Author: Jeta almakos

Kandidati i AKI-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi në hapjen e shtabit zgjedhor të këtij koalicioni në Shuto Orizarë tha se gara dhe lufta e vërtetë në këto zgjedhje lokale është me kryesinë e VMRO-DPMNE-së. Sipas Rexhepit programi zgjedhor i Aleancës Kombëtarë për Integrim është më cilësori. “Maqedonia e Veriut për momentin është në një qorrsokak të cilët mundohen ta vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar shqiptarë. Dëshirojnë të na bëjnë qiraxhi duke qenë qytetarë, dëshirojnë të na bëjnë njerëz të shkallës së dytë duke qenë pjesëtarë dhe themelues të këtij shteti bashkëkohor, të shtetit të Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Kandidati për komunën e Çairit nga radhët e AKI-t, Bujar Osmani premtoi se “asnjë centimetër katror nuk do të mund të ndërtohet pa leje”. Ai tha se do të gjendet zgjidhje për ndërtimet të cilat janë pa leje momentalisht, që siç tha, familjarët do të marrin dokumentet e nevojshme të banesave të tyre. “Ajo që do të bëjmë si komunë, një ekip i ekspertëve do të vlerësojë qëndrueshmërinë, stabilitetin sturktural të atyre ndërtesave, nëse ata janë në rregull atëherë do të bëjmë çmos dhe do të gjejmë zgjidhje se si t’i legalizojmë dhe ata familjarët të marrin dokumentet e nevojshëm…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, u takua sot në Qeveri me Kryeministrin e Republikës së Serbisë, Gjuro Macut, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në vendin tonë, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Nga atje thonë se dy kryeministrat diskutuan për promovimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjen infrastrukturore. “Theksi u vu gjithashtu në tregti, projekte të përbashkëta energjetike dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Kryeministri Mickoski theksoi se Serbia është një partner dhe mik i sinqertë, me të cilin ndajmë vizionin e një Ballkani të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begatë. Kryeministri…

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve lokale, UNICEF bën thirrje liderëve lokalë që të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve kur marrin vendime. Organizata ndërkombëtare gjithashtu kërkon promovimin e ushqimit të shëndetshëm në shkolla, mbështetje për fëmijët në rrezik nga varfëria, zgjerimin e shërbimeve për edukim parashkollor, zbatimin e orarit me një turn për të gjithë fëmijët, si dhe heqjen e barrierave për fëmijët me aftësi të kufizuara. UNICEF “Gati një e treta e popullsisë janë fëmijë, megjithatë ata vazhdojnë të preken në mënyrë disproporcionale nga varfëria, përjashtimi dhe investimet e pamjaftueshme. Autoritetet lokale kanë fuqinë për ta ndryshuar këtë. Vendimet që…

Lexo më Shumë

Naser Pajaziti Asnjë vend normal nuk financon mediat-fantazmë me para publike — përveç nesh. 250 portale janë ngritur si kërpudhat pas shiut, jo për të informuar, por për të thithur fondet e zgjedhjeve dhe për të lëpirë pushtetin. Janë të shefave partiakë, të drejtorëve, të militantëve, të sekserëve politikë alla “gazetarë”, që kanë vënë nga një logo dhe ca lajme copy-paste, vetëm që të kapin një kockë nga buxheti. E në këtë katrahurë, portalet e vërteta që paguajnë taksa dhe mbajnë gazetarë të punësuar me paga të ndershme, mbeten në hije. E kush i mbron këto portale të rreme? Pikërisht…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori bullgar në Maqedoni dhe ish-eurodeputeti, Aleksandar Jordanov deklaroi se Maqedonia nuk po i përmbush detyrimet e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe po bllokon rrugën e saj evropiane. “Unë personalisht e njoh kryeministrin Hristijan Mickoski, ai vazhdimisht ngrihet në kulmin e arrogancës. Vlen të kujtojmë fjalët e Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen, se hyrja në BE varet vetëm nga meritat e kandidatëve”, tha Jordanov në një deklaratë për “Euronews” Bulgaria.Sipas tij, elementi kryesor në propozimin francez është përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, një kusht që, siç thotë ai, është i njohur mirë dhe nuk…

