Anija e shkëputur “Mikeno” e Flotiljes Globale “Sumud” ka arritur në ujërat territoriale të Gazës, transmeton Anadolu. Sipas gjurmuesit zyrtar të flotiljes, anija ka hyrë në ujërat territoriale të Gazës, megjithatë sinjali i gjurmimit me anijen humbi kur ishte rreth 9.3 milje detare nga Gaza. Nuk ka informacion të qartë nëse anija është sulmuar dhe tërhequr, i është shmangur forcave izraelite ose nëse ka ndonjë gabim me gjurmuesin. Organizatorët thanë se forcat detare izraelite sulmuan flotiljen ndërkombëtare të ndihmës që shkonte për në Rripin e Gazës së rrethuar dhe arrestuan 223 aktivistë në bord. Flotilja Globale “Sumud” në rrjetet sociale…
Author: Jeta almakos
Sipas mediave izraelite, deri më tani janë kapur gjashtë anije, midis tyre edhe anija Alma. Raportet sugjerojnë se priten të ketë edhe kapje të tjera. Ushtarët izraelitë kanë hipur në anije dhe kanë ndaluar shumë nga aktivistët në bord. Të ndaluarit normalisht do të kalonin nëpër një proces ligjor, por Izraeli aktualisht është nën mbyllje pothuajse të plotë për shkak të festës së Yom Kippur. Kjo do të thotë që gjykatat dhe burgjet nuk funksionojnë, duke krijuar një situatë të pasigurt për aktivistët nëse ata ndalohen. Ironikisht, Ministria e Jashtme e Izraelit ka vazhduar të funksionojë gjatë festës, duke lëshuar…
Në Hajde Flasim në TV21, kandidati i VLEN për komunën e Sarajit, Muhamet Elmazi tha se prioritet në qeverisjen e tij do të jetë uji i pijshëm, që siç tha, ka vendbanime që nuk janë të kyçur në rrjetin e ujësjellësit, por kanë rrjet të improvizuar. “Theks të veçantë i vendosim ujit të pijshëm ku e dim që jemi komunë që buron uji i pijshëm që shfrytëzon edhe qyteti i Shkupit ku edhe vendbanimet me të thella të Zelenekovës ndërsa problematika ekzistuese e problemit të ujit është pothuajse në çdo vendbanim tonin lokal. Ka vendbanime që nuk kanë rrejt ekzistues…
I pyetur lidhur me vazhdimin e partisë së tij “Populli” në koalicion me Ali Ahmetin, nëse kjo ka të bëj me dëgjueshmërin e e tij ndaj Ali Ahmetit, apo Ahmeti ka qenë korrekt ndaj tij, Rexhepi tha se deri sot, historikisht ka dëshmuar në çdo aktivitet të tij politik, që dëgjueshmëria e tij është konform interesave kombëtare. “Këtë çështje e kam dëshmuar mjaft që asnjëherë nuk kam lejuar askush të imponojë mendimet të cilat unë nuk mund t’i përshtati në jetën time të përditshme apo nuk mund t’i akceptojë”, tha Rexhepi. Sa i përket vazhdimit të idealeve të Lëvizjes BESA…
Flotilja Globale “Sumud” njoftoi se transmetimet e drejtpërdrejta u ndërprenë nga shumica e anijeve të saj, ndërsa forcat detare izraelite rrethuan anijet që po lundronin drejt Gazës për të sfiduar bllokadën, transmeton Anadolu. Organizatorët thanë se ndalimi ndodhi ndërsa anijet luftarake izraelite bllokuan komunikimet dhe përparuan për të ndaluar konvojin. Nuk kishte detaje të menjëhershme në lidhje me arrestime të mundshme ose fatin e anijeve.
