Pas Tiranës, pakot me ushqime të sjella nga HASENE, organizata e ndihmave me qendër në Gjermani, janë shpërndarë në Gramsh për familje në nevojë. Shpërndarja është bërë në bashkëpunim me Fondacionin ALSAR dhe në bashkërendim me Bashkinë e Gramshit. Familjeve në nevojë u janë dhënë të martën 250 pako me ndihma, brenda së cilave gjenden artikujt më të nevojshëm ushqimorë. Kjo veprimtari bamirëse zhvillohet në prag të muajit të Ramazanit, në shprehje të solidaritetit human me shtresat më në nevojë. Aktiviteti humanitar i Fondacionit ALSAR merr rëndësi të veçantë para dhe gjatë muajit të Ramazanit, si ndihmë materiale dhe shpirtërore…
Author: Jeta almakos
Alenca për Shqiptarët dega Likovë ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Nga ASH-Likovë theksojnë se rezultatet e dalura nga Enti Shtetëror i Statistikave i shohim shumë tendencioze dhe jo me pasqyrë reale dhe se arsyeja e këtij reagimi është se nga regjistrimi i fundit del që në Komunën e Likovës janë regjistruar gjithësej 22 308 banorë, gjë e cila ngjall dyshime, për shkak se po në vitin 2021 nga KQZ kemi në listën e votuesve 26 042 votues kurse në regjistrimin e popullsisë po të vitit 2021 janë regjistruar 22 308 banorë…
Maqedonia e Veriut do të mbetet pjesë e Ballkanit Perëndimor nëse nuk ua mundëson qytetarëve që jetojnë në këtë vend, që lirshëm të shprehin identitetin e tyre kombëtar, ka deklaruar Slavi Trifonov, kryetar i partisë parlamentare bullgare “Ka një popull të tillë”, duke komentuar rezultatet e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, raporton REL. Sipas rezultateve të publikuara të mërkurën, 30 mars, nga Enti Shtetëror i Statistikës, në Maqedoninë e Veriut jetojnë rreth 3,500 bullgarë. Në një reagim në Facebook, Slavi Trifunov, partia e të cilit është pjesë e Qeverisë së Bullgarisë tha se është e absurde të mendohet se…
Si parti, për mendimin tonë, ky operacion statistikor është i paplotë. Regjistrimi duhet të jetë ashtu siç duhet dhe të dimë saktësisht këta 132 mijë bashkëqytetarë se cilit popull i përkasin, edhe pse është e qartë se shumica prej rreth 90% janë maqedonas, por për ndonjë arsye nuk janë deklaruar. Unë e kuptoj dhe respektoj vendimin e tyre. Nëse ato deklaroheshin numrat do të ishin ndryshe, tha lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për rezultatet e sotme të regjistrimit. Mickoski thekson se që në fillim kanë pasur shumë vërejtje për regjistrimin. “Shumica e të padeklaruarve janë nga populli maqedonas dhe thamë…
Drejtoria e të Ardhurave Publike ka hyrë në një tjetër zinxhir të madh supermarketesh. Po shqyrtohet i gjithë dokumentacioni dhe kontrollohet nëse respektohen rregullat e reja të tregtisë, shkruan Alsat. Nëse inspektorët konstatojnë se ndonjë tregtar nuk i bindet vendimit të qeverisë për të shitur ushqimet bazë pa TVSH, do të gjobiten në përputhje me rrethanat. Për momentin nuk bëhet i ditur emri i kompanisë, por drejtorja e DAP-it Sanja Lukarevska në Magazinën Ekonomike në Alsat tha se kontrollet nuk do të ndalen dhe të gjithë tregtarët do të kontrollohen në detaje. “Duhet të bëjmë analizat e duhura për të…
Se çfarë kanë kërkuar maunat me traga të Iranit në lokacionin ku është ngritur rafineria ilegale ende mbetet enigmë. Përderisa investitori pranoi që ka bashkëpunim me kompani iraniane për tregtimin e vajrave motorike, Drejtoria e Doganave nuk dha detaje se me çfarë leje kanë vepruar, shkruan Alsat. Gjatë gjithë ditës drejtoresha Sllavica Kutirov nuk doli para kamerave, madje nuk u përgjigjën as me shkrim. Ndërkohë, pranvera është vonuar në fshatin Kostërnik, ku gjendet uzina për riciklimin e vajrave të djegura. “Duke e ditur se në zonën industriale të Kumanovës nuk lejohet veprimtaria e përpunimit të vajrave të djegura, investitori vendosi…
Edhe gjashtë emra i janë bashkuar listës së ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut. Burime qeveritare për TV21 bëjnë të ditur se në seancën e mbrëmshme qeveritare kanë kaluar edhe gjashtë propozime për ambasadorë. Teuta Arifi do të jetë ambasadore në Bashkimin Evropian, Driton Kuqi në Oslo – Norvegji, Viktor Dimovski në Paris – Francë, Zoran Popov në Uashington – ShBA, Meo Beleski në Bruksel – Belgjikë dhe Jovan Mansieski në Ankara – Turqi.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K. nga Shkupi, përcjell TV21. Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari. “Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion…
Përkrahje institucionale për Agjencinë e Mbështetjes së Sipërmarrësisë Sot drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGj), Ylber Sela realizoi takim konsultues me drejtorin e Agjencisë së Mbështetjes së Sipërmarrjes (AMS), Hajrulla Misini. Homologët diskutuan për nivelin e zbatimit të dispozitave që dalin nga Ligji i Përdorimit të Gjuhëve. Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional nëpërmjet mbështetjes konkrete të AZGJ-së për AMS-në për përkthimin dhe lektorimin e formularëve të ndryshëm që AMS-ja i ka në shfrytëzim. Palët u dakorduan që takimet e këtilla të vazhdojnë edhe më tej.
Qendra e Mbretit Selman për Ndihmë dhe Punë Humanitare nga Mbretëria e Arabisë Saudite në bashkëpinim me Organizatën Kulturore Humanitare “Merhamet” në prani të përfaqësuesit të Ambasadës së Arabisë Saudite në Republikën e Shqipërisë – Tiranë që është përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Hamed al- Sajar, si dhe përfaqësues të Kryqit të Kuq, nga sot në qytetin e Shkupit filluan shpërndarjen e ndihmave humanitare për nder të muajit të shenjtë Ramazan. Ndihmat ushqimore u dedikuan për 3091 familje dhe do të shpërndahen në 13 qytete. Kryetari i Organizatës “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, i deklaroi se e gjitha…
Këshilli i SASHK-ut ka miratuar njëzëri Vendim për Grevë të Përgjithshme e cila do të fillojë më 11 prill, kështu ka njofuar në profilin e tij Jakim Nedelkov, kryetari i SASHK-ut. Ai shtoi se negociatat e sotme kanë përfunduar pa propozim të Qeverisë.
Futbollistët maqedonas tashmë kanë treguar se në sport nuk ka gjëra të pamundura dhe kanë ardhur vetëm në një ndeshje për të realizuar ëndrrën e tyre të fëmijërisë. Ata kanë mundësinë të mbahen mend si heronj kombëtarë, nëse e vendosin Maqedoninë në Botërorin e Katarit, por për këtë duhet të mundin Portugalinë, sonte në orën 20:45, në Porto. Nga Video Lottery Casinos Austria, si partner i tyre, jemi të bindur se çdo epilog është i mundshëm nëse besohet fuqimisht dhe se kombëtarja e Maqedonisë do të bëjë më të mirën dhe do t’i kalojë kufijtë e vet, nuk kemi dilema.…

