Author: Jeta almakos

Banorët e Kievit po kalojnë ditë frike dhe shprese, ndërsa qendrojnë në pritje se çfarë do të ndodhë, teksa tensionet me Rusinë kanë arritur kulmin gjatë ditëve të fundit. Kryeqyteti ukrainas është duke u përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia, duke restauruar bunkerët e vjetër antibërthamore të ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur nga sulmet e mundshme të Perëndimit. Tani, ata mund të shërbejnë për të mbrojtur civilët ukrainas nga sulmet e mundshme të Rusisë.

Lexo më Shumë

Të dhënat nga videoja e liderit separatist, Denish Pushilin. Kjo video u publikua më 18 shkurt, por ishte iniciziar dy ditë më herët. Videot e separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës, duke urdhëruar evakuimin “emergjent” që u postuan më 18 shkurt, në fakt ishin incizuar më 16 shkurt, thuhet në një analizë të Shërbimit rus të Radios Evropa e Lirë, që ka analizuar të dhënat e marra nga aplikacioni i mesazheve Telegram. Në një video të postuar online dhe në Telegram më 18 shkurt, Denis Pushilin, lideri de-fakto i rajonit të okupuar nga separatistët, Donetsk, pretendoi se…

Lexo më Shumë

Autoritetet policore kanë arrestuar ministrin e Ministrisë së Ndërtimit, Planifikimit Hapësinor dhe Pronës Shtetërore të Kroacisë, Darko Horvat. Ky i fundit u arrestua dhe është dërguar në Zagreb pas bastisjes së shtëpisë së tij në Megjimurje, ku sipas avokatit të tij, ai do të merret në pyetje në USKOK. Avokati Vladimir Teresak konfirmoi për HTV me telefon se ishte kryer një kontroll në shtëpinë e ministrit ndërsa qeveritari është arrestuar edhe zyrtarisht dhe do të merrej në pyetje në kryeqytetin kroat, Zagreb. “Unë do të vij në Uskok, ku do të merret ai në pyetje”, pohoi shkurt avokati. I pyetur…

Lexo më Shumë

Kryeministri e humbi shansin për të arritur unitet kombëtar për çështjen me Bullgarinë, tha sot në fjalimin e tij lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Siç shtoi ai, informacionet që disponon partia tregon se është duke u përgatitur diçka më shumë sesa, siç tha ai, thjesht ndryshim i Kushtetutës. “Bashkimi kombëtar është një domosdoshmëri sepse informacionet që kam tregojnë se është shumë më tepër se thjesht ndryshim i Kushtetutës së Maqedonisë, me qëllim që në atë Kushtetutë të përfshihet edhe pakica bullgare në Maqedoni. Duke refuzuar mundësinë e bashkimit kombëtar për çështjen me Bullgarinë, Kovaçevski humbet mundësinë që unanimisht të çimentojë…

Lexo më Shumë

Ushtria ukrainase njoftoi vrasjen e një ushtari të saj mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi nga separatistët pro-rusë. Ngjarja ndodhi në lindje të Ukrainës thotë Asociated Press. Komanda e përbashkët për rajonet lindore njoftoi se ushtari humbi jetën si pasojë e një plage vdekjeprurëse pas një sulmi me granata. Liderët separatistë të mbështetur nga Moska shpallën mobilizimin e plotë ushtarak, një ditë pasi urdhëruan evakuimin e civilëve drejt Rusisë Jugore me argumentin se rrezikohen nga konflikti. Evakuimi ka nisur tashmë. Me valixhe në duar, burra, gra e fëmijë po kalojnë kufirin në republikën e vetëshpallur popullore të Donetskut, ndërsa nuk…

Lexo më Shumë

Gazetari Yuriy Butusov dhe anëtari i “Platformës për Jetën”, Nestor Shufrych patën një përleshje gjatë një paraqitjeje në një televizion të Ukrainës. Përleshja ndodhi kur Shufrych vuri në dukje se “Platforma për Jetën” ishte e dyta më e forta në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij”, për të cilën Butusov u përgjigj me akuzat se anëtarët e “Platformës” ishin tradhtarë, të akuzuar për përhapje të propagandës dhe narrativave pro-ruse në Ukrainë. Moederatori u përpoq të zbuste situatën duke thënë se “i takon gjykatës të vendosë se kush është tradhtar”, por nuk ia doli, raporton Daily Mail.…

