Author: Jeta almakos

Një dron ka rënë sot në lagjen “Bair” të Mitrovicës. Banori i shtëpisë ku ka rënë droni ka treguar se si ai fillimisht kishte rënë në ballkonin e shtëpisë e më pas në tokë. Sipas tij, në momentin kur ka rënë ai ka bërë zhurmë dhe se ka qenë i pajisur me kamerë. Qytetari tregon se si vet ia kanë hequr baterinë. “Këtu ka rënë në ballkon dhe nga ballkoni ka rënë këtu në tokë. Do krahë e do sene iu kanë çmontu. Na e kemi kap, e kemi prek me dorë, e kemi kontrolluar. I ka pas do letra…

Lexo më Shumë

“Situata me infeksionet me COVID-19 është e qetë dhe tani për tani vendi është në zonë të gjelbër, por tani për tani nuk duhet të merren vendime të nxituara”, tha ministri i Shëndetësisë Bekim Sali për “Radion Evropa e Lirë” i pyetur nëse do të hiqen certifikatat e vaksinimit kundër Covidit. Në mbledhjen e sotme me Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive do të shqyrtohen propozimet e reja për masa në lidhje me të dhënat e fundit të Institutit të Shëndetit Publik. Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 14-20 mars tregojnë një rritje të lehtë të numrit…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike e informon opinionin se kanë përfunduar kontrollet në terren në marketet “KAM” dhe asnjë market nuk është mbyllur dhe deri në këtë moment nuk janë shqiptuar dënime për këtë obligues tatimor. Është obligim ligjor i DAP-it ta mbrojë interesin e qytetarëve  dhe të shtetit. Në këtë drejtim dhe pas denoncimit nga ana e qytetarëve dhe institucioneve, DAP-i ka filluar me kontrollë të jashtme, në pajtueshmëri me ligjin për kontroll të gjendjes me rezervat e mallit tregtar në depo dhe në shitore, me qëllim që të vërtetohet gjendja faktike dhe të bëhet krahasimi me evidencën e…

Lexo më Shumë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe gjatë seancës së sotme të komisionit parlamentarë ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët është kundër një njësie zgjedhore sidhe potencoi se ai dhe partia që përfaqëson ai janë të hapur për konsenzus dhe duhet respektuar ky parim, përcjellë TOP24. Snopçe tha më tej se ata nuk janë edhe për gjashtë njësi zgjedhore por që partitë e vogla të mund të kalojnë pragun mund të përdoret modeli i numrave tek dhe të hiqet sistemi i dantit. Viedo e plotë e propozime të ASH-së për kodin zgjedhorë.

Lexo më Shumë

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) njoftoi se përfunduan kontrollet në terren në “KAM”  dhe asnjë market nuk është mbyllur, deri në këtë moment nuk është shqiptuar asgjë gjobë ndaj këtij tatimpaguesi. “- Obligim ligjor i DAP-it është mbrojtja e interesit të qytetarëve dhe shtetit. Në këtë drejtim, pas raportimit të qytetarëve dhe institucioneve, DAP  filloi me kontroll të jashtëm, konform ligjit për inspektimin e gjendjes së mallrave tregtar në depo dhe dyqane, me qëllim të konstatimit të gjendjes aktuale dhe krahasimit me evidencën e kontabilitetin.  Me kontrollin fillestar dhe paraprak në terren, inspektorët konstatuan se një pjesë e objekteve…

