Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot pasdite foli në tubimin zgjedhor në Mavrovë – Rostushë, në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025, me sloganin “Zgjedhja e vërtetë! Njeriu yt! Vendi yt” Për të ardhmen tënde!”, duke theksuar se koalicionin LSDM, BDI, E majta i lidh dëshira për pushtet dhe urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së. “LSDM thotë se po lufton për shtëpinë e vet, sipas sloganit të fushatës së tyre zgjedhore, por nuk dihet për cilën shtëpi po flasin, për atë në Halkidiki apo për atë në Dubai, ndërsa BDI flet për tema nga disa dekada më parë, në vend të…
Author: Jeta almakos
Ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot në Kumanovë ka tronditur opinionin publik dhe është cilësuar si një akt kriminal i papranueshëm nga liderët politikë. Kandidati dhe bartësi i listës së Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Likovës, Dr. Zekirija Shahini, është plagosur dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në një reagim përmes rrjeteve sociale, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëri nga liderët e AKI-së, Arben Taravati, ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën për këtë ngjarje: > “Ngjarja që ka ndodhur sot në Kumanovë është shqetësuese dhe e rëndë. Plagosja e kandidatit dhe bartësit të listës…
Prokuroria në Strugë kërkon dënim efektiv me burg për kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, për emërimin e paligjshëm të një drejtori në Shkollën Fillore në Veleshtë tha sot Prokurori Publik, Xhemal Loga. Për të tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për falsifikim dokumentesh, prokuroria kërkon të shpallen fajtore. Në fjalën përmbyllëse, Merko kërkoi që Egzona Shei të lirohej nga akuza, sepse, siç tha ai, ajo sakrifikoi veten për të ndihmuar. Avokati i Merkos, tha se vendimi i vetëm ligjor dhe objektiv është që gjykata të lirojë Merkon nga akuzat. Të njëjtën e kërkuan edhe avokatët e…
Incidenti i fundit i armatosur në Kumanovë është incidenti më serioz në prag të zgjedhjeve lokale, i cili ngre shqetësime serioze për rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve, theksohet në kumtesën e LSDM-së Nga LSDM për inicdentin thonë se po ndodh një shembje totale e sistemit të sigurisë dhe një fiasko e ministrit Pançe Toshkovski. LSDM kërkon nga institucionet kompetente menjëherë të zbardhin rastin dhe të informojnë opinionin. ”Kërkojmë edhe përgjegjësi politike nga Pançe Toshkovski. Kjo që po ndodh vazhdimisht është e dënueshme dhe e papranueshme. Rrugët e Maqedonisë janë shndërruar në Perëndim të egër. Të shtënat me armë janë…
Pasditen e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Kumanovë në të cilën ka mbetur i plagosur një 43-vjeçar. Nga MPB thonë se në incident është plagosur Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës. Kujtojmë se Z.Sh është edhe bartës liste i AKI-së në Komunën e Likovës. Ndaj këtij incidenti kanë reaguar edhe partitë politike BDI dhe VLEN, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të jenë të qetë dhe të matur.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër pas një sulmi të armatosur ndaj kandidatit të saj dhe bartësit të listës për këshillin komunal të Likovës, i cili ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar nga persona të maskuar. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën. Në një deklaratë publike, BDI e ka cilësuar sulmin si një “akt barbar dhune” dhe ka bërë thirrje për reagim urgjent nga institucionet shtetërore. “Dënojmë ashpër këtë akt të rëndë dhune dhe kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm, me…
Kandidati i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka përparësi prej 3.3% ndaj kandidatit të AKI-së Bujar Osmani. Kështu tregojnë të dhënat e anketës së IPIS të realizuar për RTVM gjatë muajit tetor me 1.004 të anketuar nëpërmjet telefonit me banorët e Çairit. Anketa, në fokus ka mendimin e qytetarëve të Çairit për tema të ndryshme, ndërsa të pyetur se për kë do të votoni në zgjedhjet lokale 27.5% e të anketuarve janë përgjigjur për Mexhitin, ndërsa 24.2% kanë mbështetur Osmanin. Kandidati Ico Kolevski ka marrë mbështetje vetëm 1.1%, ndërsa 47.2% e të anketuarve nuk janë të përcaktuar ose…
Kryeministri dhe kryetarit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, nga tubimi në Kërçovë dërgoi mesazh se në këto zgjedhje është më rëndësi të tejkalohen ndarjet etnike, partiake dhe njëherit bëri thirrje për mobilizim rreth çështjeve specifike për një qytet, i cili në mënyrë të barabartë po e ndjen shpërnguljen e të rinjve si maqedonas, shqiptarët dhe etnitë e tjera. Mickoski kërkoi nga qytetarët të rreshtohen njëri pas tjetrit pasi që të gjithë dëshirojnë të ardhme më të mirë, ndërsa kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, e akuzoi se po pasurohet në kurriz të popullit. “Çfarë i duhet Zajazi Ali Ahmetit nëse ai është…
Shprehim keqardhje të thellë për ngjarjen që ka ndodhur në Kumanovë, ku është plagosur dr. Zekirja Shaini. Ne si koalicion dënojmë çdo formë të dhunës dhe apelojmë për qetësi, maturi dhe respektim të institucioneve kompetente për hetimin e rastit. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë dhe asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë aktet që rrezikojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve. Apelojmë që organet e rendit të zbardhin sa më shpejt motivet dhe autorët e këtij akti, ndërsa bëjmë thirrje që raste të tilla të mos përdoren për qëllime politike.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratua vendimi për shfuqizimin përfundimtar të koncesionit për gurroren në Straçincë. Kjo çështje tashmë është mbyllur përfundimisht, dhe drejtësia është vendosur në anën e banorëve. “Si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, e kam ndjekur me kujdes këtë proces që nga dita e parë dhe kam dhënë vendim negativ për vazhdimin e punës së gurores, pasi analizat profesionale treguan qartë se aktiviteti i saj do të sillte pasoja serioze për mjedisin dhe për shëndetin e banorëve, përfshirë rrezikun nga vërshimet dhe ndotjen e ajrit. Vendimi i sotëm i Qeverisë është konfirmim i…
Skenë filmash në një lagje të Shkupit. Të burgosurit e liruar për fundjavë tentuan t’i ikin policisë, ndjekja ndodhi, derisa makina e burgosurve të dilte nga rruga. Bëhet fjalë për dy të dënuar për kontrabandë emigrantësh dhe trafik droge, të moshës 23 dhe 46 vjeç. Të dy janë arrestuar. “Ndjekje filmike pranë lagjes së Shkupit Kolonia e re. Dy të burgosur kanë ikur me një “Range Rover”, policët kanë shtënë në ajër, ndërsa automjeti i të arratisurve ka dalë nga rruga”, raporton Mihajllo Donev, gazetar. Bëhet fjalë për të burgosur nga burgu i Idrizovës, të cilët kishin dalë me leje,…
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një konferencë për media sot prezantoi shtyllën e parë themelore të programit zgjedhor, një plan, sipas tij, i detajuar për modernizimin e plotë të infrastrukturës rrugore dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit të parkimit në komunën e Çairirt. Në fjalimin e tij, Mexhiti theksoi se Çairi do të bëhet një komunë moderne, e rregulluar dhe funksionale, ku jeta e përditshme e qytetarëvedo të jetë më e lehtë dhe më cilësore. Sipas tij, investimi më i madh në historinë e komunës së Çairit do të bëhet në hapësirat…

