“Drejtoria e Doganave vendosi tabelë me lentë të gjelbër për Ballkanin e Hapur për qarkullimin më të shpejtë të transportuesve të mallrave këtu në vendkalimin kufitar Tabanoc”. Edhe përkundër kësaj, kolona kilometërshe kishte në anën për të dalë nga Maqedonia. “Duhet të mos ketë rrëmujë a nuk e shihni se deri ku është kolona e kamionave”. Transportuesit me qëndrim se duhet që sa me shpejtë të gjitha vendet e Ballkanit t’i heqin vendkalimet kufitare që ata të mos presim me ditë të tëra në vendkalimet kufitare. Gjorgji Stankov 35 vite transporton mall, thotë që është vështirë për ta pritja e…
Author: Jeta almakos
Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH) njoftoi se shkalla e papunësisë është 15.7 për qind, përcjell FLAKA. Vitin e kaluar, popullsia aktive në vend ishte 943.004 persona, nga të cilët 795.087 ishin të punësuar dhe 147.917 ishin të papunë. Shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 56.0, shkalla e punësimit është 47.2. Nëse në vitin 2020 kishte 94,614 burra të papunë, vitin e kaluar 92,880 burra ishin pa punë. Në vitin 2020, 61,335 gra ishin pa punë, ndërsa vitin e kaluar 55,036.
Drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Aneta Simeska Dimovska, sonte në emisionin “360 gradë” në Alsat tha se vendi ka rezerva të mjaftueshme të vajit për gatim, dhe tha se cili do të jetë çmimi maksimal i pritur i shitjes. “Në varësi të prodhuesit, në varësi të paketimit. Kemi paketime të ndryshme, nga 0,8 litra, 0,9 apo 1 litër, mirëpo presim që të lëvizë deri në 110 denarë, varësisht nga prodhuesi”, tha Simeska Dimovska.
Një bazë e vjetër ajrore e Shqipërisë po rinovohet, për t’u bërë qendër e re taktike e operacioneve të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Në atë që pritet të bëhet baza e parë ajrore e NATO-s në Ballkanin Perëndimor, është paraparë të vendoset një mori aeroplanësh modernë luftarakë. Marrë nga REL
Fondi i Sigurimit Shëndetësor në Maqedoninë e Veriut (FSSHMV) ka reaguar në lidhje me kërkesat të cilat shpërndahen në rrjetet sociale, në të cilat kërkohet mbledhja e fondeve për shërim jashtë vendit të pacientëve të caktuar. Nga Fondi thonë se bëhet fjalë për raste kur aspak nuk është paraqitur kërkesë dhe nuk janë dorëzuar dokumente për mbulim të shpenzimeve nga Fondi. Më poshtë e keni të plotë reagimin e Fondit, të cilët kërkojnë që qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos manipulohen, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Për shkak të abuzimit të shtuar të Fondit të Sigurimit Shëndetësor nga ana e…
Emblema e Policisë së Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe në gjuhën shqipe vetëm për shërbimet në nivel lokal, ku gjuhë zyrtare është shqipja. Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski tha se sipas dekretit të miratuar së fundmi nga Qeveria, emblema nuk do të jenë dygjuhëshe në nivel shtetëror. “Bëhet fjalë për përdorim në nivel lokal, pra për emblemat e uniformave në nivel lokal në qytetet ku gjuhë zyrtare është gjuha shqipe. Ndërsa, në shërbimet qendrore të cilat janë të shtrira në tërë shtetin, nuk ka asnjë ndryshim në pjesën e uniformave, njëjtë edhe…
Operatori Telekom sot sërish ka ndërprerë transmetimin e televizionit rus Russia Today, këtë herë njoftohet se ky vendim është marrë pas rekomandimit të Qeverisë. Ky kanal sot nuk është i qasshëm për parapaguesit e këtij operatori. “Ju njoftojmë se në përputhje me vendimin e Qeverisë dhe e njëjta pasi është reflektuar përmes vendimit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuese, riemitimi i këtij kanali nuk është më i lejuar”, shkruhet në njoftimin e Telekom. Ndryshe më herët ky kanal ishte ndërprerë menjëherë pas rekomandimit të Qeverisë, por me arsyetimin se e njëjta është bërë për shkak të problemeve teknike.…