Lexo më Shumë

Jam i kënaqur që me nënshkrimin e sotëm të programit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të dy vendet formalisht vazhdojnë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës dhe në këtë mënyrë sigurojnë vazhdimësinë e përpjekjeve për promovimin e këtyre dy sferave sociale, prej të cilave, besoj të gjithë biemi dakord, varet në masë të madhe progresi i përgjithshëm socio-ekonomik i të dy vendeve. Këtë e theksoi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në Sofje, pasi nënshkroi sot programin për bashkëpunim bilateral në fushën e arsimit dhe shkencës me kolegun e tij nga Bullgaria, Nikollaj Denkov. “Besoj se ky…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme edhe në periudhën e ardhëshme do të duhet të bartin maskat mbrojtëse gjatë mësimit. Qeveria në seancën e sotme nuk e miratoi vendimin e pritur për heqjen e kësaj mase, edhepse Komisioni për sëmundje infektive e rekomandoi këtë prej para më shumë se një javë. Nga Qeveria thonë se gjatë ditës nuk ka pasur mledhje të Shtabit kryesorë kordinativ, në të cilin duhet të shqyrtohet ky propozim dhe nëse i njëjti merr dritë jeshile, pastaj ai do të gjendet në rend të ditës në seancë qeveritare. Tani për tani nuk ka kurrëfarë paralajmërimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se pensionet e marsit me 1000 denarë shtesë do të fillojnë të paguhen nga 29 marsi. Me këtë pagesë, siç thekson Kovaçevski, fillon realizimi i mbështetjes financiare për të gjithë pensionistët në kohë krize. “Pas 1000 denarëve shtesë në llogarinë e tij do të marrë çdo pensionist për në mars, prill dhe maj. Kjo mbështetje financiare, së bashku me rritjen rekorde të pensioneve dhe metodologjinë e re janë investim për një jetë më cilësore të qytetarëve më të moshuar”, shkruan kryeministri Kovaçevski në Fejsbuk.

Lexo më Shumë

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazhi ku ofrohen shërbime seksuale. Kjo qendër e quajtur “Smart SPA” ndodhet në një pallat të lokalizuar në qendër të Tiranës. Përmes një personi të infiltruar dhe të pajisur me kamera të fshehtë, “klienti” hyn brenda kësaj qendre dhe aty bisedon për tarifat dhe i jepet mundësia që të zgjedhë edhe vajzës që preferon. 40 mijë Lekë të vjetra paguajti për shërbimin. Smart SPA: Si je? Ke rezervuar? Qytetari: Jo. Pse, duhet rezervuar? Smart SPA: Jo mo, thjesht pyeta. Seanca 40-të kushton. Qytetari: Sa minuta? Smart SPA: 45. Qytetari: Mund ta zgjedh vetë vajzën apo..? Smart…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme në territorin e Qytetit të Shkupit është raportuar për tre zjarre aktive. Zjarri i parë është në lagjen Maxhir Mallë në rrugën “Gjuro Gjonovik” me numër 65, ku është djegur një shtëpi e braktisur afër stacionit të ri të trenave. Zjarri i dytë është raportuar në një hambar në Kondovë, ndërsa zjarri i tretë ka ndodhur në unazën pas “Euroactiva” në drejtim të Bllacës. Komandanti i zjarrfikësve në Shkup, Zvonko Tomeski për TV21 tha se zjarret janë shuar dhe se nuk ka të lënduar. “Zjarret janë vënë shpejt në kontroll dhe po punojmë vetëm për pastrim. Nuk…

Lexo më Shumë

“Pastërtia në Tetovë është një pikë e dhimbshme tash e më se një dekadë, ndërkohë që, vetëm në ditën e pranverës, merren aksione për pastrimin e qytetit. Banorët kërkojnë që, aksione apo punë për pastrimin e qytetit, të ketë çdo ditë, dhe jo vetëm në ditën e pranverës,. E sidomos kërkohet që këta kontejnerë që bllokojnë trotuaret, duke detyruar njerëzit të ecin në rrugë, të dislokohen në vende më të sigurta”. Qytetarët thonë se autoritetet duhet të angazhohen çdo ditë për mirëmbajtjen e qytetit dhe jo vetëm një herë në vit. “Duhet edhe atë shumë, papastërti e madhe është, ka…

Lexo më Shumë

Çmimet e banesave janë rritur deri në 30 për qind. Me çmim prej 1500 euro për metër katror shiten jo vetëm banesat e reja, por edhe banesat 30 vjeçare që janë rinovuar në komunat Aerodrom, Qendër dhe Karposh, shkruan Alsat. Rritje çmimesh ka edhe në komunat tjera. Në Çair çmimi ka arritur në 1200. Në qytete turistike Ohër dhe Strugë një metër katror shitet për 1450 respektivisht euro ndërsa ka kërkesë serioze, në Ohër një metër katror shitet për 1450 euro, ndërsa në Strugë 1300 euro për metër katror. Çmimi i banesave për metër katror: Aerodrom 1500 euro m2 Qendër…

Lexo më Shumë