Author: Jeta almakos

Karvanet me ndihma vazhdojnë të hyjnë në Rripin e Gazës përmes kalimit “Kissufim” pas armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit. Zyra e medias në Gaza tha se 173 kamionë, përfshirë karburant dhe gaz gatimi, hynë të dielën, ditën e parë të armëpushimit. Autoritetet paralajmëruan se ndihma mbetet shumë nën nevojat e 2.4 milionë banorëve. Faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza hyri në fuqi të premten, sipas planit të Trumpit për t’i dhënë fund luftës dyvjeçare të Izraelit në enklavë. Dje filloi lirimi i palestinezëve nga burgjet izraelite, pasi Hamasi kishte liruar të gjitha 20 pengjet izraelite të mbijetuar…

Lexo më Shumë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, mund të luajë rol në përfundimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Anadolu. “Erdoğani mundet”, u tha gazetarëve Trump në “Air Force One” gjatë rrugës për në Shtëpinë e Bardhë nga Egjipti, kur u pyet nëse udhëheqësit, veçanërisht Erdoğani, mund të ndihmonin në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. “Ai respektohet nga Rusia. Ukraina, nuk mund t’ju tregoj për të, por ai respektohet nga (Presidenti rus Vladimir) Putin”, shtoi ai. Të hënën, Trump dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi pritën më shumë se 20 udhëheqës botërorë,…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë inspektimit të punimeve në lagjen Dyqanxhik, ka njoftuar për investimin në këtë lagje, duke theksuar se transformimi i saj do të jetë shembull i zhvillimit të qëndrueshëm urban. “Këtu jemi në inspektim të punimeve në lagjen e Dyqanxhikut, lagje kjo që ka afër 2 mijë banorë dhe ka filluar rekonstruimi i tërësishëm i infrastrukturës nëntokësore, ujësjellës i ri, kanalizim i ri, rrjet atmosferik i ri që vendoset për herë të parë, si dhe asfaltim i plotë i të gjitha rrugëve e rrugicave brenda lagjes. Projekti është në vlerë prej 2 milionë eurosh, të ndara…

Lexo më Shumë

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, në tubimin qendror të mbajtur me qytetarët, u shpreh me tone emocionale dhe falënderuese për mbështetjen që ka marrë gjatë fushatës. “Është nderi dhe privilegji më i madh për mua që të jem kandidat për komunën më të bukur, jo vetëm në këtë anë, por në gjithë shtetin. Dhe ajo është komuna e Sarajit,” tha Ramadani para mbështetësve të tij. Ai theksoi se qëllimi i tij nuk është vetëm fitorja në zgjedhje, por ndërtimi i një lidhjeje të fortë me qytetarët. “Kësaj gare nuk i hyra thjesht për…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj kundër kandidatit të tij nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, pas promovimit të projekteve të tij të cilat Mexhiti tashmë i kishte prezantuar para qytetarëve javë më parë. I pyetur nga gazetarët se si e komenton faktin që Osmani ka dalë sot me projekt për meremetimin e ndërtesave të vjetra dhe instalimin e ashensorëve, Mexhiti nuk i kurseu kritikat. “Mungesë ideje, mungesë kompetence, mungesë vizioni, thjeshtë mos ta quaj me fjalë më të rënda, kopjues,” deklaroi shkurt Mexhiti, duke e goditur rëndë…