Lexo më Shumë

Reformat nuk janë një proces i mbyllur, ne jemi këtu së bashku me qytetarët, theksoi Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev në fjalimin e tij në debatin publik mbi draftin e Planit të Veprimit të azhurnuar 2025–2026 të Strategjisë së Reformës së Administratës Publike (RAP). Në aktivitetin e organizuar nga Ministria e Administratës Publike morën pjesë përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile, partnerëve ndërkombëtarë dhe ekspertë nga SIGMA, ndërsa Bagrat Tunijan, Drejtues i SIGMA-s në Republikën e Maqedonisë, gjithashtu mbajti një fjalim në aktivitet. Ministri Minçev theksoi në prezantimin e tij se aktivitetet e rishikuara janë rezultat i ndryshimeve të konsiderueshme…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor e shkarkoi gjyqtarin Enver Bexheti nga Gjykata e Apelit, i cili i ruante në sirtar lëndët e Sasho Mijallkovit derisa ato të vjetroheshin. Në vendim thuhet se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore dhe me sjelljen e tij ka dëmtuar reputacionin e gjykatës. Bexheti u fut gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit të konsiderueshëm dhe marrjes së ryshfetit nga Mijallkov. Pas publikimit të emrave, Prokuroria hapi parahetim për rastin. Në mbrojtjen para Këshillit, Bexheti pretendoi se kundër tij nuk ka procedim penal dhe se “lista e zezë” nuk është dokument obligues, ndërsa mbajtjen…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka zhvilluar një takim me Osman Kadriu, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, dhe Krenar Loga, ish-ministër i Drejtësisë, ku u diskutua mbi çështje të rëndësishme që lidhen me sundimin e ligjit dhe zhvillimet demokratike në vend. Në qendër të bisedës ishte zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, funksionimi i shtetit të së drejtës dhe rëndësia e ruajtjes së bashkëjetesës ndëretnike si themel i stabilitetit demokratik dhe shoqërisë funksionale. “Në një moment kyç për të ardhmen europiane të Maqedonisë së Veriut, vlera e këtyre parimeve mbetet thelbësore për ndërtimin e një shteti…

Lexo më Shumë

Një delegacion i lartë nga Republika e Turqisë, gjatë kësaj jave kanë qëndruar në Maqedoninë e Veriut, ku me këtë rast ata kanë realizuar një sërë takimesh me përfaqësues shtetëror, përfaqësues në sektorin e gjyqësisë dhe të shëndetësisë. Nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik së bashku me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, Kadir Ozkaya, realizuan takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të RMV-së, Darko Kostadinovski, e në këtë takim që u mbajt në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese në Shkup, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) ka ofruar mbështetje teknike për digjitalizimin e sallës së mbledhjeve të…

Lexo më Shumë

Greta Thunberg është tërhequr nga anija e saj “Flota e Lirisë” nga forcat detare izraelite, ndërsa ajo i afrohej Rripit të Gazës së rrethuar. Ndërsa Flota Globale Sumud iu afrua territorit palestinez me ndihma humanitare të mërkurën në mbrëmje, të paktën 19 anije u ndaluan dhe në to hipën pjesëtarë të marinës izraelite, sipas atyre që ishin në bord. Anijet Sirius, Alma dhe Adara u ndaluan rreth 80 milje nga bregu i Gazës, sipas organizatorëve që ndanë pozicionet e drejtpërdrejta të flotës, transmeton Telegrafi. Në pamjet e postuara në X nga Ministria e Jashtme e Izraelit, aktivistja suedeze e klimës…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim njofton opinionin publik se Kryetari i saj, z. Ali Ahmeti, më 17 tetor, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka vendosur të anulojë të gjitha aktivitetet e planifikuara partiake dhe të marrë pjesë në protestën mbarëkombëtare në Tiranë, të thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së. “Protesta do të mbahet në sheshin “Skënderbej” të Tiranës, duke filluar nga ora 17:00, me moton: “Drejtësi për çlirimtarët, kundër padrejtësisë në Hagë”. Ali Ahmeti, i cili ishte i pranishëm edhe në protestën e organizuar në Prishtinë, në cilësinë e bashkëthemeluesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka…

Lexo më Shumë