Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi sot ka përcjellur grupin e çiklistëve të cilët u nisën nga Shkupi drejt Çanakalasë. “Sot në orët e hershme të mengjesit, pritëm mysafir grupin e çiklistëve nga rajoni në mes të cilëve edhe çiklistë nga Shkupi, të cilët udhëtojnë drejt Çanakkalasë me qëllim që të përkujtojnë dëshmorët e rënë nga trojet tona. Gjashtë çiklistët nga vende të ndryshme të Ballkanit si Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina dhe Sanxhaku, janë nisur nga Çarshia e Shkupit, duke kaluar edhe nëpërmjet Komunës së Haraçinës të cilët do të udhëtojnë 800…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në intervistën për rrjetin televiziv evropian “Euronjuz” flet për çështje aktuale, për ruajtjen e qëndrueshmërisë ekonomike në vend dhe për avancim dhe për strategjinë e Qeverisë për anëtarësim të plot në BE, duke theksuar energjinë e re në dialogun me Bullgarinë, që do të ndihmojë për tejkalimin e sfidave dhe fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian “Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka dhënë rezultate me përmirësimin e pozicionit tonë në raportet e Transparency International, tani jemi bërë një vend me kushte demokratike, ndërsa në të kaluarën ka pasur mangësi…
“Përpjekjet e institucioneve të sistemit kanë për qëllim zgjidhjen e zbrazëtirave në zhvillimin e kapitalit njerëzor që fillojnë herët dhe zgjerohen me kalimin e kohës, që nënkupton trajtim dhe investim të barabartë në të gjitha segmentet dhe nivelet e sistemit arsimor – nga arsimi parashkollor, fillor, arsimi i mesëm deri në arsimin e lartë”. Kështu deklaroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në fjalimin e tij në ditën e dytë të konferencës kushtuar temës “Marrëdhënia mes mirëqenies së fëmijëve dhe arritjet e tyre”, që mbahet në Shkup, si iniciativë e përbashkët e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,…
Sipas metodës së re të llogaritjes, rregullatori do ta ndryshojë çmimin e karburanteve në baza ditore vetëm nëse një derivat i caktuar në bursat botërore lirohet ose shtrenjtohet për dy dollarë. Komisioni Rregullator Energjetik sqaron se çmimi i karburanteve në pikat e karburanteve përcaktohet në raport me çmimet që ishin në bursa në pesë ditët e fundit. Gjithashtu, çmimi përfundimtar përfshin detyrimet ndaj shtetit, por edhe kostot për transportin e derivateve, si dhe marzhën e caktuar tregtare. Informacionet e fundit se çmimi i naftës bruto në bursa është ulur për mbi 15 për qind, nuk do të ndikojnë në çmimin…
Disa fëmijë të mitur kanë sulmuar një moshatar të tyre në oborrin e një shkolle fillore në Kumanovë, njoftoi sot SPB Kumanovë. Rastin në polici e ka denoncuar nëna e fëmijës. “Sot në orën 11:30 në SPB Kumanovë T.S.(38) nga Kumanova ka denoncuar se në oborrin e shkollës fillore në Kumanovë djali i saj i mitur fizikisht është sulmuar nga një grup moshatarësh”, citohet në kumtesën e SPB-së Kumanovë. Policia ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.
Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar mbetet e reduktuar për pesë prokurorë. Këshilli i prokurorëve publik sot nuk kishte kuorum për emërimin e anëtarëve, shkruan Alsat. Nuk erdhi prokurori republikan Lubomir Joveski i cili ka të drejtë vote ndërsa nuk u paraqitën as anëtarët e Këshillit, Ixhet Memeti dhe Lupço Ivanovski. Të enjten e ardhshme do të bëhet përpjekje e re për emërimin e pesë prokurorëve. Në ndërkohë, pritet të ketë konkurs për tre anëtarë tjerë. “Duhet të shpallim konkurs këtë muaj apo kah fillimi i muajit të ardhshëm edhe për tre anëtarë të tjerë të cilëve u mbaron…
Edhe pse masat e nga Qeveria për zbutjen e çmimeve ishin të paralajmëruar prej mbrëmë, deri në orën 14:00, propozimi nuk erdhi në Kuvend… Kohë e mjaftueshme që pozita dhe opozita të grinden se kush do të propozojë masat e para dhe cilat propozime janë më të mira për qytetarët. ELI PANOVA, DEPUTETE E VMRO DPMNE-SË Vendimi i Qeverisë, kështu siç është, nuk do të ndikojë shumë në çmimin e derivateve dhe rritjeve të fundit. Për këtë shkak, VMRO DPMNE i bën thirrje shumicës parlamentare që mos të vrapojë pas popullzimit të ç‘veshur, i cili tek populli nuk kalon më,…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se në koordinim me tregtarët është dakorduar që buka, mielli dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa marzhë profiti, përcjell TV21. Kjo nënkupton që buka, vaji dhe mielli tip 400 nga sot do të shiten sikurse me çmimin furnizues. “Buka miell dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa asnjë lloj marzhe profiti në tregtinë me pakicë, këtë e kemi dakorduar bashkërisht me të gjithë tregtarët, por njëkohësisht të zvogëlojmë edhe marzhet e profitit sa i përket tregtisë me shumicë nga 5 në 4 për qind, si dhe të tregtisë…
Pronari i kompanisë “Floil”, Berat Mustafa tha se kapacitete e vajit janë të mjaftueshme për ta mbuluar tregun e Kosovës. Musftafa gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në këtë fabrikë, ka shtuar se kapacitetet e prodhimit janë 100 mijë litra vaj brenda 24-orëve. “Kemi kapacitet të prodhimit prej 100 mijë litra në orë. Prodhimi është duke shkuar në suaza normale. Ambalazhimin e kemi 6 mijë litra në orë. Kapacitete janë të mjaftueshme, jo për ta mbuluar vetëm tregun tonë, por edhe për rajonin për eksport. Po shikojmë të gjitha mundësitë që konsumatorët të mos mbesin pa prodhim”, tha Mustafa. Duke…
Ndodhemi në javën më dinamike me numrin më të madh të luhatjeve në bazë ditore në bursën e derivateve të naftës sidomos të dizelit, që reflektohen në çmimin final të derivateve që i paguajnë blerësit e fundit në vend, porosisin nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbime ujore (KRE). Pikërisht për këtë, shtojnë dje kanë marrë vendim për uljen e marzhave për tregtarët për 33 për qind, gjegjësisht nga 4,5 në 3 denarë për litër që të amortizohet qëllimi përfundimtar. Nëse në vendimin përfundimtar e djeshëm për rritje të nafteve të derivateve të naftës realisht i kanë marrë të gjitha…
Kosova u shndërrua në vend paniku pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi. Luhatja e çmimeve është shtylla kryesore që po mban këtë vend në panik, raporton syri.net Kosova. Kur kemi të bëjmë me ushqimin, kjo është pika e parë ku qytetarët ‘panikaven’ më së shumti për sigurimin e miellit e produkteve të tjera ushqimore. Por siç duket panikut për miell e bukë po i vije fundi. E.D një qytetar nga komuna e Prishtinës ka thënë për Syri.net Kosova që fare problem nuk është duke e pasur miellin. Qytetari me shumë qetësi rrëfen që është duke blerë miell vetëm për 1 muaj si gjithmonë. ‘Unë…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme miratoi masa ekonomike dhe vendime për balalfaqimin me krizën energjetike dhe të çmimeve. Po ashtu u miratua edhe Vendimin për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit për shkak të çrregullimeve serioze në tregun vendor, i cili hyri në fuqi dje dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj. “Ky vendim është miratuar në bazë të Ligjit për tregti, me të cilin parashihet se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria mund të kufizojë eksportin ose importin e mallrave të caktuara ose të përcaktojë kushte të veçanta për import…

