Author: Jeta almakos

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore në Manastir e ka ndryshuar vendimin e gjykatësit të procedurës së mëparshme pas ankesës së Prokuorisë Publike për shkak të rreziqeve të arratisjes, dhe pronarit të bizneist “Markovski Kompani”, Borçe Markovski, i caktohet masë paraburgimi prej 30 ditëve, njoftojnë mediat. Me vendimn praprak gjyqësor kishte parashikuar që dy nga tetë të dyshuarit në hetimin për abuzimet me furnizimin publik në REK Manastir në vitin 2023 do të shkojnë në arrest shtëpiak. “Këshilli Penal e ndryshoi vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake dhe ndaj një personi, në vend të arrestit shtëpiak, i caktoi masën e paraburgimit…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN sonte mbajti tubim në komunën e Likovës, ku para një numri të madh të qytetarëve foli edhe një nga liderët e koalicionit dhe kandidat për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili theksoi se shqiptarët sot janë politikisht më të pjekur dhe kërkojnë rezultate konkrete, jo retorikë. Në zgjedhjet parlamentare do të flasim për çështje shtetërore, ndërsa tani në zgjedhjet lokale fokusi ynë janë problemet lokale dhe përmirësimi real i jetës së qytetarëve. Ata që kanë ikur nuk kthehen më as për pushime, sepse mungojnë kushtet elementare. Ne nuk duam t’i gënjejmë njerëzit që pas zgjedhjeve të mbeten pa…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti thotë se është mahnitur nga tubimi në Kumanovë. “Mbrëmë në Kumanovën, e qëndresës dhe krenarisë shqiptare jehoi me zemër fuqia e popullit, e idealit dhe e bashkimit. Mbrëmë i gjithë populli ishte ngritur në këmbë për të dëshmuar se vullneti i qytetarëve është më i fortë se çdo pengesë. Tubimi i mbrëmshëm na dha edhe më shumë forcë në misionin tonë, atë të rikthimit të krenarisë kombëtare.”, shkroi Ahmeti.

Lexo më Shumë

Andi Bejtja Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përveç se dhe publikisht, më marrin në telefon dhe tregojnë me zemërim se si u kontrolluan fije për fije nga policia serbe deri dhe në trup, sesi u mbajtën 4 orë, etj. etj., duke dalë në konkluzionin se kështu duhet t’ia bëjmë dhe ne gazetarëve serbë kur vijnë në Shqipëri, kështu duhet të sillet dhe policia jonë, për të vazhduar që nuk kemi shtet, etj. etj. O Zot, shyqyr që jemi ndryshe! E them fare hapur dhe merreni daç për ters, dac jo, më mirë pranoj një polic që…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur për Gostivarin Visar Ademi premtoi ndryshime në fushën e ekonomisë, me qëllim ndalimin e migrimit dhe luftimin e korrupsionit. Ademi tha se ndryshimet do të fokusohen kryesisht te financat publike të komunës dhe rritja e përqindjes së investimeve. Ademi poashtu premtoi më shumë vende të punës për të rinjtë, që të ndërpritet migrimi i cili, për momentin, sipas tij arrin në rreth 37 për qind. Cila është platforma ime? Së pari është krijimi i asaj që i them unë koncept ndërmarrësie që ka të bëj me hapin më të madh të satrapëve në Ballkan, që quhet “Gostivari…

Lexo më Shumë

“Dëshira për pushtet nga eksponentët e BDI-së është e neveritshme dhe dëmton drejtpërdrejt përpjekjet e shqiptarëve për të rregulluar gjithçka që ata e lanë përgjysmë gjatë 20 viteve të pushtetit të tyre. Folklorin që e kanë përdorur dhe e përdorin ende në këto zgjedhje lokale, ndërkohë që pas skenës vidhninin e blinin qendra tregtare, tashmë e ka demaskuar partneri ynë strategjik në natën e “tendave”, kur gjoja mbronin gjuhën shqipe”, kështu reaguan sot nga koalicioni VLEN. Nga VLEN e akuzojnë BDI-në për afera korruptive në gjyqësor dhe jo vetëm, teksa thirrjen e partisë opozitare që zgjedhjet lokale janë referendum, e…

