Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Shkupit, Bashkim Bakiu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke theksuar rëndësinë e votës si akt qytetar dhe demokratik. “Realizojmë të drejtën e votës! Deri në orën 7, dilni familjarisht dhe ushtroni të drejtën tuaj qytetare për të ardhmen e fëmijëve tanë,” shkruan Bakiu. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e vendit, e veçanërisht për shkupjanët, për një fushatë që, sipas tij, ka qenë dinjitoze, e drejtë dhe demokratike. “Ta përfundojmë edhe këtë ditë me dinjitet,” përfundon mesazhin e tij kandidati i VLEN për Shkupin.
Author: Jeta almakos
Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje: E drejta për të votuar është themeli i demokracisë. Me votën tuaj, ju përcaktoni të ardhmen që dëshironi për veten dhe për të tjerët. Sot, dilni dhe votoni me përgjegjësi. Çdo votë ka peshë. Çdo qytetar ka rëndësi. Ai thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe vendimmarrjes së qytetarëve për të ardhmen e komunitetit.
Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Gostivarit, Visar Ademi, ka dhënë votën e tij dhe ka ndarë një mesazh motivues në rrjetet sociale: “ Sot votova! Por këtë herë… ndryshe. Jo vetëm me mendje, por me shpirt. Ju ftoj me gjithë zemër Dilni dhe votoni! Për një Gostivar të transformuar, për një Gostivar të të gjithë qytetarëve! Zëri yt ka FUQI! Vota jote ka PESHË! Sot është koha të vendosim për të ardhmen që e meritojmë!” Mesazhi i tij është shpërndarë në shqip, maqedonisht dhe turqisht, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të të gjithë qytetarëve në zgjedhje…
KSHZ njofton se dalja në votim deri orën 13:00 është 20.12% përqind, shkruan Telegrafi Maqedoni. Më shumë dalje ka në komunat Bogdanci me 27.31%, Vevçani me 33.76, Gradsko me 26.01%, Demir Kapija 29.25%, Çashka 40.74%. Dalje më të vogël ka në Veles 19.13. Vrapçisht 7.23%, Gazi Babë 18.97%, Gostivar me 11.66, Dibra me 13.87, Zhelinë 17.19%./Telegrafi/
MPB njofton se dje gjatë heshtjes zgjedhore janë regjistruar 20 shkelje të cilat janë denoncuar nga qytetarët. “Gjatë heshtjes parazgjedhore, nga 18.10.2025 deri në orën 07:00 të datës 19.10.2025, pra deri në hapjen e vendvotimeve, u regjistruan 20 njoftime për shkelje të heshtjes zgjedhore, nga të cilat gjashtë në zonën e SPB Shkup, katër në zonën e SPB Kumanovës, pastaj tre në SPB Veles, nga dy ngjarje në zonën e SPB Ohër, SPB Shtipit dhe SPB Manastirit dhe një në zonën e SPB Strumicë. Pas marrjes së masave, njoftimet për 15 ngjarje nuk u konfirmuan. Përveç kësaj, 47 postime u…
Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, në një deklaratë për media u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin në votime dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, raporton SHENJA. “Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës,” tha ministri Toshkovski. Ai informoi se procesi zgjedhor po zhvillohet pa pengesa të mëdha dhe në përputhje me standardet demokratike. Deri në momentin e deklaratës, vetëm një vendvotim në një fshat të vogël…
Mijëra palestinezë të zhvendosur vazhdojnë të strehohen në tenda të ngushta dhe të mbipopulluara në zonën bregdetare Al-Mawasi në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, raporton Anadolu. Pamjet me dronë tregojnë strehimore të improvizuara të stërmbushura, teksa familjet përpiqen të mbijetojnë mes shkatërrimit të përhapur dhe ndihmës së kufizuar humanitare në enklavën e rrethuar. Banorët përballen me kushte të vështira të jetesës, me strehim, ushqim dhe ujë të pamjaftueshëm, duke e nxjerrë në pah krizën humanitare të vazhdueshme të shkaktuar nga bllokada dhe gjenocidi izraelit. Marrëveshja e armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit u arrit javën e kaluar, bazuar…
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani ditë më parë priti në takim Emira Selimin themeluesen e Bibliotekes Linkest të Manastirit pas takimit ambasadori dhuroi dhjetra abetare të unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit. Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka nisur shpërndarja e abetareve të unifikuar për nxënësit shqiptarë të Manastirit. “Nga ambasadori i Shqipërisë, ashtu si fëmijët e tjerë, edhe Isaku mori abetaren dhe fletoren e punës ”, thuhet në postimin e Bibliotekës Linkest. “Edhe Erina u gëzua pafund me abetaren dhe fletoren e punës që ia dhuroi ambasadori. Faleminderit, ambasador, që gëzove…
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se s’ka pasur rrezikim të sigurisë së Kosovës nga dronët serbë. Shekerinska ka thënë se ajo që është e sigurt është se KFOR është përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës “Ne nuk bëjmë komente për raportet e këtij lloji. Por ajo që është e sigurt është se KFOR-i është vërtet përgjegjës për vëzhgimin e hapësirës ajrore të Kosovës. Dhe unë mund të konfirmoj vetëm se nuk kishte kërcënime sigurie në këtë drejtim”, ka thënë ajo. Tutje, ajo tha se fakti që Kosova…
Kandidatët që kanë konkurruar për gjykatës në Strasburg do të intervistohen të hënën më 20 tetor dhe intervista e tyre do të zhvillohet në gjuhën angleze dhe frenge. Komisioni për zgjedhje të kandidatëve të Maqedonisë së Veriut për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg intervistimiet do t’i kryej në hapësirat e Gjykatës Kushtetuese në Shkup. Në mesin e kandidatëve që janë thirrur për intervistim janë ish gjykatës dhe gjykatës aktual, profesorë universitarë dhe avokatë. Ndërsa prej tyre janë edhe dy shqiptarë. Bëhet fjalë për 11 kandidatët: Kandidatët që do të thirren për intervistë janë: Ola…
Ministria e Punëve të Brendshme ka bastisur shtëpinë e 59 vjeçarit me iniciale G.P në një fshat të komunës së Çashkës në të cilën janë gjetur e sekuestruar afro 120 mijë denarë dhe një telefon celularë. Nga Ministria e Brendshme thonë se bastisja është bërë në koordinim me Prokurorinë e Velesit për shkak të dyshimeve të bazara për kryerjen e veprës penale “ryshfet në zgjedhje”, sipas nenit 162 të Kodit Penal. “Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 60 kartëmonedha nga 2.000 denarë dhe një telefon celular. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Veles është njoftuar për rastin, dhe me…
Nën moton “Nuk ka paqe pa liri”, në Shkup u organizua një marsh protestues për solidaritet me popullin palestinez dhe kundër gjenocidit në Gaza. Marshimi filloi para Monumentit Simfonia e Paqes dhe përfundoi para godinës së Qeverisë. Organizatorët nga iniciativa “Të gjithë për Palestinën” theksuan se kjo protestë fokusohet në nevojën për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e bazuar në liri, drejtësi dhe përgjegjësi — dhe jo vetëm në një ndërprerje të sipërfaqshme të armëpushimit që legjitimon pushtuesin dhe mohon të drejtat e popullit palestinez. Ata kujtuan se ndërprerja e armëpushimit nuk e fshin përgjegjësinë për krimet e…

