Author: Jeta almakos

Arbnor Sadiku Kriza politike në Ukrainë shpërtheu më 17 dhjetor 2021 kur Rusia i paraqiti perëndimit një ultimatum të papritur. Lista e kërkesave të saj përfshinte një angazhim me shkrim për të ndalur çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s drejt lindjes, largimin e trupave shumëkombëshe të NATO-së nga Polonia dhe shtetet baltike dhe tërheqjen e mundshme të armëve bërthamore të SHBA-ve nga Evropa. Më e rëndësishmja ishte që Ukraina të mos lejohej kurrë të bashkohej me aleancën e NATO-së. Kërkesat u konsideruan të papranueshme në Washington dhe u konsideruan të papranueshme nga të gjithë anëtarët e NATO-s. Rezultati është se…

Lexo më Shumë

Fotot që kanë mbërritur përmes agjencive fotografike në orët e fundit tregojnë pasojat e para të pushtimit rus të Ukrainës; bombardimet e ndërtesave civile, mbetjet e avionëve ushtarakë, qytetarët që kanë mbetur dhe ata që tentojnë të largohen nga vendi. Shumica e pamjeve vijnë nga kryeqyteti i Kievit, ku për momentin është mjaft e vështirë të kuptosh se si është gjendja atje. Mediat kanë raportuar se një prani e madhe automjetesh të blinduara ruse janë vendosur në rrethin verior të Obolon dhe në të njëjtën kohë, disa korrespondentë të huaj kanë raportuar se kishin dëgjuar të shtëna armësh dhe shpërthime…

Lexo më Shumë

Një aeroport ushtarak rus pranë kufirit me Ukrainën është goditur nga të paktën një raketë, sipas videove dhe imazheve të mediave sociale të gjeolokuara. Është e paqartë se kush e kreu sulmin: as qeveria e Ukrainës dhe as ajo ruse nuk kanë komentuar, transmeton rtv21.tv. Videot duket se tregojnë një raketë me rreze të gjatë që godet aeroportin dhe disa zjarre në pistën, e cila është në Millerovo, Rusi, rreth 10 milje nga kufiri me Ukrainën. Komsomolskaya Pravda, një gazetë lokale, raportoi se një raketë ukrainase Tochka-U goditi objektin ushtarak të premten më 25, duke cituar një burim në agjencitë…

Lexo më Shumë

Për të parandaluar agresionin rus, ukrainasit po vetëflijohen dhe një rast të tillë e kanë njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kjo e fundit njoftoi se inxhinieri i batalionit special, Vitaly Vladimirovich Skakun, doli vullnetar për të hedhur në erë urën. Për të ndalur avancimin e kolonës së tankeve ruse u vendos që të hidhej në erë ura e rrugës së Genjiqit. “Skakun, një inxhinier i batalionit special, doli vullnetar për këtë detyrë. Ura është minuar, por ai nuk ka arritur të shpëtojë. Vitaly u kontaktua dhe tha se do të hidhte në erë urën. Menjëherë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Serbisë në takimin e djeshëm që kanë mbajtur me presidentin serb, Aleksander Vucic, kanë vendosur që të mos pranojnë propozimin e BE-së që Serbia të dënojë kërcënimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe që të apelojë për respektim të Ligjit Ndërkombëtar, shkruan Nova.rs. Siç shkruan Nova.rs, Serbia nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe kësisoj nuk do ta dënojë invazionin e Rusisë në Ukrainë. Nova tutje shkruan se në këtë takim s’ka pasur fare biseda për sanksione kundër Rusisë. Ndërkohë dy ministra kanë absetnuar dhe…

Lexo më Shumë

Një ekip i CNN vizitoi një urë që kalon nga zonat e kontrolluara nga Rusia në Kherson, në Ukrainën jugore. Luftime rreth urës zhvillohen ende, ku ekipi i CNN ishte dëshmitar i katër kratereve të mëdha të predhave, 10 automjeteve të blinduara ukrainase dhe disa të vdekur, por ukrainasit duket se ishin në gjendje t’i largonin. Të premten në mëngjes, ekipi dëshmoi gjithashtu avionë fluturues. Forcat ruse thuhet se janë vetëm në anën tjetër të urës në pozicione të fshehura. Ndërkohë, civilët janë ende duke lëvizur përpara dhe mbrapa mbi urë. Ekipi i CNN po dëgjon gjithashtu sirenat e sulmit…

Lexo më Shumë

Forcat speciale të ushtrisë ruse gjenden aktualisht në rrethinat e Kievit sipas autoriteteve ukrainase, raporton BBC. Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se “armiku” ishte në rrethin e Obolon, rreth 9 km (5.5 milje) në veri të parlamentit të Kievit në qendër të qytetit. Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video të tankeve ruse që lëvizin në këtë zonë. Pamjet janë regjistruar nga banorët prej shtëpive të tyre. Autoritetet kanë inkurajuar vendasit të bëjnë kokteile molotov për të luftuar ndaj tankeve ruse, ndërsa më herët shpërndanë armë dhe i kërkuan të gjithë meshkujve që të regjistroheshin në ushtri.…

Lexo më Shumë

Nuk jam optimist se mund të kemi takim produktiv liderësh me partitë. Kur thirret takim liderësh do të thotë se Kuvendi nuk funksionon. Së dyti, duhet të ketë marrëveshje nga të dyja palët, kurse një gjë të tillë nuk ka. U sugjerova dy partive më të mëdha të marrin pjesë në Këshillat e Sigurimit që unë organizoj, por ato nuk ranë dakord. I sugjerova që shërbimet t’i informonin. Shpresoj se do të ketë reagim pozitiv ndaj shërbimeve që i informojnë palët për gjendjen në vend dhe jashtë vendit, tha Pendarovski në konferencën për Utrinski brifing, transmeton Portalb.mk. Në mbledhjen e Këshillit të…

Lexo më Shumë

Trupat ukrainase kanë rrëzuar pesë helikopterë rusë, kanë shkatërruar me dhjetëra tanke dhe kanë kapur robër me dhjetëra ushtarë në orët e para të luftës. Ushtria e Kievit është shumë inferior në krahasim me Rusinë pasi ka një forcë të dobët ajrore me mjete që kohës sovjetike. NATO dhe SHBA pavarësisht se kanë zhvendosur trupa në Rumani, kanë bërë të qartë se nuk do të dërgojnë ushtarë, duke i lënë ushtarët ukrainas të vetëm në këtë betejë. Prej të enjtes pasdite, beteja në Kiev, në dy republikat e pjesës veriore Luhansk dhe Donetsk si dhe në disa pjesë të tjera…

Lexo më Shumë

Svitiana Luzina është ukrainase që iu bashkua protestës paqësore që u zhvillua sot pranë ambasadës ruse ku u shpërndan mesazhe solidariteti për popullin ukrainas. Svitiana e ka të pamundur të shkojë në Kiev atje ku ka djalin e saj 8 vjecar dhe dy prindërit, por në mes të kësaj situate të vështirë ajo shpreson se do të mund të shkojë pranë familjes. “Unë jam nga Kievi, kam prindërit dhe djalin atje, ai është 8 vjec. Une jam këtu në Shqipëri sepse bashkëshorti im punon në ambasadën e Ukrainës dhe unë jam këtu me të. Unë sigurisht do iki në Ukrainë…

Lexo më Shumë