Author: Jeta almakos

Shkruan Lazim Destani Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë. Ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë…

Lexo më Shumë

Shoqatat që mbledhin rreth vetes personat me nevoja të veçanta kërkojnë rritjen e ndihmës financiare nga shteti pasi edhe kjo kategori, sipas tyre, po ndjen pasojat e krizës ekonomike që ka përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Në këtë shtet janë të regjistruar rreth 15 mijë persona me nevoja të veçanta, që marrin ndihmë financiare nga shteti në vlerë mes 6.000 dhe 11.000 denarësh (100 deri 180 euro). Monika Tomçevska është nënë e një fëmije me autizëm. Ajo merr një ndihmë prej 6.200 denarësh nga shteti. Por, ajo thotë se është pothuajse e pamundur të kalojë muajin me këto të ardhura…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se nëse të paktën një deputet i opozitës voton për ndryshimin e Kushtetutës, ai do të largohet nga politika. “Mbrojtësja e parë është mosndryshimi i Kushtetutës. Edhe pse nga pushteti do të vazhdojnë me deklaratat se ka deputete nga udhëheqësia e ashtu me radhë. Nuk ka të tillë. Ja unë dëshirojë këtu ta mbyll këtë temë edhe me çmimin e karrierës time profesionale dhe politike, njerëz të tillë nuk ka. Unë garantojë. Nëse dikush voton për ndryshim të Kushtetutës, unë do të largohem nga politika. Asnjëherë nuk do të merrem me politik nëse…

Lexo më Shumë

Para fillimit të vitit shkollor, prindërit tashmë filluan t’i përgatisin fëmijët e tyre për shkollë. Blihen fletore, pajisje shkollore, çanta dhe material tjetër shkollor, por për dallim nga vitet e kaluara, tani çmimet janë më të larta mesatarisht për 50 deri 60 për qind. Kështu, tani për përgatitjen e një fillestari nevojiten mesatarisht prej 5.000 deri 6.000 denarë për dallim prej para pandemisë kur shpenzimet për fillestarë ishin prej 3.000 deri 4.000 denarë. Nga libraritë, të cilat janë destinacionet më të vizituara në këtë periudhë të vitit, informojnë se çmimet e materialeve shkollore janë rritur prej 50 deri 60 për…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit po shkel të gjitha afatet ligjore sa i përket publikimit të aktvendimit për rastin “Monstra”. Që nga seanca publike e mbajtur më 18 mars të këtij viti kanë kaluar pothuajse 5 muaj, që ka kaluar kufirin ligjor prej maksimum 60 ditëve. Zvarritja e vazhdueshme e këtij rasti që ka mbush plotë 10 vite nga vrasja e pesfishtë, sipas avokatit mbrojtës Naser Raufi, ka ndonjë prapavijë e cila mund të ruhet për ndonjë skenar të mundshëm. “Sipas meje, një prej arsyeve mund të jetë se ndoshta përdoret edhe më tutje ky rast për momente politike, për ndonjë defokusim…

Lexo më Shumë

Media kroate morski.hr, ka kthyer në vëmendje edhe një herë momentin kur tash kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kishte lundruar ilegalisht në qytetin bregdetar, Krk. Kjo po bëhet nga mediat kroate pasi Zagrebi ia ndaloi hyrjen javë më parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ky i fundit premtoi publikisht se nuk do të shkojë në bregdetin kroat sa të jetë gjallë. Kurse, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se ajo s’ka shkuar në shtëpinë e saj në Krk që nga viti 2016 kur u zgjodh për herë të parë ministre për Administratën Shtetërore dhe Vendore. Në një video e cila është…

Lexo më Shumë

Autoritetet ruse sot kanë reaguar ndaj vendimit të Maqedonisë së Veriut për ndërprerjen e vlefshmërisë së pëlqimit për emërimin e një konsulli nderi të Federatës Ruse me seli në Manastir, që në fakt paraqet mbylljen e konsullatës. Ministria e Punëve të Jashtme ruse thotë se me këtë akt, vendi edhe një herë ka bërë një gjest politik dhe armiqësor që do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve tashmë të përkeqësuar maqedonase-ruse. Sipas Moskës, kjo është rezultat i një demonstrimi të besnikërisë së verbër të Maqedonisë së Veriut ndaj aleatëve perëndimorë. Po ashtu, edhe politikës së tyre të sanksioneve dhe presionit…

Lexo më Shumë

Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) kërkon nga Qeveria urgjentisht të mbahet mbledhje e Këshillit social-ekonomik, raportoi MIA. Sipas KOSM-së, shkak për kërkesën e këtillë është gjendja aktuale “e cila është e papërballueshme për shkak të shpenzimeve enorme të rritura për jetë”. Nëse nuk plotësohen kërkesat për mbledhje urgjente, KOSM paralajmëron se do të mbajë grevë. Kryetari i Sindikatës së pavarur të policisë dhe koordinues i përgjithshëm kryesor të sindikatave të pavarura në Maqedoni, Goce Dellçev Todev tha se nga maji i këtij viti është tejet i madh numri i qytetarëve të cilët e braktisin vendin, posaçërisht nga sektorët…

Lexo më Shumë

U mbushën 21 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit. Më 13 gusht 2001 në vilën presidenciale, mbi dokumentin që i dha fund konfliktit të armatosur nënshkrimin e tyre i hodhën presidenti i atëhershëm Boris Trajkovski, kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, kreu i LSDM-së, Branko Cërvenkovski, i PPD-së, Imer Imeri dhe i PDSH-së Arbën Xhaferi. Këtu ishin edhe përfaqësues të BE-së dhe ShBA-së. Në parimet bazë të dokumentit thuhet se “përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve politike refuzohet plotësisht dhe pa kushte”. Këtë parim sot e rikujtoi edhe Presidenti Stevo Pendarovski, duke thënë se përfitimet kyçe nga Marrëveshja…

Lexo më Shumë