Arrestimi i ish-kryeministrit të Bullgarisë, Bojko Borisov, shkaktoi incident në Parlamentin bullgar. Procesi i arrestimit vijoi pas një denoncimi për zhvatje nga një afarist prej 30 milionë eurove. Grupi parlamentar i partisë GERB, kërkoi të votohet një Deklaratë për mbrojtje të liderit të tyre dhe kërkesë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Kirill Petkov erdhi në pushtet me një synim të qartë: “Zero korrupsion”. Ai porositi se askush nuk është mbi ligjin: “Derisa Prokuroria evropiane bën kontroll, është koha që Prokuroria bullgare të veprojë dhe të qëndrojë në anën e qytetarëve. Mendoj se të gjithë e dinë se kemi kaq…
Gjatë viteve 1998-1999, aparatura ushtarake e policore, por edhe paramilitare e Serbisë shkaktoi disa krime lufte e krime kundër njerëzimit në Kosovë, për të cilat u mbajtën përgjegjës udhëheqësit e saj edhe para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavi. Përveç vrasjeve, spastrimit etnik, dhunimeve seksuale, në Kosovë ndodhën edhe masakra duke hedhur viktimat në bunare. Janë disa raste të tilla të krimeve të luftës në Kosovë për të cilat pak është raportuar. Madje edje pse viktima e puseve në Qirez, Lumnije Zymberi (29 vjeçe), u përmend si dëshmi në kuadër të gjykimit të Sllobodan Millosheviçit në Hagë. Megjithatë, norvegjezi Josef Martinsen,…
Boki 13 i dha fjalët përfundimtare për rastin “Lidhja Ndërkombëtare”. Bojan Jovanovski deklaroi se organizata e tij nuk ka marrë asnjë denarë para të shtetit, por financimi ka qenë nga sektori i biznesit. Ai tha se ndjehet krenar për punën që ka bërë me organizatën joqeveritare “Lidhja Ndërkombëtare” dhe se organizata është formuar në mënyrë ligjore. Jovanovski gjithashtu tha se, nuk ka mashtruar asnjë biznesmen, asnjë politikan, por siç shtoi ata e kanë mashtruar Bokin. Boki 13 “Deri në atë pikë mund të jem sharmant që ti mashtroj të gjithë? Po, jam i mençur dhe për këtë i falenderoj prindërit…
Nëpër rrjetet sociale dhe një pjesë të mediave pas invazionit mbi Ukrainë qarkullojnë lajme të fabrikuara, që bëhen me qëllim të caktuar, të përhapin mjegull, thotë në intervistë për Vërtetmatësin Akademiku Abdylmenaf Bexheti. Sipas tij, humbjet për shkak të krizës Ruso-Ukrainase të shprehura në financa janë minore, sepse për çdo gjë mund të gjenden tregje alternative, por alternativë për humbjet e jetëve njerëzore nuk ekziston. Rusia, thotë Bexheti, duhet të mendojë se si do të gjejë tregje alternative, sepse komponenti eksportues i Rusisë vetëm në Evropë është mbi 60 përqind, transmeton Vërtetmatësi. Shkruan: Zoran Dimovski Nga Oda Ekonomike Ruso-Maqedonase theksuan se në këtë moment…
Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se një rast rrahjeje ka ndodhur dje në afërsi të Stacionit të Autobusëve në Tetovë, transmeton TV21. Një taksist është sulmuar fizikisht nga dy taksistë të tjerë. Shkak i rrahjes ka qenë marrja e udhëtarëve nga njëri-tjetri. “Dje, më datë 17 mars, në ora 13:30, personi B.K. (42) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 12, në afërsi të stacionit të autobusëve në Tetovë, ku ka qenë i parkuar me taksi-veturën e tij, është sulmuar fizikisht nga dy persona, njëri nga Tetova dhe tjetri nga Pallatica e Tetovës,…

