Njësi elitare të forcave çeçene të njohura si “gjuetarët”, janë futur në Ukrainë me vetëm një mision, për të vrarë zyrtarë të caktuar ukrainas, raportojnë mediat botërore. Secilit prej tyre i është dhënë nga një kartë me fotografi dhe përshkrim të ndonjë zyrtari ukrainas. Lista e politikanëve dhe ushtarakëve është përpiluar nga “komitetit rus i hetimeve”. Kjo po ndodh në kohën kur vet presidenti ukrainas pranoi se është “objektivi numër një” i forcave ruse. Njësitë çeçene besohet se tashmë gjendet në zonat malore të Ukrainës, nga ku u është urdhri të “vrasin” nëse hasin në personat që i kanë në…
Author: Jeta almakos
Zgjidhja e krizës energjetike, kthimi i rrjetit shpërndarës EVN në pronësi të shtetit, kthimi i BEG-ut nën kompetenca të qytetit të Shkupit, shkarkimi i personave të papërgjegjshëm janë arsyet e pr*otestës përpara Qeverisë e që u organizuar nga Oda Ekonomike e Energjetikës. Përveç kompanive anëtare të Odës, në protestë morën pjesë edhe përfaqësues të odave dhe disa kompani tjera. “Arsyeja kryesore se përse qytetarët paguajnë fatura të larta është distributor EVN, mbi të cilën nuk ka kurrfarë kontrolli, as në orët matëse, askush nuk i kontrollon. Disa herë kemi kërkuar takime por askush nuk ka gjetur kohë, ky është problemi…
Situata mes Ukrainës dhe Rusisë do të ndikonte në Kosovë varësisht nga suksesi I Putinit, pasi në këtë rast do të rriteshin orekset e Serbisë për të vepruar në Kosovë. Kështu vlerëson analisti Ismet Ramadani, I cili nënvizon se megjithatë kjo nuk e vë në rrezik të madh këtë shtet, duke pasur parasysh faktin që është nën protektorat ushtarak të NATOs. Ai nënvizoi se në gjithë këtë situatë, Maqedonia e Veriut është me fat që është anëtare e NATO-së. “Ndikimi në Kosovë do të varet sa do të jetë Putini I suksesshëm atje, nëse truiiumfon Putini, atëherë do të rriten…
Kryetari i bashkisë së Kievit, ish-kampioni i boksit në peshën e rëndë, Vitali Klitschko, thotë se pesë shpërthime janë raportuar në të gjithë kryeqytetin, me disa shpërthime të dëgjuara pranë një termocentrali në veri të qytetit. “Shërbimet e urgjencës po përgjigjen. Ne po zbulojmë detajet”, tha Klitschko. “Situata tani – pa ekzagjerim – është kërcënuese për Kievin. Nata dhe mëngjesi do të jenë shumë të vështirë. Trupat ruse janë shumë afër Kievit. Grupet e sabotazhit po neutralizojnë ushtrinë dhe agjencitë ligjzbatuese në qytet. Urat janë nën mbrojtje dhe kontroll të veçantë në kryeqytet. Në to po patrullojnë mjete ushtarake dhe ushtarë të…
Ushtria ukrainase është detyruar të shtie në ajër, për të ndalur turmën në stacionin kryesor të trenave në Kiev, ku mijëra qytetarë tentuan të futen nëpër trena dhe të evakuohen. Turmat ishin aq të mëdha, sa që nuk kanë mundur të gjithë të futen nëpër trena nga Kievi deri në Lavov në perëndim të vendit, nga frika se sulmet ruse do të jenë edhe më agresive, transmeton Telegrafi Kur treni u ndal në peron, qytetarët ia mësynë vagonëve, duke shpresuar se do të futen në ta – e disa madje me fëmijë dhe kafshë shtëpiake. Aty u krijua një situatë…
MOSKË – Rusia njoftoi të premten se do të kufizojë pjesërisht qasjen tek platforma e medias sociale Facebook, e kompanisë Meta Platforms Inc, duke e akuzuar atë për çensurim të mediave ruse. Ky është vetëm hapi i fundit që Rusia ndërmerr ndaj kompanive amerikane të mediave sociale. Moska është përpjekur prej vitesh të ushtrojë kontroll më të fortë ndaj internetit dhe kompanive të mëdha të teknologjisë. Kritikët thonë se kjo vë në rrezik liritë e individëve dhe korporatave, dhe se është pjesë e një fushate më të gjerë për shtypjen e fjalës së lirë të kundërshtarëve të Kremlinit. …