Në një miting të mbajtur në Negotinë, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, reagoi ashpër ndaj akuzave të përsëritura nga BDI se ai ushqen ndjenja anti-shqiptare. Në një deklaratë të drejtpërdrejtë, ai theksoi se nuk është albanofob, por “kriminalofob”, duke shtuar se përçmon politikanët që “kanë hyrë në politikë me xhepa bosh dhe kanë dalë milionerë në kurriz të popullit”. Unë nuk kam problem me përkatësinë etnike të asnjë qytetari të Maqedonisë. Por po, kam problem me ata që për 20 vite ndërtuan vila, blenë qendra tregtare, makina luksoze dhe zyra milionëshe në qendër të Shkupit – dhe tani mendojnë se…
Në Hajde Flasim në TV21, kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani tha se prioritet do të jetë infrastruktura dhe rritja e cilësisë në arsim. Siç tha Ramadani, në dy vitet e para të qeverisjes do të ketë ekip që do të detektojë nevojat e qytetarëve për ujë të pijshëm, kanalizim dhe rrugë dhe paralel me këtë, siç potencoi ai, do të punohet për çështjet e arsimit, konkretisht rritja e cilësisë. “Ne kemi bërë një target që në dy vitet e para të formojmë një ekipe që do të detektojë nevojat emergjente të qytetarëve, konkretisht furnizimi me ujë…
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka ofruar mbështetje në fushat e kujdesit shëndetësor dhe të gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, raporton Anadolu. TIKA siguroi pajisje për Klinikën e Veshit, Hundës dhe Fytit në Kompleksin Nëna Tereza të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në një program të mbajtur në universitet për të shënuar përfundimin e projektit morën pjesë ambasadori turk në Shkup, Fatih Ulusoy, nënkryetari i TİKA-s, Mahmut Çevik, ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Azir Aliu, si dhe stafi i spitalit. Ministri Aliu theksoi se TIKA ka ofruar mbështetje në të gjitha fushat e nevojshme…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në një konferencë për media e paraqiti vizionin e tij për zgjidhjen e problemit kronik me parkimin, duke paralajmëruar se komuna po përballet me rrezik nga një kolaps i plotë i komunikacionit. Ai e prezantoi strategjinë e ndarë në fazë afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë. Plani afatshkurtër parasheh që në çdo lagje dhe çdo rrugë të sigurohen së paku dy vende të reja parkimi, një falas dhe një me pagesë, përmes zonave komunale të interesit dhe partneritetit publik-privat. “Plani afatmesëm parasheh ndërtimin e garazheve nëntokësore dhe mbi tokë me kate. Te shkolla…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga VMRO-DPMNE, Orce Gjorgjievski sot në një prononcim për mediat njoftoi se Komuna e Aerodromit do të bëhet me një rrethrrotullim të ri, urë të re dhe shumë projekte tjera infrastrukturore. “Një nga projektet e para që do t’i prezantoj si pjesë e programit tim është ridizajnimi i këtij kryqëzimi mes bulevardeve “Kuzman Josifovski-Pitu” dhe “Jane Sandanski” me rrugët “Rudi Çaevac” dhe “Simeon Kavrakirov”. Këtë pikë do ta zgjidhim me projektimin e rrethrrotullimit modern, sipas standardeve më të larta evropiane me ishuj sigurie, sinjalistikë të qartë, kalime të rregulluara për këmbësorët dhe qasje…
Ermal Peçi Mund të garosh për pushtet. Mund të kritikosh kundërshtarin. Madje mund të jesh i ashpër, i pakompromis, opozitar me çdo qelizë tënden. Por një vijë nuk duhet kaluar kurrë: lufta e shqiptarëve nuk është monedhë për vota. Pikërisht këtu po rrëshqet koalicioni VLEN, dhe posaçërisht Adnan Azizi, kur përpjekjen politike për të fituar zgjedhjet e 19 tetorit po e mbështesin mbi një narrativë të rrezikshme: njollosjen e luftës së UÇK-së dhe akuzat pa fakte ndaj komandantëve të saj. Deklaratat e fundit të Azizit, të bëra në një miting elektoral, ku ai la të kuptohet se brenda UÇK-së “shqiptarët…
Komuna e Gostivarit është renditur në vendin e 91-të nga gjithsej 101 institucione shtetërore në raportin më të fundit të Indeksit të Transparencës Aktive për vitin 2025. Me vetëm 58.6%, kjo përbën një rënie të ndjeshme prej -10 pikë përqindje brenda një viti – një nga rëniet më të mëdha në nivel republikan. Kandidat i pavarur për kryetar komune, Visar Ademi, në një deklaratë për mediat, e quajti këtë situatë “alarmante” dhe dëshmi të qartë për mungesën e qeverisjes së hapur, mungesën e përgjegjësisë publike dhe shpërfilljen e qytetarëve nga pushteti lokal aktual. “Ndërsa komuna si Bërvenica (94.2%) dhe Tetova…

