Një person është plagosur pasdite në rrugën prapra komunës së Kumanovës, pasi ndaj tij është shtënë nga një makinë në lëvizje. MPB ka njoftuar se bëhet fjalë për Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës dhe i njejti është transferuar në spital. “Sot në orën 13.54 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve ‘Dimitrije Tucoviq’ me rrugën ’11 Oktomvri’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë ndaj makinës “golf” e drejtuar nga Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është plagosur dhe më pas dërguar në spital”, thuhet në njoftimin…
Author: Jeta almakos
Në Komunën e Butelit, midis rrugëve “Butelska” dhe “Aleksandar Urdarevski”, planifikojmë të ndërtojmë një rrethrrotullim. Përmes ridizajnimit të 50 kryqëzimeve dhe rrugëve kritike, Shkupi do të shkojë drejt qëllimit “Zero aksidente fatale deri në vitin 2030”, duke zbatuar standardet e provuara evropiane për sigurinë në hapësirën urbane. Rrethrrotullimi që do të ndërtohet këtu do të thotë fund i kaosit të trafikut dhe një ulje e ndjeshme e rrezikut të aksidenteve. Kjo pikë është një nga më të frekuentuarat në Butel, sepse rruga “Aleksandar Urdarevski” është një rrugë trafiku që përdoret çdo ditë nga mijëra qytetarë, veçanërisht për shkak të afërsisë…
Hristijan Mickoski, kryetari i VMRO-DPMNE-së mbajti fjalim në tubimin e sotëm popullor në Dollnen, më kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhje lokale 2025, me slloganin “Zgjedhja e duhur! Njeriu Juaj! Vendi Juaj! Për të ardhmen Tuaj! Mickoski në tubimin tha se “në këto zgjedhje ka dy koalicione, njëra në baza joparimore LSD-BDI-E Majta dhe nga ana tjetër VMRO-DPMNE dhe koalicioni, të cilët luftojnë për të ardhme më të mirë të qyterëve, opsion të tretë nuk ka”. “Në këto zgjedhje kemi dy opsione, dy oferta, njëra ofertë është koalicioni që krijohet mbi bazën e marrëdhënieve joparimore midis partnerëve të koalicionit. Bazuar…
Nivele të larta të pesticidit metomil, i cili është i dëmshëm për njerëzit, janë gjetur në specat e kuq të prodhuar në Maqedoninë e Veriut, njoftoi Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin e Kafshëve – RASFF), raportuan mediat rajonale. Siç thuhet në njoftimin për shtyp të kësaj organizate evropiane, në specat e importuar në Kroaci nga Maqedonia, pas kontrollit zyrtar të tregut, substanca e dëmshme e lartpërmendur u gjet në një nivel prej 0.049 miligramësh metomil për kilogram. Përmbajtja e lejuar është 0.01 miligram metomili për kilogram, dhe meqenëse sasia e gjetur…
Në emisionin “Debat në SHENJA”, kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Erkan Arifi, sqaroi arsyet pse ka vendosur të garojë për një mandat të tretë në krye të komunës së Likovës. Ai tha se ky vendim është marrë pas një kërkese të gjerë nga qytetarët dhe strukturat politike e shoqërore në komunë. “Kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2025, në bazë të kërkesës së banorëve të komunës sonë, forumit rinor, shoqatave joqeveritare dhe strukturës së BDI-së në Likovë, iu drejtova kryesisë qendrore të BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti. Me mbështetjen edhe të partnerëve të koalicionit nga…
Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Likovës, Erkan Arifi, gjatë paraqitjes së tij në emisionin “Debat në SHENJA”, prezantoi tre projekte madhore që, sipas tij, janë realizuar gjatë mandatit të tij katërvjeçar si kryetar komune. “Gjatë këtyre katër viteve kemi realizuar projekte të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve të komunës sonë,” theksoi Arifi. Projekti i parë i përmendur ishte ndërtimi i pikës kufitare Bellanoc – Stançiç, e cila shoqërohet me përfundimin e të gjitha detyrimeve regjionale infrastrukturore nga fshatrat Opajë, Sllupçan, Allashec deri në kufi. Projekti i dytë, që Arifi e quajti prioritet,…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e takimit të vendeve pjesëmarrëse në “Procesin Bërdo-Brioni”, zhvilloi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në të cilin përshëndeti progresin e vendit në procesin e integrimit në BE dhe hapjen e klasterit të pestë nga gjithsej gjashtë. Siç kumtohet nga Kabineti i presidentes Siljanovska-Davkova, në takim u diskutua rrjedha aktuale e negociatave midis Shqipërisë dhe Unionit dhe mënyra e menaxhimit të tyre. “Presidenti Begaj theksoi se disa nga shtetet anëtare të Unionit duan ta shohin rajonin brenda BE-së shumë shpejt”, theksohet në kumtesë. Ai shprehu gatishmëri për ndihmë dhe mbështetje në procesin…
Gjatë mandatit të drejtorit të përgjithshëm të SHA MEPSO, doc. dr. Burim Latifi, më në fund u debllokua projekti që kishte ngecur prej vitesh për ndërlidhjen energjetike me Shqipërinë, një projekt strategjik me rëndësi të madhe për stabilitetin energjetik dhe bashkëpunimin rajonal. Gjithashtu, është nënshkruar Memorandum bashkëpunimi me operatorin e transmetimit të Kosovës, KOSTT, duke hapur rrugën për bashkëpunim ndërkufitar në një tjetër projekt strategjik për ndërlidhje energjetike me Kosovën, linja e transmetimit 400 kV nga Tetova në Prizren, e cila ka potencialin të shndërrohet në një bosht kyç të lidhjes energjetike mes dy vendeve. Këto nisma nuk janë vetëm…
Kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit, Visar Ademi, e vendosi fokusin te arsimi, të rinjtë dhe fuqizimi i tyre. Ademi nënvizoi se nëse e merr besimin e banorëve të kësaj komune, do të bëjë të gjitha përpjekjet fillimisht për një arsim cilësor dhe më pas për mbajtjen e të rinjve brenda Gostivarit, pasi siç tha, ikja e tyre është kosto e madhe ekonomike dhe sociale për banorët e kësaj komune. “Kjo është e njëjta skenë, siç e kam thënë shpesh në vokabularin tonë sportiv, ti e rrit një fëmijë, e zhvillon ja zhvillon talentin dhe në momentin…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur sot në Durrës liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët morën pjesë në samitin Bërdo-Brijuni, një nismë që synon nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Liderët në samitin e sivjetëm diskutuan për bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, planin e rritjes të Bashkimit Evropian, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë se kualifikuar punëtore. Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, në konferën përmbyllëse për media, duke folur për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha se ky proces nuk…
Në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në Shkup, sot u mbajt Programi për Zhvillimin e Biznesit në Ballkan – MAKİP 2025, një ngjarje e rëndësishme rajonale që synon forcimin e bashkëpunimit në fushat e inxhinierisë, arkitekturës, këshillimit dhe ndërtimtarisë. Ngjarja ka mbledhur akademikë, ekspertë, inxhinierë, arkitektë dhe përfaqësues të kompanive ndërtimore nga vendet e Ballkanit dhe Turqia, ku morën pjesë zëvendësministri i Arsimit Kombëtar i Turqisë, Nazif Yılmaz, ambasadori turk në Shkup Fatih Ulusoy, përfaqësues të Bashkimit të Inxhinierëve dhe Arkitekëve të Botës Turke, si dhe akademikë dhe studentë. Qëllimi kryesor i këtij programi është forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe profesional ndërmjet…
Sonte në fshatin Xhepçisht, Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) po mban një tubim me strukturat dhe mbështetësit e saj në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 19 tetorit. Salla ku mbahet takimi është mbushur plot, duke reflektuar mobilizimin dhe përkrahjen masive të banorëve të Xhepçishtit për këtë subjekt politik. Të pranishëm janë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe lideri i ASH-së, Arben Taravari. Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, në deklaratën e tij potencoi se shqiptarët e Tetovës e kanë shum të lehtë të vendosin se kënd duhet ta votojnë, ata duhet të vendosin nëpërmjet Adnan Azizit dhe…

