Kryetari i Tetovës dhe kandidat për mandat të ri nga radhët e VLEN-it, Bilall Kasami, është deklaruar në rrjetet sociale në lidhje me rezultatet nga votimi i sotëm. Ai ka falënderuar qytetarët për siç thotë “fitoren e madhe”. “Faleminderit Tetovë për Fitoren e Madhe! Mirënjohës pafund. Shihemi në shesh ora 22:30”, ka shkruar Kasami. Ndryshe, nga 78 përqind e votave të numëruara në Tetovë, Bilall Kasami ka marrë 15.129, ndërsa kundërkandidati i tij nga AKI, Bajram Rexhepi, ka marrë 12.123 vota, kandidatë që pritet të shkojnë në raundin e dytë.
Author: Jeta almakos
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka filluar me publikimin e rezultateve të para për zgjedhjet lokale në Komunën e Sarajit, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas KSHZ-së, nga 7,28 vota të numëruara, rezultatet janë si më poshtë: Blerant Ramadani nga AKI 51,09% 677 vota Muhamed Elmazi nga VLEN 45,89% OBRM-PDUKM 1,74 23 vota Tenzi Beluli Kandidat i pavarur – Remzi Mamuti Kandidat i pavarur – Kujtojmë se në këtë komunë ka gjithsejt 34.341 votues, teksa dalja deri në orën 18:30 ka qenë 55,20 %.
Zgjedhjet e sotme janë vlerësuar si më të qetat dhe më demokratiket deri më tani, deklaroi përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski. “Me krenari e them se zgjedhjet e sotme ishin më të qetat dhe më demokratiket deri më tani. Sot dëshmuam se kur institucionet funksionojnë, demokracia është në rritje”, tha ai gjatë një deklarate për mediat. Sipas Milloshoskit, në mbarë Maqedoninë janë denoncuar 91 raste të shkeljeve të mundshme, kryesisht që lidhen me blerjen dhe fotografimin e votës. Deri tani janë arrestuar 11 persona; katër prej tyre janë liruar, ndërsa shtatë të tjerët ndodhen ende në procedurë hetimore. Milloshoski theksoi…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka filluar me numërimin e votave. Nga 4.526 vota të numëruar deri tani, Izet Mexhit nga koalicioni VLEN ka 1.277 vota, ose 58,77%, ndërsa Bujar Osmani nga koalicioni AKI- ka 760 vota ose 34.97% të votave. Kandidati i tretë Ico Kolevski nga partia e punëtorëve ka 0,97% ose 21 vota. Votimet mund t’i ndiqni live duke klikuar në këtë LINK.
Arbër Ademi, ka shpallur fitoren e kandidatëve të Aleancës Kombëtare për Integrim në komunat e Likovës dhe Pllasnicës, pa nevojën për raund të dytë zgjedhjesh. Sipas Ademit, në këto dy komuna janë përpunuar të gjitha rezultatet zgjedhore dhe AKI ka siguruar fitore bindëse që në raundin e parë. “Në komunën e Likovës kemi fituar pa balotazh me kandidatin tonë, Erkan Arifi, me një rezultat pothuajse 3 me 1. Po ashtu, kemi arritur fitore edhe në komunën e Pllasnicës ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Turke, me një diferencë 2 me 1”, deklaroi Ademi. Ai theksoi se Likova dhe Pllasnica janë dy…
Ka përfunduar procesi i votimit në Maqedoninë e Veriut. Kutitë e votimit u hapën në ora 07:00 të mëngjesit ndërsa u mbyllën në orën 19:00. Sipas KSHZ-së, nuk janë vërejtur shkelje serioze të procesit përpos disa vërejtjeve gjatë procesit. Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga pavarësia e shtetit dhe të katërtat në të cilat zgjidhen kryetarët e komunave dhe këshillat komunalë në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit. Është votuar 3.474 vendvotime për 309 kandidatë për kryetarë komunash dhe për 576 lista kandidatësh për anëtarë të këshillave komunalë, ose gjithsej për 10.490 kandidatë. Në zgjedhje kanë marrë…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka apeluar deri tek Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), komisioneve komunale zgjedhore dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që të vazhdojnë të sigurojnë qasje të papenguar dhe kushte pune për gazetarët dhe punonjësit mediatikë në të gjitha vendvotimet. Ky apel vjen pasi gjatë mëngjesit në SHGM janë raportuar disa raste të pengimit të punës së ekipeve gazetareske: “Shkup (Komuna Karposh, VV 2626): Gazetares Elida Zylbeari iu tentua t’i merrej telefoni dhe u trajtua në mënyrë të papërshtatshme nga zëvendëskryetari i komisionit, pas së cilës ndërhyri MPB-ja, për çka do t’i kërkojmë KSHZ-së të ndërmarrë…
Një anëtar i këshillit zgjedhor është arrestuar sot në vendvotimin nr. 2938, në ambientet e Shkollës fillore “Imri Elezi” në komunën e Çair. Sipas informacioneve nga terreni, arrestimi ka ndodhur gjatë një pauze, në momentin kur personi i përfshirë kishte dalë jashtë për të pirë një cigare. Kryetari i komisionit zgjedhor në këtë vendvotim ka deklaruar se nuk ka ende informacion zyrtar për arsyet e arrestimit, ndërsa procesi i votimit ka vazhduar normalisht. Autoritetet kompetente pritet të japin detaje në orët në vijim. /Alsat.mk
Dy persona janë arrestuar ndërsa pesë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve. “Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA. Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim…
Kandidati Muhamed Elmazi ka votuar sot, duke uruar mbarësi për procesin zgjedhor. Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes dhe uroi që dita të kalojë në qetësi e demokraci.
Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Shkupit, Bashkim Bakiu, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke theksuar rëndësinë e votës si akt qytetar dhe demokratik. “Realizojmë të drejtën e votës! Deri në orën 7, dilni familjarisht dhe ushtroni të drejtën tuaj qytetare për të ardhmen e fëmijëve tanë,” shkruan Bakiu. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë qytetarët e vendit, e veçanërisht për shkupjanët, për një fushatë që, sipas tij, ka qenë dinjitoze, e drejtë dhe demokratike. “Ta përfundojmë edhe këtë ditë me dinjitet,” përfundon mesazhin e tij kandidati i VLEN për Shkupin.
Kandidati për kryetar të Çairit, Izet Mexhiti, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje: E drejta për të votuar është themeli i demokracisë. Me votën tuaj, ju përcaktoni të ardhmen që dëshironi për veten dhe për të tjerët. Sot, dilni dhe votoni me përgjegjësi. Çdo votë ka peshë. Çdo qytetar ka rëndësi. Ai thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive dhe vendimmarrjes së qytetarëve për të ardhmen e komunitetit.

