Mjeku i plagosur ditë më parë në qytetin e Kumanovës, Zekirja Shaini në paraqitjen e parë mediatike pas atentatit ka deklaruar se nuk i din motivet që sollën deri në plagosjen e tij, por siguron që pas kësaj ngjarje, nuk qëndron bashkëshortja e tij, siç edhe u kumtua dit më parë në media. Tha se nuk ka pasur asnjë mos marrëveshje dhe asnjë hasmëri me askënd, por kërkon që Ministria e Punëve të Brendshme të zbulojë sa më shpejtë atentatorin e vërtetë. ZEKIRIJA SHAINI, MJEKU I PLAGOSUR “Tërësisht i hedh pabaza dhe të pavërteta pretendimet se pas këtij akti qëndron…
Author: Jeta almakos
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i është kundërpërgjigjur me ironi kundër kandidatit të tij nga AKI, Bujar Osmani, pas deklaratës së këtij të fundit se në debat Mexhiti duhet të marrë me vete kryeministrin Hristijan Mickoski. Mexhiti e ktheu përgjigjen në mënyrë therëse dhe me humor politik, duke demaskuar lidhjet e vjetra të BDI-së dhe Bujar Osmanit me strukturat e ish qeverisë që për vite të tëra kanë dëmtuar shqiptarët. “Sot dëgjova diçka tjetër, se i paskam thënë që të vjen në debat edhe me Aliun, edhe me Artanin, edhe me PR…
Nga zemra e Çarshisë së Vjetër, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti promovoi shtyllën e katërt të programit të tij zgjedhor Kulturën, duke e cilësuar si një komponent kyç për zhvillimin ekonomik, social dhe urban. “Jo rastësisht jemi në Çarshi për të promovuar shtyllën e katërt Kulturën, sepse praktikat evropiane dhe pozitive tregojnë se kultura ka përmirësuar imazhin e komunave dhe ka sjellë ndikime të rëndësishme edhe në ekonomi”, u shpreh Mexhiti, duke theksuar se përvoja ndërkombëtare është burim frymëzimi për qasje të reja.Ai përmendi bashkëpunimin me komunën Botkyrka të Stokholmit, e cila përmes investimit në kulturë ka arritur të…
Aksidenti ka ndodhur më 14 shtator në fshatin Marino të komunës së Ilindenit, mes një mjeti pasagjerësh “Hyundai Tucson” me targa të Gjevgjelisë, me drejtim nga S.J. 36 nga Gjevgjelija dhe një motoçikletë të drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Idrizovë i Shkupit. I mituri dhe shoqëruesi i tij 13-vjeçar nga lagjja Ilinden pësuan lëndime të rënda në aksident. Ndërkohë, S.J. dhe shoqëruesi i tij H.M., 25 vjeç nga Vevçani, pësuan lëndime trupore dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohridski” Rreth orës 04:00, me urdhër të Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuesi S.J. është privuar nga liria…
Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot përfundoi marrja në pyetje e ekspertëve nga Prokuroria në rastin “Shtekli”. Këshilli Gjyqësor paralajmëroi se do t’i shqyrtojë të gjitha dëshmitë dhe do të marrë vendim në seancën e ardhshme gjyqësore, të caktuar për më 13 tetor të vitit 2025. Nga rezultati do të varet nëse lënda do të jepet në superekspertizë ose do të vazhdojë debati kryesor. Dëshmitë kishin të bënin me gjendjen psikike të të akuzuarit Rade Trajkovski Shtekli. Mbrojtja përmes dëshmive thoshte se ai është psikotik dhe nuk është në gjendje ta ndjekë debatin kryesor, përderisa, Prokuroria përmes dëshmive thotë se…
Një ushtar sirian është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulme të Forcave Demokratike të Sirisë (SDF) në Halep, në veriun e Sirisë, duke shënuar një shkelje tjetër të një marrëveshjeje armëpushimi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu. Në një deklaratë të Drejtorisë së Medias dhe Komunikimeve të ministrisë, të cituar nga Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA), thuhej se forcat e SDF-së sulmuan pozicionet e ushtrisë pranë Digës Tishrin në lindje të Halepit. Ministria akuzoi SDF-në për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit më shumë se dhjetë herë brenda më pak se 48 orëve dhe për sulme ndaj…
Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar një video sensibilizuese në faqen e tij zyrtare në facebook, me rastin e muajit rozë, që i kushtohet ndërgjegjësimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit. Në video, Mexhiti shfaqet përkrah grave të VLEN-it, duke përcjellë mesazhin domethënës, “Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!”. Edhe gratë që shfaqen në video përcollën të njëjtin mesazh për kujdesin dhe kontrollin e rregullt shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes ndaj grave që përballen me këtë sëmundje.
