Author: Jeta almakos

Disa fëmijë të mitur kanë sulmuar një moshatar të tyre në oborrin e një shkolle fillore në Kumanovë, njoftoi sot SPB Kumanovë. Rastin në polici e ka denoncuar nëna e fëmijës. “Sot në orën 11:30 në SPB Kumanovë T.S.(38) nga Kumanova ka denoncuar se në oborrin e shkollës fillore në Kumanovë djali i saj i mitur fizikisht është sulmuar nga një grup moshatarësh”, citohet në kumtesën e SPB-së Kumanovë. Policia ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar mbetet e reduktuar për pesë prokurorë. Këshilli i prokurorëve publik sot nuk kishte kuorum për emërimin e anëtarëve, shkruan Alsat. Nuk erdhi prokurori republikan Lubomir Joveski i cili ka të drejtë vote ndërsa nuk u paraqitën as anëtarët e Këshillit, Ixhet Memeti dhe Lupço Ivanovski. Të enjten e ardhshme do të bëhet përpjekje e re për emërimin e pesë prokurorëve. Në ndërkohë, pritet të ketë konkurs për tre anëtarë tjerë. “Duhet të shpallim konkurs këtë muaj apo kah fillimi i muajit të ardhshëm edhe për tre anëtarë të tjerë të cilëve u mbaron…

Lexo më Shumë

Edhe pse masat e nga Qeveria për zbutjen e çmimeve ishin të paralajmëruar prej mbrëmë, deri në orën 14:00, propozimi nuk erdhi në Kuvend… Kohë e mjaftueshme që pozita dhe opozita të grinden se kush do të propozojë masat e para dhe cilat propozime janë më të mira për qytetarët. ELI PANOVA, DEPUTETE E VMRO DPMNE-SË Vendimi i Qeverisë, kështu siç është, nuk do të ndikojë shumë në çmimin e derivateve dhe rritjeve të fundit. Për këtë shkak, VMRO DPMNE i bën thirrje shumicës parlamentare që mos të vrapojë pas popullzimit të ç‘veshur, i cili tek populli nuk kalon më,…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot deklaroi se në koordinim me tregtarët është dakorduar që buka, mielli dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa marzhë profiti, përcjell TV21. Kjo nënkupton që buka, vaji dhe mielli tip 400 nga sot do të shiten sikurse me çmimin furnizues. “Buka miell dhe vaji të shitën deri më 31 maj pa asnjë lloj marzhe profiti në tregtinë me pakicë, këtë e kemi dakorduar bashkërisht me të gjithë tregtarët, por njëkohësisht të zvogëlojmë edhe marzhet e profitit sa i përket tregtisë me shumicë nga 5 në 4 për qind, si dhe të tregtisë…

Lexo më Shumë

Pronari i kompanisë “Floil”, Berat Mustafa tha se kapacitete e vajit janë të mjaftueshme për ta mbuluar tregun e Kosovës. Musftafa gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti në këtë fabrikë, ka shtuar se kapacitetet e prodhimit janë 100 mijë litra vaj brenda 24-orëve. “Kemi kapacitet të prodhimit prej 100 mijë litra në orë. Prodhimi është duke shkuar në suaza normale. Ambalazhimin e kemi 6 mijë litra në orë. Kapacitete janë të mjaftueshme, jo për ta mbuluar vetëm tregun tonë, por edhe për rajonin për eksport. Po shikojmë të gjitha mundësitë që konsumatorët të mos mbesin pa prodhim”, tha Mustafa. Duke…

Lexo më Shumë

Ndodhemi në javën më dinamike me numrin më të madh të luhatjeve në bazë ditore në bursën e derivateve të naftës sidomos të dizelit, që reflektohen në çmimin final të derivateve që i paguajnë blerësit e fundit në vend, porosisin nga Komisioni rregullator i energjetikës dhe shërbime ujore (KRE). Pikërisht për këtë, shtojnë dje kanë marrë vendim për uljen e marzhave për tregtarët për 33 për qind, gjegjësisht nga 4,5 në 3 denarë për litër që të amortizohet qëllimi përfundimtar. Nëse në vendimin përfundimtar e djeshëm për rritje të nafteve të derivateve të naftës realisht i kanë marrë të gjitha…

Lexo më Shumë

Kosova u shndërrua në vend paniku pas fillimit të luftës Ukrainë-Rusi. Luhatja e çmimeve është shtylla kryesore që po mban këtë vend në panik, raporton syri.net Kosova. Kur kemi të bëjmë me ushqimin, kjo është pika e parë ku qytetarët ‘panikaven’ më së shumti për sigurimin e miellit e produkteve të tjera ushqimore. Por siç duket panikut për miell e bukë po i vije fundi. E.D një qytetar nga komuna e Prishtinës ka thënë për Syri.net Kosova që fare problem nuk është duke e pasur miellin. Qytetari me shumë qetësi rrëfen  që është duke blerë miell vetëm për 1 muaj si gjithmonë. ‘Unë…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së djeshme miratoi masa ekonomike dhe vendime për balalfaqimin me krizën energjetike dhe të çmimeve. Po ashtu u miratua edhe Vendimin për kufizimin e eksportit të vajit të lulediellit për shkak të çrregullimeve serioze në tregun vendor, i cili hyri në fuqi dje dhe do të jetë i vlefshëm deri më 31 maj. “Ky vendim është miratuar në bazë të Ligjit për tregti, me të cilin parashihet se me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria mund të kufizojë eksportin ose importin e mallrave të caktuara ose të përcaktojë kushte të veçanta për import…

Lexo më Shumë

Ish-ministri Mile Janakieski sot është dënuar me dy vjet burg me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve kinezë dykatësh, konfirmojnë për “Fokus” Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni. Janakieski e mori dënimin me kusht pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë, ndërsa i njëjti dënim u shqiptua edhe për dy të akuzuarit tjerë, anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik. Në këtë rast akuzohet edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, i cili do të vazhdojë të gjykohet, pasi nuk e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se nuk e kupton akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet si anëtar…

Lexo më Shumë

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se masat e miratuara dje nga ana e Qeverisë nuk janë efikase. Adnan Neziri thotë se ASh kërkon uljen e akcizës së derivateve të naftës, ndërsa kërkon që TVSH-ja në vend se në 10, të ulet në 5 për qind. “I bëjmë thirrje Qeverisë që të pranojë në mënyrë taksative propozimet tona. Akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizellit nga 15 në 9 denarë. Kjo shumë të jetë fikse dhe të mos mvaret nga lëvizjet e bursës. TVSH propozojmë që të ulet nga 18 në 5% dhe…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar pas miratimit të 26 masave dhe rekomandimeve nga Qeveria për ballafaqim me krizën ekonomike. Nga kjo parti thonë se masat nuk janë adekuate dhe se disa prej tyre tashmë janë të vonuara. “Qeveria e administratorit Kovaçevski nuk e pranoi propozimin e VMRO-DPMNE-së për uljen e akcizës për derivatet e naftës për 50 përqind dhe uljen e menjëhershme të derivateve për 13 dhe 9 denarë, por ofroi një model të komplikuar që askush nuk e kuptoi dhe nuk garanton që ka kontribuar në uljen e çmimit të derivateve. LSDM dhe BDI po tentojnë të mashtrojnë pensionistët dhe…

Lexo më Shumë