Shumë shpejt pas kësaj u vërejtën edhe tanket e para ruse dhe automjetet e blinduara afër kryeqytetit së Ukrainës. Sipas mediave të atjeshme, por edhe Ministrisë së Mbrojtjes, forcat ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në periferi të Kievit, duke tentuar ta pengojnë hyrjen e forcave ruse në kryeqytet. Janë goditur edhe objekte civile, kurse raportohet edhe për viktima, por numri i tyre tash për tash nuk dihet. Armata e Ukrainës kumtoi se forcat e armatosura ishin përfshirë në luftimet që u zhvilluan në provincën e Kievit, gjegjësisht në Dijmer dhe Ivankiv, ku kanë përparuar shumë automjete të blinduara ruse.…
Qindra ukrainas kanë krijuar familje në Maqedoni. Thonë se janë të shqetësuar nga pamjet që i shohin në televizion. -Para gjysmë ore ishte bombarduar një çerdhe dhe këtu jemi me familjarët e mi. Këtu kemi dy fëmijë që janë lindur në Maqedoni. Dua që miqtë dhe kolegët e mi të dinë se çka po bën Putini. Revoltën e tyre e shprehën përmes një proteste të qetë në Shkup. -Ishim bashkë në Luftën e Dytë Botërore. Kjo është një katastrofë, është si në ëndërr. Nuk mund të besoj, refuzoj të besoj se kjo po ndodh… Kështu Julia e sheh sulmin rus…
Kosovari Bashkim Buxhovi ka mbetur i ngujuar në një bodrum në Kiev, teksa kanë nisur bombardimet ruse në Ukrainë. Buxhovi, në “Info Magazine”, tha se bombardimet ruse janë duke ndodhur shumë afër vendit ku po qëndron bashkë me gruan dhe vjehrrën, teksa dy fëmijët e tij janë nisur drejt Polonisë mëngjesin e sotëm. “Unë me gruan dhe vjehrrën jemi në Kiev. Mirëpo, vajza ime dhe djali veçse janë nisur për rrugë. Për mua është me rëndësi që ata të shpëtojnë dhe të dalin përtej kufirit, pasi nga Kievi deri në kufi janë rreth 700 kilometra. Ata e kanë shumë të…
Fotografia e Anadolu Agency e ukrainases, Olena Kurilo, e cila u plagos në ndërhyrjen ushtarake të Rusisë, u bë simbol i shtypit ndërkombëtar. Shtypi botëror me këtë fotografi u tregoi lexuesve përmasat e ndërhyrjes ushtarake dhe gjendjen e civilëve në vend. Fotoreporteri i AA-së, Wolfgang Schwan dje fotografoi civilët e plagosur nga bombardimet ruse të qytetit Chuegev në lindje të Ukrainës. Mes këtyre fotografive, fotoja e mësueses Kurilo, e plagosur nga bombardimet, bëri një jehonë të gjerë në botë. Shumë gazeta ndërkombëtare, veçanërisht “The Guardian”, “The Times”, “The Sun”, “Independent” dhe “Bild”, përdorën foton e AA-së në faqet e tyre…
Mbase kurrë nuk do kishte ndodhur lufta e Dytë Botërorë sikur Evropa me kohë ta kishte kuptuar se Hitleri do shkonte edhe përtej së keqes që mund ta pjellë cilado imagjinatë e sëmurë njerëzore. Me siguri se do shmangeshin edhe gjakderdhjet e pas shpërbërjes së Ish Jugosllavisë, sikur Evropa të mos ia kishte ushqyer Millosheviqit shpresat për ‘Botën serbe” të pastruar nga joserbët e myslimanët dhe sikur, për shembull, ish Presidenti i Francës, François Mitterrand, të mos e vizitonte Sarajevën e rrethuar nga bandat kriminale serbe, duke ju ‘dhënë’ atyre dritë jeshile për të bërë gjenocidin dhe krimet më të…
Dy shtetas ukrainas, Yaryna Arieva dhe Sviatoslav Fursin, u martuan vetëm pak orë pasi Rusia filloi pushtimin e vendit të tyre. Siç raporton CNN ata e kaluan ditën e parë të martesës duke mbledhur pushkët dhe duke u përgatitur për të mbrojtur shtetin e tyre, Ukrainën. Çifti, Arieva dhe Fursin kishin planifikuar të bëjnë dasmën në qershor, por që vendosen të martohen tani pasi nuk ndiheshin të sigurt për të ardhmen e tyre. Arieva dhe Fursin kanë nënshkruar të dy me Forcat e Mbrojtjes Territoriale, një degë e forcave të armatosura të Ukrainës që përbëhet kryesisht nga vullnetarë. Pasi u armatosën,…