Dy ditë pas atentatit ndaj tij, lirohet nga spitali doktori Zekirja Shaini. Pulmologu, i cili ishte viktimë e pritës, ka kuruar 4 plagët e marra në trup dhe është lënë në kurim shtëpiak. Ai për TV21 tha se nuk i ka borxh askujt, por nuk ndihet i sigurt derisa nuk kapet atentatori. Iu bënë thirrje hetuesisë të zbardhin plotësisht rastin, i cili ka shqetësuar edhe familjen e tij.Për momentin me shëndet falë Zotit ndjehem mirë dhe falë personelit mjekësor për kujdesin në maksimum dhe deri në këtë moment jam mirë. A ndjeheni akoma i rrezikuar? I rrezikuar ndjehem deri sa…
Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, në përgjigje të një pyetjeje gazetareske, ka reaguar sërish ndaj refuzimit të kundërkandidatit të tij, Izet Mexhiti, për të marrë pjesë në debatet televizive. “Unë e kam kursyer Mexhitin tashmë disa javë, sepse ai i ka refuzuar të gjitha ftesat e mëparshme për debate. E ka refuzuar ftesën e ‘Telma’, të ‘TV24’, si dhe të mediumi kosovar të Jeta Xharës”, deklaroi Osmani. Ai theksoi se Mexhiti madje ka dërguar një njoftim deri te të gjitha mediat në gjuhën shqipe se nuk do të marrë pjesë në debate – gjë që, sipas…
Në vazhdën e fushatës zgjedhore, VMRO-DPMNE mbrëmë ka mbajtur tubim në Komunën e Butelit, ku kandidati Darko Kostovski në prezencë të kreut të partisë dhe pjesëmarrësve të tjerë ka shpalosur idenë dhe vizionin për komunën. Kostovski ka premtuar se për do të zgjidh problemin disadekadësh të banorëve të Lubancit dhe Lubotenit lidhur me ujin e pijshëm, ndërsa plotësisht do të ndërtohen dhe shkolla të reja në këto fshatra. U premtua edhe ndërtimi 150 rrugëve dhe 5 qendrave sportive. “Ajo është poliklinika historike për çka shpallëm tender dhe do të ndodhet në vendin e ambulantes së vjetër dhe bëhet fjalë për…
“Në këto zgjedhje AKI-ja garon me VLENIN, ndërkaq Mickoski garon me Ali Ahmetin, sa i përket LSDM-së, ajo me vetë dëshirë është tërhequr nga ky kostelacion”, kështu është shprehur analisti politik Sefer Tahiri në emisionin “Debat në Shenja”, në TV SHENJA. Ai tha se para nesh shtrohet çështja se këto a janë zgjedhje lokale apo parlamentare dhe se a kemi zgjedhje për kryetarë të komunave apo për deputetë dhe për përfaqësues qeveritar. SEFER TAHIRI, ANALIST POLITIK “Unë mendoj se kjo ndodhë për arsyen e thjeshtë se fokusi i partive politike në këto zgjedhje nuk është apriori, nuk është drejtpërdrejtë tek…
Policia e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Prokuplje, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave, ka arrestuar shtetasin shqiptar D. P. (1972), nën dyshimin se ka kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare. Gjatë kontrollit në pikën administrative të Merdarit, në një automjet të markës Mercedes, janë gjetur pesë çanta që përmbanin materiale me simbole të “UÇK”-së dhe të Shqipërisë (bluza, flamuj, kapele dhe sende të tjera). Sipas të dhënave fillestare, këto materiale dyshohet se ishin destinuar për t’u përdorur në ndeshjen ndërmjet ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet në Leskovc. I…

