Këngëtarja e njohur shqiptare, Elsa Lila, është arrestuar dje nga policia italiane pasi dyshohet se është pjesë e një grupi të organizuar të trafikimit të drogës. Lila u vu në pranga me 12 të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë. Sipas mediave, aktiviteti koordinohej nga një lokal lojërash fati që kishte grupi në Acilia dhe menaxhohej nga këngëtarja. Ndërsa artistja shqiptare është bërë kryefjalë e mediave italiane dhe vendase, ajo është përmendur gjithmonë për artin e saj. Elsa ishte një nga këngëtaret që publiku e përqafoi dhe e deshi shumë. Lila ishte ende adoleshente teksa u…
Author: Jeta almakos
Më 30 mars do të shpallim rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, po përgatisim ngjarje, në sallën e Filarmonisë. Presim 20 vjet për të dhënat e regjistrim, do të presim edhe 12 ditë të tjera. Çdo qytetar kishte të drejtë të regjistrohej sipas dëshirës, deklaroi kreu i EShS-së Apostol Simovski. Ai deklaroi se është iluzion të presësh rritje të popullsisë kur ka rritje të emigrimit. Simovski tha se para 16 vjetësh është bërë strategji demografike, e cila ishte shumë e gabuar. “Na kanë emigruar të rinjtë që mbartin natalitetin. Duhet një lloj tjetër politike. Dhe kur merren masat më të mira,…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka mirëpritur lajmin për faljen e pjesshme që presidenti Stevoa Pendarovski i ka bërë Abdylfeta Alimit, i cili është dënuar për ngjarjet e 27 prillit, përcjell TV21. Sela në Facebook ka shkruar se Alimi ka qenë padrejtësisht i dënuar. “U gëzova pa masë Feta, pa çka se tetë muaj falje sjanë asgjë në krahasim me shtatë vite padrejtësisht i dënuar. Ti duhet të jesh i lirë dhe jo i falur miku im. Falë teje jam e falë të qofsha!”, ka shkruar Sela.
Duke folur më tej mbi tema të ndryshme, Grubi ka theksuar se Qeveria është përballur me situata të ndryshme dhe ka dëshmuar se është kujdesur ndaj qytetarëve. “Flitet shpesh për pagat e funksionarëve të cilët nuk janë ngritur dhe janë më të ulta nga drejtor të ndërmarjeve të ndryshme. Kemi rritur pagën minimale sepse ka punëtor që punojnë me pagë minimale dhe pensionet i kemi rritur. Kjo Qeveri dëshmoi se mund të përballet me situata të ndryshme, tregojmë kujdes ndaj qytetarëve. Një ministër tek ne merr pagën më të ulët se kolegët e tyre në rajon”, ka theksuar Grubi.
Borisllav Krmov nga partia maqedone “E MAJTA” paralajmëron që kjo parti mund të paraqes referendum kundër përdorimit të gjuhës shqipe nëpër amblemat e policisë, pasi siç potencoi ai kjo është në kundërshtim me Kushtetutën amandamenti 5, dhe është në kundërshtim me ligjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme thotë ai. Sipas tij ky vendim seriozisht e cënon unitetin e vendit.
Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua tryezë e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Në Tryezën e rrumbullakët fjalim mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, Zëvendës Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian z.Julian Vassalo, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, Zëvendëskryetarја e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë znj. Slavica Grkovska, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe. Ministria për transport dhe lidhje është ndër të parati stitucione…
Besimtarët e besimit Islam sonte shënojnë Natën e Madhe të Beratit sipas kalendarit hixhri. Kjo natë pranohet si lajmëtare e muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili fillon dy javë pas kësaj nate. Fjala “berat” në gjuhën arabe do të thotë: të shpëtosh, të falesh e të lirohesh prej gjynaheve, fajeve dhe dënimeve. Në këtë natë, sipas besimit Islam, shumë muslimanë gjejnë faljen dhe lirimin prej gjynaheve nga ana e Allahut, i arrijnë mirësitë dhe dhuntitë e Zotit dhe zemrat u mbushen me dritë hyjnore. “Është kjo natë e bekuar dhe e madhe ngase, sipas disa komentatorëve të Kur’anit, në…
Nëpunësit policorë kanë arrestuar dje një banor të Shkupit për shkak të dëmtimit të automjetit policor me send të fortë dhe sulmit fizik ndaj nëpunësit policor i cili zbatonte detyrë zyrtare, kumtoi MPB-ja. “Mbrëmë në ora 21:40 para objektit të hotelerisë në zonën e Karposhit, nëpunës policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar V.S. (30) nga Shkupi pasi me send të fortë e ka dëmtuar automjetin e policisë dhe ka sulmuar fizikisht një punonjës policorë i cili zbatonte veprime zyrtare”, thonë nga MPB. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtrim përkatës.
Një person i mitur mbrëmë është gjetur i ngulfatur në pishinën e banjës së Dibrës, fshati Kosovrast, informon Sfefan Dimoski, zëdhënës i SPB – Ohër. “Mbrëmë rreth orës 20 sektori për punë të brendshme në Dibër deklaroi se në banjat e Dibrës, në Kosovrast të poshtë, është hetuar një person pa shenja jete. Pas hetimeve të bërë u konstatua se bëhët fjalë për fëmijë të mitur nga Gostivari, dhe pas ekspertizës së ekpsertëve shëndetësor, nuk u konstatuan shenja dhune” tha Dimovski. Pas përfundimit të hetimeve, trupi i pajetë iu dha familjarëve. Sipas drejtorit të Spitalit të përgjithshëm, Bekim Alili, bëhet…
Shteti do të paguaj për humbjen e jetës së njerëzve nëse kursen në financimin e shoqatave për mbrojtje nga HIV, porositën 14 organizata qytetare që janë pjesë e platformës për mbrojtje nga HIV para Ministrisë së Shëndetësisë. Tre muajt e kaluar të punësuarit në këto organizata kanë punuar pa kompensim dhe shpenzimet i kanë mbuluar vetë. “Shteti vendos në rrezik mbylljen e kapaciteteve të vendosura për kontrollin e infeksionit nga HIV dhe e cenon shëndetin e më së paku 10 përdorueseve të drejtpërdrejtë të këtyre shërbimeve nga komunitetet e margjinalizuara. Në vend të mjeteve të parapara në vlerë prej 46.5…
Sot isha i nderuar me vizitën e parë të ambasadorit të posaemëruar të Republikës së Çekisë në vendin tonë, ekselenca e tij Jaroslav Ludva, në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup. Biseduam për zhvillimet aktuale në vend, rajon dhe në botë. Invazioni rus në Ukrainë mbetet shqetësimi kryesor për ne dhe mbarë botën e civilizuar perëndimore. Ambasadorit Ludva i shpreha qëndrimin e Aleancës për Shqiptarët kundër Open Ballkan, të cilin e shohim si projekt për afrimin e Rusisë në Ballkan dhe si përjashtues për gjysmën e vendeve të gadishullit. Në këtë takim miqësor dhe me interes të përbashkët, e…
Pushtimi ushtarak i Rusisë mbi Ukrainën, tani u shndërrua edhe në luftë propagandiste. Sa është i pranishëm në vendin tonë fenomeni i lajmeve të rreme lidhur me pushtimin rus, duke pasur parasysh se në çdo luftë të parat që pësojnë janë faktet dhe informacionet? Kjo ishte tema e debatit në emisionin e mbrëmshëm “Click Plus” të TV21, ku njeriu i parë i Organizatës “Civil”, Xhabir Deralla tha se në Parlamentin e Maqedonisë ka mbështetës të Rusisë. Ju keni një situatë në të cilën Rusia, duke u bazuar në post-Luftën e Dytë Botërore, imazhi të cilin e bart Bashkimi Sovjetik në…