Lexo më Shumë

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për kryetar të Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në konferencën e sotme për shtyp prezantoi njërën nga shtatë shtyllat e programit të tij zgjedhor – “Shkupi – qytet i shtresave, qytet i kulturës”. “Shkupi është një qytet me histori, karakter dhe shpirt. Një qytet që është goditur shumë herë, por gjithmonë ka arritur të ngrihet, të ripërtërihet dhe të ecë përpara. Dhe gjithmonë, ishte kultura ajo që e ruajti shpirtin e saj. Sot, kur flasim për të ardhmen e Shkupit, nuk flasim vetëm për rrugët dhe infrastrukturën. Po flasim për atë se çfarë lloj qyteti duam të…

Lexo më Shumë

Në tubimin e Aleancës Kombëtare për Integrim, Arben Taravari iu përgjigj sfidës së Adnan Azizit nga VLEN-i. Në një tubim Adnan Azizi e sfidoi Taravarin se a guxon t’ia thotë në sy Ali Ahmetit se ai është i sëmurë, dhe këtë e bëri sonte Taravari duka i thënë në sy dhe live në tubimin që u mbajt në Kumanovë, “Ai më sfidoi me një pyetje, dhe unë dua t’i përgjigjem sonte. Më tha: ‘Ti ke thënë se z. Ali Ahmeti është i sëmurë seriozisht.’ Po, e kam thënë këtë fjali. E kam thënë sepse z. Ahmeti pi shumë duhan. Rri…

Lexo më Shumë

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga koalicioni VLEN, Izet Mexhiti, ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Në një prononcim për mediat, Mexhiti theksoi se prioritet i vetëm për momentin janë zgjedhjet lokale, ndërsa çdo spekulim për zgjedhje parlamentare të parakohshme e quajti të pabazuar. “Dikush dëshiron të mashtrojë apo të motivojë elektoratin e vet duke thënë se pas zgjedhjeve lokale do të ketë edhe zgjedhje parlamentare. Por unë mendoj se sapo të shohin rezultatet e zgjedhjeve lokale, këto zëra do të shuajnë. Ne jemi të fokusuar plotësisht në zgjedhjet lokale,” u…

Lexo më Shumë

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, në emisionin “Debat në SHENJA”deklaroi se komuna përballet me ngecje të mëdha në zhvillim dhe mungesë të kushteve bazë për jetesë. “Komuna e Studeniçanit ka ngecje të theksuara. Flasim për mungesë të gjërave elementare. Nuk është fjala vetëm për fshatrat më të mëdha si Studeniçan, Batincë apo Moranë, por gjendja është edhe më e rëndë në fshatrat malore. Ato janë lënë pas dore për vite me radhë, dhe për shkak të kushteve të rënda të jetesës dhe mungesës së investimeve, një pjesë e banorëve kanë filluar të shpërngulen,” theksoi Bislimi. Ai…

Lexo më Shumë

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak çastesh në një argjendari në qendër të Gostivarit. Lajmi është konfirmuar nga policia, ndërsa sipas dëshmitarëve okularë, disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në dyqan dhe kanë kryer grabitjen në një kohë shumë të shkurtër. Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorëve. Hetimet janë në vijim.

Lexo më Shumë

Industria e duhanit në vend është transformuar në mënyrë drastike në vitet e fundit – nga prodhimi i cigareve klasike në një model që u jep prioritet inovacioneve bazuar në njohuritë shkencore dhe nevojat e konsumatorëve. Qasja inovative në këtë industri ka potencial të madh për zhvillim, por duhet të formësohet përmes shkencës, iniciativave të partneritetit dhe rregullimit të përgjegjshëm, theksuan pjesëmarrësit e panel-diskutimit kushtuar duhanit dhe industrisë së duhanit “Përtej Gjethit: Inovacioni, hulumtimi dhe rregullimi” i mbajtur në kuadër të Simpoziumit ndërkombëtar për bujqësi dhe ushqim (ISAF 2025) në Ohër. Evolucioni i një prej degëve më të rëndësishme bujqësore…

Lexo më Shumë