Sot rreth orës 12 ka shpërthyer zjarr në rrethin e Çimentores Usje në Kisella Vodë të Shkupit, njofton Portalb.mk. Sipas Njësitit Territorial Kundër Zjarrit – Shkup, zjarri sipas të gjitha gjasave është shkaktuar nga defekti i instalimit elektrik. Komandanti i Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Xvonko Tomeski deklaroi se intervenimi vijon. Në terren janë dërguar dy automjete dhe nëntë zjarrfikës.
Author: Jeta almakos
Nga VMRO-DPMNE i kanë bërë thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të tregoj se kë e ka fituar në Qendër Zhupë, kur atje ka pasur vetëm një kandidat. “Zgjedhjet patën sukses vetëm për shkak faktit se bashkëqytetarët nga diaspora janë në Maqedoni. Njëkohësisht Kovaçevski të tregoj cilat janë ato forca të errëta dhe mos ta manipulojë opinionin me gënjeshtrat e tij për dëshmimin e triumfalizmit të rrejshëm”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp deklaroi se kryesisht dita ka kaluar qetë dhe nuk ka pasur incidente, ndërkaq për momentin po bëhet numërimi i votave, njofton Portalb.mk. Ai njoftoi se gjatë ditës së sotme ka pasur gjithsej 127 anesa në lidhje me të drejtën e votimit. “Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46…
Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga aksidenti i sotëm në Zajaz të Kërçovës, përcjell TV21. Jetë ka ndërruar shoferi i veturës Golf, 78-vjeçari me iniciale A.I. Informacionin për TV21 e kanë konfirmuar nga SPB-Ohër. Ndryshe, nga aksidenti i njëjtë ndërruan jetë dy pasagjerët e veturës golf, 54-vjeçarja me iniciale T.V. nga Tetova dhe 75-vjeçarja me iniciale S.C., gjithashtu nga Tetova. Aksidenti ka ndodhur në ora 09:15, ku një automjeti i tipit “Mercedes”, që po drejtohej nga 58-vjeçari M.I. u përplas me veturën “Golf”.
Moti i ligë që pasdite kaploi Shkupin, ka shkaktuar dëme materiale në Kozle. Në rrjetet sociale shpërndahen fotografi të një çatie të rrëzuar në rrugën “Jurij Gagarin”. Gjithashtu janë dëmtuar disa makina. Sipas informacioneve të fundit nga Qendra për menaxhim me kruza, moti i ligë e ka përfshirë edhe Pellagoninë, Velesin, Rosomanin dhe Gradskon. Moti i ligë ka qenë i shoqëruar me reshje të shiut, shkarkime elektrike dhe erë të fortë. Në disa stacione meteorologjike në Shkup janë regjistruar goditje të erës me shpejtësi prej 150 kilometra në orë.
Kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski nga Qendër Zhupa deklaroi se fitues i zgjedhjeve për kryetar të kësaj komune është Arian Ibrahim. Kovaçevski tha se janë tejkaluar pengesat që edhe kësaj radhe të dështojnë zgjedhjet lokale në këtë komunë dhe se si rrjedhojë, vendi ka kryetar të ri të komunës. “Qytetarët e dinë se zgjedhja e kryetarit të komunës do të thotë zhvillim i mëtejshëm i komunës, do të thotë urbanizim, do të thotë zhvillim infrastrukturorë i komunës dhe për këtë e votuan zgjedhjen e duhur, e ai është Arian Ibrahim”, tha Kovaçevski.
Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje të reja ushtarake me ushtrinë e Maqedonisë së Veriut. Ky njoftim është bërë i ditur, teksa ushtria maqedonase shënon 30-vjetorin e themelimit. Sipas njohësve të çështjeve politike dhe ushtarake, ky hap flet qartë për përkushtimin e Uashingtonit për ruajtjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit Përndimor. Në një ndryshim në Ligjin e mbrojtjes kombëtare, Kongresi amerikan i kërkoi Pentagonit të propozojë më shumë stërvitje ushtarake me Maqedoninë e Veriut vitin e ardhshëm, sipas Projektligjit për buxhetin e mbrojtjes për vitin e ardhshëm fiskal. Me këtë ligj federal, SHBA-ja përcakton buxhetin dhe shpenzimet vjetore…
Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi, shpreh besimin se deri në fund të vitit, por edhe gjatë gjithë sezonit të ngrohjes, nuk duhet të ketë kufizime për energjinë elektrike, përveç nëse, siç thotë ai, ndodh ndonjë aksident i paparashikuar. Masat e paralajmëruara për kursimin e energjisë elektrike, thekson ai, janë për të ulur presionin në sistemin energjetik, por edhe për të shpenzuar më pak para për këtë burim energjie, përcjell FLAKA. “Kemi kalkulimet, e dimë bilancin energjetik, sa energji duhet të prodhohet që të përdoret për tregun e rregulluar, pavarësisht nga tregu i lirë i parregulluar. Familjet dhe konsumatorët…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale (ASHMAA) informon se për shkak të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Komunës së Tetovës dhe kryetarëve të Komunës së Mavrovës dhe Rostushes dhe Qendër Zhupës prej 19 gusht fillon heshtja zgjedhore dhe do të zgjatë deri në ora 19:00 të 20 gushtit. Gjatë kohës së heshtjes zgjedhore ndalohet paraqitja mediatike e pjesëmarrësve në fushatë zgjedhore. Ndryshe, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme informoi se në gjashtë vendvotime në territorin e komunës së Mavrovës Rostushë janë të regjistruar në listën zgjedhore më pak se 10 votues, kështu që aty nuk…
Me rastin e ceremonisë qendrore për shënimin e Ditës së Armatës dhe 30-vjetorit të themelimit, në kazermën “Ilinden” në Shkup, sot me fillim nga ora 10:00 do të realizohet gjuajtje nderi nga batalioni i artilerisë së Armatës, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së. Me rastin e Ditës së Ushtrisë, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti suprem i ushtrisë, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënant-koloneli Vasko Gjurchinovski me fjalimet e tyre do tu drejtohen të pranishmëve.
Në një artikull të sajin, media prestigjioze amerikane CNN, i bën jehonë bregdetit shqiptar teksa fton ndjekësit e saj që ta vizitojnë vendin tonë. Teksa liston vende si Franca, Portugalia, Spanja, Italia e Greqia, CNN nuk lë mënjanë jugun e Shqipërisë. Sjell në vëmendje jo vetëm detin, por edhe historinë, ushqimin, çmimet e mikpritjen. “…Shumë më pak e prekur nga turistët sesa Greqia fqinje në jug ose Italia përtej Adriatikut, Shqipëria është ende disi një sekret që vizitohet nga udhëtarët e zgjuar, por gjasat që të qëndrojë e fshehur për një kohë të gjatë janë të pakta. Kroatët dhe europianët në…
Shqipëria është mbërthyer nga ngjarjet kriminale ku trafiku i drogës, pastrimi i parave si edhe atentatet janë kthyer në një normalitet të përditshëm për vendin duke na renditur në vendet e para të listës së vendeve të rajonit në lidhje me kriminalitetin. Sipas Numbeo, një platformë profesionale e mbledhjes dhe analizimit të të dhënave, Shqipëria renditet në vend të dytë për nga niveli i kriminalitetit në të gjithë Europën e Jugut duke u kaluar me një diferencë të vogël vetëm nga Greqia, e cila renditet e para. Shqipëria ka një indeks 47.01 të kriminalitetit, kurse Greqia që renditet e para…

