Ndër takimet e para bilaterale në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherit ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, takoi kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Kurti e uroi homologun nga Maqedonia për detyrën e re dhe i dëshiroi udhëheqje të suksesshme të qeverisë, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë. Në këtë takim, Kurti e njoftoi Kovaçevskin për të arriturat e vitit të parë të qeverisjes së tij. “Në vitin 2021, Kosova ka shënuar rritje dyshifrore ekonomike, eksportet dhe investimet e huaja janë rritur…
Author: Jeta almakos
Ilmi Nuishi vijon betejën gjyqësore për nipin e tij Naser Eshtrefi, i dënuar me 13 vite burg për therrjen e maturantit Agell Petkovski në vitin 2014, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra, shkruan gazeta LAJM. Nushi thotë se nipi i tij aktin e ka kryer në vetëmbrotje pasi “ishte sulmuar fizikisht nga viktima dhe babai i tij” dhe nuk pajtohet me lartësinë e dënimit. 75 vjeçari nga Shkupi, thotë se vendimin e Apelit e kanë ankimuar para dy muajsh në Gjykatën Supreme nga e cila kërkon drejtësi. Ilmi Nuishi thotë se shqiptarët në Maqedoni nuk gjykohen në mënyrë…
Ditëve të fundit me qindra shaka janë bërë në rrjete sociale për tavolinën që Vladimir Putin e kishte rezervuar për takimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Megjithatë ka qenë një mister se pse ishte vendosur një tavolinë aq e gjatë në mes të dy liderëve, kur në takim s’kishte pjesëmarrës të tjerë. Siç shkruan mediumi britanik “The Telegraph”, arsyeja pse ishte vendosur të mbahej një distancë e tillë, kishte të bënte me faktin se presidenti i Francës kishte refuzuar të bënte një test PCR për COVID-19 gjë që kërkohet për të gjithë vizitorët në Kremlin, transmeton Gazeta Express. Nga…
Presidenti amerikan Joe Biden ka njoftuar një konferencë për të folur lidhur me situatën e rëndua mes Ukrainës dhe Rusisë. Prej disa ditësh është paralajmëruar se një pushtim i mundshëm nga Rusia mund të ndodh mbi Ukrainë, ndërsa Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do u drejtohet amerikanëve dhe mediave pasditen e sotme. Ai pritet të japë “një përditësim mbi përpjekjet tona të vazhdueshme për të ndjekur parandalimin dhe diplomacinë, dhe ndërtimin e trupave ushtarake të Rusisë në kufirin e Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë. Në fillim të kësaj jave, Biden tha se besonte se një pushtim i Ukrainës mund…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sekretari i Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski dhe drejtori i NP “Parkingjet e qytetit” Bojan Hristovski, sot kanë kryer inspektim në terren për fillimin e ndërtimit të vendparkimeve të reja montuese me kate në disa lokacione, nga të cilët një në QT “Çairçanja” në rrugën “Cvetan Dimov”, në komunën e Çairit. Siç kumtoi Qyteti i Shkupi janë planifikuar vendparkime të reja montuese në kate në disa lokacione në Shkup, ndër të cilat edhe parkingu tek qendra tregtare “Çairçanja”. Bëhet fjalë për hapësirën në të cilën planifikohet të ndërtohet vendparkim i montuar që të…
Këto pamje tregojnë gjurmë të konfliktit të rindezur dy ditët e fundit në lindje të Ukrainës, që mund t’i shërbejnë Moskës si justifikim për një ndërhyrje ushtarake në këtë vend, siç ka paralajmëruar edhe zbulimi amerikan. Qeveria e Kievit akuzon rebelët pro-rusë se po përpiqen t’i fryjnë zjarrit të luftës, duke goditur me predha artilerie dhe armë objektiva civile. Autoritetet ukrainase publikuan të tjera pamje të dëmeve nga predhat e plumbat e pro-rusëve, në disa institucione arsimore në Luhansk, gjatë orëve të fundit. Banorët vendas thonë se çdo ditë zgjohen me frikën e nisjes së luftës. “Jemi në ankth dhe…
Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka iniciuar procedurë për mbrojtje nga diskriminimi të grupit fetar “Lev Tahor”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Rasti, sipas Komisionit, zhvillohet në bazë të origjinës, fesë dhe besimit në fushën e qasjes në mallra dhe shërbime. Nga Komisioni thonë se tashmë kishte inspektuar dhe takuar një përfaqësues të grupit “Lev Tahor”, duke identifikuar disa shkelje të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. “KPMD do t’u dërgojë një kërkesë për deklaratë diskriminuesve të mundshëm dhe në këtë mënyrë do t’ua kalojë barrën e provës këtyre personave. Në rast se diskriminuesit e mundshëm nuk dëshmojnë…
Edhe pse ishte paralajmëruar që sot të niste, skriningu i nxënësve të shkollave fillore i cili do të zbulonte se ku dhe sa përhapet korona virusi dhe vallë mes nxënësve ka fëmijë asimptomatik, jozyrtarisht është anuluar për të hënën, sepse ende mblidhen prindërit që kanë lejuar tu testohet fëmija. Zyrtarisht presim informacion nga MSH. Fillimin e skriningut për sot e paralajmëruan nga Komisioni për sëmundje ngjitëse mbrëmë, nga ku thanë se alarmin për hetimin e nxënësve e ka nxitur numri i lartë i fëmijëve të infektuar me virus. Trendi zgjat disa javë. Periudhën e fundit ka pas 12 raste të…
Teksa vala e variantit Omicron të koronavirusit duket se ka prekur pikun në Gjermani, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar të premten se heqja e kufizimeve duhet të bëhet me kujdes të shtuar. Të dhënat nga testet e kryera PCR tregojnë se piku i valës së Omicronit ka kaluar”, ka thënë Lars Schaade, zëvendëspresident i Institutit për Kontrollin e Sëmundjeve, Robert Koch. “Megjithatë, piku nuk është arritur në departamentin për kujdes intensiv”, ka thënë ai. Vdekjet ditore me koronavirus nuk kanë nisur të bien, ka theksuar ai. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 264 viktima me koronavirus. Një javë më parë…
Presidenti rus, Vladimir Putin mblodhi të premten kabinetin e tij të sigurisë për të diskutuar përgjigjen e SHBA ndaj kërkesave të sigurisë së Moskës në lidhje me NATO-n, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov nuk dha detaje të mëtejshme rreth takimit, transmeton rtv21.tv. Të enjten, ministria e jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni “nuk u dha një përgjigje konstruktive” kërkesave ruse, duke kërcënuar me masa “ushtarake-teknike”. Çfarë do të thotë kjo është e paqartë, por ato mund të përfshijnë vendosjen e kufizimeve ndaj Ukrainës, të tilla si një zonë ndalim-fluturimi ose një bllokadë të porteve të Ukrainës, ose lëvizjen…
Një rast i frikshëm ka ndodhur brenda një trageti në lumin Elba. Stuhia e madhe që ka kapluar zonën e Hamburgut, ka bërë që uji të thyejë xhamat dhe futet brenda. Ky moment është kapur nga kamerat. Era me shpejtësi deri në 151 km/h shkaktoi probleme në udhëtimet detare në të gjithë veriun e Gjermanisë. Nga pamjet e xhiruara brenda kësaj anije shihen njerëzit e tmerruar që largohen me vrap. Pasi uji u futet në kabinë, udhëtarët shihen fillimisht të hutuar, por pasi kuptojnë çfarë po ndodh nisin të largohen. Me këtë rast autoritetet kanë ndaluar lundrimin e anijeve të…
Presidenti Joe Biden tha se beson se Rusia është në prag të pushtimit të Ukrainës, teksa amerikanët raportuan se grumbullimi ushtarak rus përgjatë kufirit ukrainas po vazhdon. Biden iu bashkua aleatëve të NATO-s duke paralajmëruar se bombardimet në rajonin e Donbasit mund të jenë një përpjekje për të krijuar pretekstin për intervenim rus në tërritorin e Ukrainës. Ai u tha gazetarëve: “Çdo tregues që kemi thotë se ata janë të përgatitur për të shkuar në Ukrainë, për të sulmuar Ukrainën… Mendimi im është se kjo do të ndodhë në ditët e ardhshme.” Presidenti i bëri komentet e tij ndërsa Rusia…