Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pranë stacionit qendror hekurudhor në Kiev. Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Herashcenko, me anë të një postimi në internet. Një dëshmitar i tha Reutersit se kishte dëgjuar shpërthimin, duke shpjeguar se në ato momente u dridh edhe toka. Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të këtij viti.
Author: Jeta almakos
Edhe të pa vaksinuarit për Covid-19 do të mund të hyjnë nëpër qendra tregtare. Gjatë hyrjes nëpër dyqane qytetarët më nuk duhet të dëshmojnë me certifikata që janë të vaksinuar. Komisioni për sëmundje ngjitëse rekomandon shfuqizimin e kësaj mase, në hapësira ku bartet maska. “Sollëm një përfundim të rëndësishëm, e kjo është që të rekomandohet shfuqizimi i obligimit për certifikata, gjatë hyrjes në qendra tregtare, gjegjësisht në vendet ku është e obligueshme mbajtja e maskave. Ky është një hap në drejtim të lehtësimit të masave, por për zhvillimin e ardhshëm do të jemi të kujdesshëm shumë, sepse nuk duam që…
Një fotoreporter filmoi një skenë të një kolone të shkatërruar të automjeteve ushtarake ruse në rrugët e vendbanimit ukrainas të Bucha pranë Kievit. Gazeta britanike LBC shkruan se sulmi është kryer nga trupa të armatosur me armë antitank të NLAW (Next generation Light Anti-tank Weapon), të cilat forcat ukrainase i kanë marrë nga Britania e Madhe. Thuhet se në sulm kanë marrë pjesë edhe forca artilerie dhe dronë, si dhe civilë që kanë hedhur bomba molotov, raporton dw. Jo shumë larg Buçës, forcat ukrainase përdorën raketa antitank që morën nga Perëndimi për të shkatërruar një tjetër kolonë rus në urën…
Gjatë shtatë ditëve të luftës, më shumë se 2000 ukrainas vdiqën, pa llogaritur mbrojtësit nën armë, sipas Shërbimit Shtetëror për Emergjencat. “Gjatë shtatë ditëve të luftës, Rusia shkatërroi qindra objekte të infrastrukturës së transportit, shtëpi, spitale dhe kopshte. Gjatë kësaj kohe, më shumë se 2000 ukrainas kanë vdekur, pa llogaritur mbrojtësit tanë,” shkroi SES në Facebook të mërkurën. Sipas SES, më shumë se 150 njerëz u shpëtuan, më shumë se 400 zjarre u shuan pas bombardimeve të armikut dhe më shumë se 500 njerëz u evakuuan. Ekspertët neutralizuan 416 mjete shpërthyese, raporton noa.al duke cituar agjencinë ukrainase të lajmeve Interfax.…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nisma e radhës e bashkësisë ndërkombëtare mund të jetë përjashtimi i Federatës Ruse nga Kombet e Bashkuara për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. “Ata planifikojnë të thërrasin një debat për përjashtimin e Rusisë nga OKB-ja duke u bazuar në nenin 6 të Kartës së OKB-së. Pas kësaj do të ketë presion mbi Kinën për të ndryshuar Rezolutën 1244 dhe pas ndryshimit të Rezolutës 1244 nuk do të kemi bazë ligjore që të thirremi në të drejtën ndërkombëtare për të ruajtur integritetin tonë territorial, siç e kemi sot. Dhe më pas…
Rusia dhe Ukraina do të bisedojnë për një armëpushim gjatë rundit të dytë të bisedimeve që do të mbahet më 3 mars, tha kryenegociatori i Moskës, teksa forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre kundër qyteteve ukrainase, shkruan RFE. Vladimir Medinsky, që është ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha më 2 mars se përveç armëpushimit, do të diskutohet edhe çështjen e korridorit humanitar në Ukrainë. Presidenca ukrainase ka konfirmuar se delegacioni i saj ishte “nisur” për në vendin ku do të mbahen bisedimet, pasi Medinsky tha se delegacioni ukrainas veçse është nisur nga Kievi. Bisedimet pritet të mbahen në…