Lexo më Shumë

Presidenti amerian Joe Biden, thotë se forcat ruse synojnë të godasin kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Në fjalët e tij në Shtëpinë e Bardhë, Biden tha se SHBA beson se forcat ruse ka të ngjarë të veprojnë “në javën e ardhshme”, raporton BBC, përcjell Bota sot. “Ne besojmë se ata do të synojnë kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, një qytet me 2.8 milionë njerëz të pafajshëm”, tha ai. Biden shtoi se SHBA po raporton planet e Rusisë në mënyrë të përsëritur në një përpjekje për të “hequr çdo arsye që Rusia mund të japë për të justifikuar pushtimin e Ukrainës dhe për të…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan, Joe Biden, në një konferencë të jashtëzakonshme për media të premten në mbrëmje, është shprehur i bindur se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do ta pushtojë Ukrainën. “Të jemi të qartë, ju jeni i bindur që presidenti Putin do ta pushtojë Ukrainën, a është kjo ajo që sapo thatë?” ishte pyetja e një gazetari drejtuar Bidenit në konferencë. Përgjigja ishte e prerë: “Po”. Bideni ka thënë se Rusia po mundohet të përdorë dezinformata për të pasur një pretekst për të pushtuar Ukrainën.

Lexo më Shumë

Derisa Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të krijojë një krizë të rreme në rajonin separatist lindor të Donbasit, BBC ka marrë prova që hedhin dyshime mbi pretendimet e bëra nga separatistët pro-rusë se një sulm ukrainas është i pashmangshëm. Më herët gjatë ditës së sotme, udhëheqja e republikave pro-ruse rebele Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore publikoi video që jepnin detaje të evakuimit të banorëve. Në një nga videot, lideri pretendon se, për shkak të bombardimeve ukrainase, është dhënë urdhri për evakuimin e civilëve, duke thënë: “Sot, e premte 18 shkurt…”. Pas raportimeve në mediet sociale, BBC ka kontrolluar…

Lexo më Shumë

Mediat ruse raportojnë se pas shpërthimit të fuqishëm në Donbas, një tjetër edhe më i fortë është regjistruar në rajonin autonom të Luhanskut. Më herët një autobombë shpërtheu në Donbas pranë një ndërtese qeveritare, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar, por që nisi evakuimin e disa banorëve. SHBA nuk i beson autobombës në Donbas, duke thënë se ai është një sulm i stisur. https://twitter.com/i/status/1494787989670662145

Lexo më Shumë

Rritja e pagës minimale dhe rritja e mundshme e pensioneve duket se nuk ka asnjë efekt. Të ardhurat më të larta janë ende vetëm një paralajmërim, dhe tashmë janë ngrënë nga çmimet më të larta. Inflacioni është në një nivel rekord, përcjell in7 Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka shpërndarë një fotografi me disaa produkte bazë ushimore e deri te derivatet e naftës sesa janë shtrenjtuar. Taravari bën krahasim se si ka qenë në janar të vitit 2021 me çmimet e janarit të këtij viti: Janar 2021 Janar 2022 Rritja në % Miell 1kg 31,85 den 36,31 den 14%…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi dhe njëra ndër mbrojtëset më të zëshme të Kosovës, Sonja Biserko, flet për sulmet ndaj saj nga ana e regjimit të Aleksandar Vuçiçit dhe tendencat për ndarjen e Kosovës. Ajo për herë të parë përmend emra konkretë edhe të akterëve ndërkombëtarë, të cilët synojnë copëtimin e Kosovës. Biserko tregon se Vuçiç dhe Thaçi qe dy vjet në Bruksel kanë hapur kanalin për të bsieduar për ndarjen e Kosovës, ndërsa në këtë muhabet për shkak të ambicieve personale është kyçur edhe Federica Mogherini. Biserko tha se në dialogun për Kosovën janë kyçur shumë njerëz…

Lexo më Shumë