Lexo më Shumë

Nga Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup njoftojnë se kanë nisur përgatitjet punët përgatitore për pastrimin dhe izolimin e hapësirave, ku do të ndërtohet kampusi universitar, përcjell TV21. Nga UNT thonë se janë në pritje të lejes për ndërtim, që pritet të lëshohet nga Ministria e Transportit. “Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup me krenari dhe kënaqësi të madhe ju njofton se kanë filluar zyrtarisht punimet përgatitore për pastrimin, rrethim dhe izolim të hapësirave në Kampusin Universitar “Nëna Terezë” në Shkup. Ky proces i rëndësishëm ka nisur që në vitin 2017, kur Universiteti shpalli konkurs publik për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore për…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, është dënuar me dy vite burg me kusht dhe një gjobë prej 2,500 eurosh për emërimin e paligjshëm të dy drejtorëve në shkolla publike. Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, Merko është shpallur fajtor për emërimin e kundërligjshëm të një drejtori në shkollën fillore “Zini Hani” në Veleshtë dhe një tjetri në shkollën “Vëllezërit Milladinovi”. Pjesë e të njëjtit vendim është edhe Egzona Shei, e cila ka mbajtur pozitën e drejtoreshës së përkohshme me dokumentacion të falsifikuar. Ajo është dënuar gjithashtu me burg me kusht për një periudhë dyvjeçare. Gjyqtari Jordan…

Lexo më Shumë

OEMVP organizoi takim me VMRO-DPMNE aktivitet ky të cilin oda e organizon tradicionalisht në periudha të zgjedhjeve lokale. Në këtë takim, udhëheqësia e Odës prezantoi platformën e saj për zhvillim lokal ekonomik, e cila ka plotë 7 kapituj me mbi 70 masa konkrete. Takimin e udhëhoqi u.d Kryetari i OEMVP-së z. Nuhi Aliu, ndërsa ishin prezent drejtori ekzekutiv, dhe anëtarë të Këshillit drejtues dhe mbikëqyrës të Odës. Në takim prezent përveç kryetarit të partisë, z. Hristijan Mickoski, ishin edhe kandidatet e shumë komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit me të cilët u diskutuan shumë kërkesa të biznesit në raport…

Lexo më Shumë

Komiteti I Helsinkit për të drejtat e njeriut ka reagur ashpër për përhapjen e gjuhës së urrejtjes nga pjesëmarrësit politik , në kuadër të fushatës zgjedhore. Nga atje u bjënë thirrje të gjithë pjesmarësve politikë që ta kundërshtojnë këtë fenomen dhe të mbështesin kulturën e tolerancës, dialogut dhe respektit për diversitetin. KOMITETI I HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT “Gjuha e urrejtjes nuk është shprehje e të drejtës demokratike për lirinë e fjalës, ajo përbën një kërcënim serioz për të drejtat e njeriut, kohezionin shoqëror dhe procesin demokratik. Tendenca e pjesmarësve politikë dhe figurave publike për të përdorur ose toleruar…

Lexo më Shumë

Bojan Jovanovskt – Boki 13, ju përgjysmua denimi në rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Përgjysmim denimesh ka edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast gjyqësor, në vendimin gjyqësor pas përsëritjes së procesit gjyqësor. Rasti “Lidhja Ndërkombëtare” që mori jehonë të madhe në opinionin jo vetëm vendas, ka të bëjë me aktivitet të organizuar kriminal të lidhur me mashtrim dhe pastrim parash përmes organizatës joqeveritare “Aleanca Ndërkombëtare”, të udhëhequr nga Bojan Jovanovski. Akuza kishte të bënte me abuzime financiare, ku fondet ishin mbledhur nga individë dhe persona juridikë nën pretekstin e ndërtimit të azileve të pleqve dhe projekteve sociale. Në gjykimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se qytetarët e Kosovës sot kanë treguar kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet dhe përgjegjësi. Në një postim në Facebook pas mbylljes së vendvotimeve, Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë mbështetur Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj nëpër komuna. Sipas Kurtit, tani është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve që të numërojnë votat dhe t’i ruajnë ato, si dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve. Postimi i plotë: Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale…

Lexo më Shumë

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës është fituese e këtyre zgjedhjeve. “PDK është fituese e këtyre zgjedhjeve, ka fituar më së shumti komuna pa balotazh dhe është në më së shumti komuna në balotazh . Ka marrë numrin më të madh të votave partiake duke u konfirmuar si forca politike më së shumti asambleistë nëpër kuvendet komunale”, tha Çitaku. Ajo shtoi se si subjekt janë të bindur që kandidati i tyre për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili është në balotazh. “Sa u përket exit polleve me gjithë…

Lexo më Shumë