Njëra prej njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se “okupatorët rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe ushtarë”. Përmes rrjeteve sociale, forcat ukarinase njoftojnë se rusët kanë lënë edhe dokumente sekrete “nga paniku”. Forcat ukarinase thonë se në dokumente ka planifikim për luftën me Ukrainën, të miratuara më 18 janar të këtij viti. Sipas tyre, në dokumente përshkruhet se pushtimi duhet të zhvillohet brenda 15 ditësh. “Dhe ne do t’u themi një gjë okupatorëve rusë: lërini pajisjet dhe dokumentet sekrete, do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën”, thuhet në…
Ushtria ruse nuk ndalet së bombarduari lagjet e banimit: Severodonetsk në rajonin e Luhansk nuk bën përjashtim. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Luhanskut, Serhiy Haidai. Të martën, më 1 mars, ushtria ruse qëlloi mbi jetimoren rajonale në Severodonetsk. Nuk ka pasur viktima. Të gjithë fëmijët dhe stafi u evakuuan”, tha Gaidai. Po në këtë lokalitet, pushtuesit janë në kërkim edhe të objekteve të banimit. Mësohet se të paktën një person ka vdekur. Aktualisht nuk ka energji elektrike dhe gaz në disa pjesë të qytetit, pasi tubacioni është i dëmtuar. /noa.al
Duke folur për zhvillimet në Kuvend ku po diskutohet propozimi për shkarkimin e deputetit Fadil Zendeli nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi që të ndërpritet demagogjia dhe leksionet për demokracinë sepse pushteti aktual më së miri e praktikon autokracinë. Akuza drejtoi në adresë të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, duke e quajtur autokrat që sillet në Kuvend sikur të jetë konaku i tij në Forinë. “Nëse nuk e kanë të qartë, le të kujtojnë një kryeparlamentar që sillet sikur Shtëpia e Legjislativit të jetë konaku i tij nga Forina. Autonomia e tij e vetëshpallur…
Presidenti Stevo Pendarovski me dekret ka emëruar profesorin Lubomir Fërçkovsin për ambasador të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, konfirmuan nga Kabineti i Pendarovskit. Përndryshe, që në qershor të vitit të kaluar Ministria e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga Komisioni kompetent në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të caktojë seancë për prezantimin e tezave të kandidatit, në pajtim me praktikën e vendosur. “Para një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme dërgoi lutje të dytë deri tek komisioni i njëjtë, por kryetari i komisionit sërish refuzoi të caktojë seancë,…
Komisioni për Sëmundjet Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka diskutuar për heqjen e masës së mbajtjes së maskave në shkolla për t’u mbrojtur nga Covid-19. “Për maskat në shkolla sot nuk u diskutua. Situata epidemiologjike në shkolla është sigurisht më e qëndrueshme. Është bërë skriningu dhe ka rezultuar se 0.8 përqind është transmetimi mes atyre nxënësve që janë përzgjedhur në mënyrë të rastësishme, por duhet të kemi parasysh një gjë të rëndësishme, ajo është se skriningu është bërë përderisa ka qenë masa për mbajtjen e maskave në shkollë. Në shkollë nuk është bërë skriningu pa maska. A mund të…
Metroja më mbresëlënëse në Evropë është tani “shtëpia” e 15,000 ukrainasve. Mijëra njerëz aktualisht fshihen në stacionet e metrosë së Kievit për t’u mbrojtur nga bombardimet ruse, sipas gazetës ukrainase “Kyiv Independent”. Gratë, fëmijët dhe të moshuarit kanë gjetur strehë atje për të shpëtuar. Fytyra të zymta dhe të trazuara. Dëgjohen të qarat e foshnjave ndërsa fëmijët më të mëdhenj janë fejuar me të vetmen ‘lodër’ që kanë arritur të marrin nga shtëpia dhe janë harruar. Shumica nuk flasin. Ata janë të zhytur në mendimet e tyre. Ata pyesin veten se çfarë u vjen atyre. Shqetësimi…