prof. Dr. Rexhep Meidanit në jetën akademike e publike dhe…
Njëri ndër liderët e VLENI-it, Bilall Kasami ka hedhur sot akuza serioze ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për lidhje të ngushta me regjimin serb. Kasami thotë se, ka prova të cilat dëshmojnë se, Ahmeti me familjen e tij po i shet pasuri bankës së regjimit të Aleksandar Vuçiqit. Sipas tij, Ahmeti është personalisht përgjegjës për futjen e “Botës Serbe” të Aleksandar Vuçiqit në Maqedoni dhe për futjen e bankave serbe në Maqedoni. Bilall Kasami, VLEN “Kompania “AS Senjak” nga Kërçova, e njohur për opinionin për shumë skandale tjera, e cila është në pronësi të mikut të Ali Ahmetit, përkatësisht…
Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka komentuar rezultates e anketës së fundit të Agjencisë “Market Vision”, duke thënë se epërsia e BDI-së tashmë nuk mund të fshihet. Ai tha se kjo anketë, rezultatet e së cilës u shpërndanë nga deputeti i VMRO-DPMNE-së, Nikola Micevski, vetëm e konfirmoi të vërtetën që me muaj e javë po përpiqen ta fshehin, e ajo është se BDI ka një epërsi bindëse ndaj koalicionit VLEN, pothuajse më shumë se dy me një. Bujar Osmani, AKI “Mëngjesin e sotëm pati debate të ndryshme se çfarë mesazhi dëshiron të japë, por ndoshta në përpjekje për…
Kandidati për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, e ka cilësuar si “surprizë të bukur të parafushatës” pritjen që iu bë nga qindra të rinj në shtabin e AKI-së. Në një postim, Ramadani u shpreh se kjo përkrahje nga të rinjtë është një motivim dhe një përgjegjësi e madhe. “Zemra mal, përgjegjësia oqean! Për këtë rini, çdo fjalë do ta shndërrojmë në vepër. Amanet i gjeneratave”, shkroi ai.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në promovimin e sotëm të kandidatëve për kryetar të komunave të VMRO-DPMNE-së, që u mbajt në Shtip, tha se po fillon një fushatë e re zgjedhore dhe se ajo nuk duhet të jetë një teatër i premtimeve boshe, por mandati i kryetarëve të komunave është marrëveshje me qytetarët. Mickoski theksoi se pritjet janë gjithmonë të larta dhe se populli pret një jetë më të mirë, siguri, drejtësi dhe perspektivë. “Por në thelb, ata presin diçka edhe më të thellë, dinjitet dhe njerëzim. Fushata nuk duhet të jetë teatër i premtimeve boshe, duhet të jetë një…
Me muzikë, buzëqeshje dhe një atmosferë familjare, sot në Shkup u mbajt pikniku i njëmbëdhjetë humanitar i punonjësve të kompanisë ‘Alkaloid’, nën patronazhin e Fondacionit ‘Trajçe Mukaetov’. Ngjarja u zhvillua në kompleksin ‘Potkovica’ në lagjen Hipodrom dhe u shndërrua në një ditë të veçantë jo vetëm për punonjësit dhe familjet e tyre, por edhe për komunitetin. Përveç argëtimit dhe shoqërimit, pikniku kishte edhe një dimension human, pasi ‘Alkaloid’ i dhuroi një donacion të rëndësishëm prej rreth 1.8 milion denarë Kryqit të Kuq. Në këtë rast, drejtori i përgjithshëm/Kryetar i Bordit të Drejtorëve të Alkaloid dhe President i Fondacionit, Trajce Mukaetov…

