Author: Jeta almakos

Akademik Abdylmenaf Bexheti sonte në emisionin “360”, ka thënë se masat që mori mbrëmë Qeveria dhe rekomandimet që nxori sa i përket çmimeve, në aspekt të kohës ishin goxha në kohë, pavarësisht se mundeshin të jenë edhe një javë më parë, shkruan Alsat. Ai tha gjithashtu se, Qeveria çdo ditë duhet të ndjek rrjedhën dhe kështu çdo ditë duhet të reagojë në mënyrë fleksibile me masat. “Qeveria apo institucionet e shtetit ditë për ditë duhet t’i ndjekin rrjedhat, trendët, tendencat e kështu me radhë dhe mundësisht të reagohet ditë për ditë, në mënyrë fleksibile me masat me të cilat mund…

Lexo më Shumë

Motrat Besjana dhe Amra nga fshati Opajë i komunës së Likovës kanë mbetur pa vëllain e tyre të vogël. Fatlum Shabani, djaloshi 5-vjecar gjatë ditës së sotme ka humbur jetën, pasi nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë në aksident trafiku, i cili i kishte ndodhur një javë më parë. Varrimi i vogëlushit do të bëhet nesër (e premte) me namazin e xhumasë në fshatin Sllupcan prej nga janë prindërit e tij, njofton familjari Raif Shabani. Ngushëllime më të sinqerta familjes për këtë humbje të madhe.

Lexo më Shumë

Biznesmeni Ramiz Kelmendi ka folur rreth rritjes marramendëse të çmimeve të produkteve elementare gjatë kësaj javë në Kosovë. Sipas Kelmendit, nuk ka vend për panik pasi vajin mund të zëvendësohet me margarinë, shkruan Insajderi. Por, ai nuk e mohon mundësi që në këtë periudhë të mos ekzistojë fare vaji. “Ekziston mundësi që nuk do ketë fare vaj por ekzistojnë yndyrat tjera, margarina, tlynit që nuk kanë ndalesë me u eksportu prej shteteve që kanë, dhe ne kështu në vend të vajit e sjellim margarinën dhe kështu margarina e zëvendëson vaijn. Ato janë yndyrna bimore janë zëvendëses të detyrueshëm për vaj…

Lexo më Shumë

Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion të inspektimit dhe bastisjes së depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë. Për aksionin raportoi Gazeta Online Reporteri.net nga vendi i ngjarjes. Siç morri vesh Gazeta Online Reporteri.net, aksioni u zhvillua pasi u dyshua se ky rrjet i njohur i marketeve në Kosovë tash e sa ditë ka mashtruar klientë të saj me rritjen e çmimeve të vajit dhe heqjen e produkteve nga raftet e marketeve me arsyetimin sa ka mungesë të tyre. E duket se dyshimet po dalin të bazuara. Shkak i tyre, pas bastisjes…

Lexo më Shumë

Kryetari i zgjedhur në krye të bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar mbi arrestimin e protestuesve në qytetin e Shkodrës. Nëpërmjet një statusi në facebook, Spahia ka thënë se e dëononte sjelljen e dhunshme të policisë dhe se kërkonte lirimin e menjëhershme të protestuesve. Postimi i Plotë nga kryetari i zgjedhur për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia: Shkodra në shesh kundër abuzimit të qeverisë me cmimin e karburanteve. Respekt dhe mirënjohje ndaj çdo shkodrani që iu përgjigj thirrjes së shoqërisë civile për të protestuar për të drejtat e tyre. Shkodra nuk pranon “pushtetin” e dhunës dhe të vjedhjes. Çmimi…

Lexo më Shumë

Policia ka tërhequr me forcë  dy gra që dolën sot rrugëve të Tiranës për të protestuar kundër rritjes abuzive të çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore. Nga pamjet e siguruar nga abcneës.al duken policët teksa marrin me forcë protestueset që janë ulur në rrugë, ndërsa protestuesit e tjerë thërrasin “turp”. Gjithashtu FNSH kanë ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit, ndërkohë që janë bërë dhjetëra shoqërime në komisariat. Pasditen e sotme janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore në disa qytete të vendit tonë, siç është Tirana, Durrësi, Miloti, Shkodra, Saranda. Më herët kryeministri i vendit, Edi…

Lexo më Shumë

Pas Kryeministrisë, protestuesit në Tiranë janë drejtuar drejt Unazës dhe së fundmi kanë bllokuar urën në hyrje të ish-Bllokut. Ata janë përplasur me policinë, pasi këta të fundit kanë tentuar të çajnë kordonin e krijuar nga qytetarët që ka sjellë një kaos të qarkullimit në kryeqytet. Qytetarët vazhdojnë të protestojnë prej gati 3 orësh, ndërsa kryeministri Edi Rama përmes një komunikimi live në Facebook tha se brenda 48 orësh do të njoftohet plani i masave të marra nga qeveria.

Lexo më Shumë

Rrjeti i marketeve Viva Fresh Store ka njoftuar se nga sot çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent, ndërsa buka do të jetë 30 cent. Në njoftimin e bërë për media thuhet subvencionimi për çmimin e vajit do të bëhet në të gjitha pikat e saj në Kosovë. “Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent! Po ashtu, edhe çmimi i bukës vazhdon të subvencionohet dhe mund ta gjeni për vetëm 30 cent”, thuhet në njoftim. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se do të gjobitin secilin që luan me çmime në treg, duke njoftuar se kanë dënuar me një mijë euro pronarin e një marketi, i cili kishte shitur vajin me çmim prej 3.59 Euro. Nura ka shkruar se do të ketë gjoba për secilin që provon të përfitojë në mënyrë të pandershme, transmeton Telegrafi. “Nuk mund të ndryshojmë rrjedhën e tregjeve botërore, por mund të shtojmë mbikëqyrjen në qendrat tregtare dhe dyqanet ushqimore, nëse ato apo kushdo tjetër që bën tregti, luan me çmime, në këtë kohë pa kohë kur disa…

Lexo më Shumë

Pas gati 1 orë protestë në Rrugën e Arbrit, dhjetëra qytetarë janë shpërndarë. Mirëpo, pas përfundimit të protestës, Policia e Bulqizës ka shoqëruar në komisariat edhe një gazetar për shkak sepse shpërndau në rrjetet sociale ftesën drejtuar qytetarëve për zhvillimin e protestës së sotme kundër rritjes së produkteve të shprtës dhe burimeve të energjisë.

Lexo më Shumë

Protesta kundër rritjes së çmimeve janë duke u zhvilluar paralelisht në disa qytete të Shqipërisë pasditen e së enjtes, raporton EN. Për të dytën ditë me radhë, qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera bazë. Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje për uljen e disa taksave që përfshihen në çmimin e karburantit në mënyrë që t’u lehtësohet kostoja e jetesës. Një protestë kundër rritjes së çmimit të naftës është zhvilluar edhe në Devoll. Fermerë, anëtarë të PD dhe qytetarë shprehen se qeveria duhet të ulë çmimin e…

Lexo më Shumë