Author: Jeta almakos

Një institucion i aktivitetit muzikor dhe skenik, Opera dhe Baleti Kombëtar është në errësirë, pra me energji elektrike të shkëputur, shkaku i një borxhi të grumbulluar ndaj EVN-së. Për momentinnuk dihet saktësisht se sa është borxhi, por aktualisht në objekt nuk po bëhen prova për shkak të pushimeve kolektive. Nga Opera dhe Baleti kanë treguar për televizionin Telma se rryma është ndërprerë nga e enjtja (18.08), nga EVN Maqedoni. Ndryshe, llogaria e Operës dhe Baletit Kombëtar është e bllokuar edhe për shkak të aktvendimit ekzekutiv për arkëtimin e një borxhi gati dhjetëvjeçar në shumë prej 4,1 milionë denarë ose 60…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetoves ne njoftimin e saj shkruan: Të nderuar qytetarë, Pas rreshjeve të shiut që kapluan qytetin tonë, shumë rrugë e shtëpi janë vërshuar nga shiu i rrëmbyeshëm e që fatmirësisht pa dëme në njerëz. Ekipet e NPK-së si dhe Zjarrëfiksave janë në terren qysh me fillimin e rreshjeve të shiut për të laeguar ujin në rrugët e qytetit dhe në shtëpit e qytetarëve tanë. Ju njoftojmë që, ekipet e NPKsë kanë bërë pastrimin e lumit në fshatin Poroj dhe gjendja atje është e qetë. Momentalisht po punohet në pastrimin tek Ura që gjendet tek qunështorja Eko Sharr. Gjithashtu,…

Lexo më Shumë

Pas njoftimit për dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela falënderoi mbështetësit e tij të deritanishëm ndërkaq premtoi se ASH-ja do të vazhdojë punën, për siç tha Sela “për t’i çuar shqiptarët në vendin ku e meritojnë në trojet e tyre”. Sela tha se fillimisht organet e partisë në ditët në vijim do të caktojnë ushtrues të detyrës kryetar partie. “Ju bëj thirrje të gjithë Aleancës dhe anëtarëve të Aleancës për Shqiptarët që këtë moment ta marrin si moment reflektimi, të vazhdojnë të qëndrojnë fort me Aleancën për Shqiptarët, natyrisht që ne si subjekt politik, organet…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët përmes një shkrimi në Facbook ka komentuar dorëheqjen e Ziadin Selës nga posti i kryetarit të ASH-së. Taravari thotë se Ziadini është simbol i partisë dhe se do të vazhdojë të kontribuojë për partinë, ndërsa veprimin e tij e ka quajtur shembull për liderët e partive tjera. “Fatmirësisht Ziadini do të vazhdojë të jetë pjesë e Aleancës, fatmirësisht kontributi i tij sui generis do të jetë një mbështetje e madhe për të gjithë partinë, por sonte ai i ka treguar të gjithë klasës politike të shtetit, sidomos nivelit të kryetarëve se: Ai që di…

Lexo më Shumë

Pjesë e forcës ajrore amerikane në Evropë dhe Afrikë, nesër në orën 14:35 do të fluturojnë mbi Shkup, me dy avionë ushtarakë të tipit B52. Nga Ministria e Mbrojtjes njoftojnë thonë se avionët do të demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe se të njëjtit përfaqësojnë garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut. “Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, Forcat Ajrore Amerikane gjatë ditës përveç mbi qiellin e Maqedonisë, do të kryejnë fluturime edhe mbi Kroaci, Mal të Zi dhe Shqipëri”, thonë nga Ministria e Mbrojtjes. Fotoreporterët e…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela njoftoi edhe zyrtarisht se ka dhënë dorëheqje nga posti i kreut të Aleancës për Shqiptarët. “Rezultatet në Tetovë janë jashtë çdo pritshmërie tone dhe unë si kryetar partie jam i gatshëm të marr përgjegjësi dhe këtë e bëj. Jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë”.

Lexo më Shumë

Pas rezultatit katastrofal në zgjedhjet për Këshillin e Tetovës, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pritet të ofrojë dorëheqje në organet e partisë, mëson IndeksOnline. Aleanca për Shqiptarët nuk arriti të fitojë asnjë mandat këshilltari në këto zgjedhje, duke nxitur debat të ashpër edhe brenda strukturave partiake e një pjesë e mirë prej tyre, përgjegjësinë e kërkonin nga kreu i partisë.

Lexo më Shumë

Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Zeqir Ramçiloviq ka njoftuar dje se djali i tij është një nga 590 policët e saporekrutuar. Ramçiloviq është një deputet i pavarur i cili vjen nga radhët e komuniteteve më të vogla etnike dhe njihet si një nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së që votuan për ndryshime kushtetuese, përcjell INA. Pas votimit, Komiteti i Jashtëzakonshëm Ekzekutiv i partisë ka marrë vendim që deputetët e VMRO-DPMNE-së që kanë përkrahur ndryshimet kushtetuese të përjashtohen menjëherë nga partia, ndër ta ishte edhe Ramçiloviq.

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad MEHMETI Emad Mehmeti: Ziadin Sela a duhet të jap dorëheqje dhe nëse PO pse⁉️ #KushEZëvendëson Kritikoi kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi për mosllogaridhënie dhe ashtu u ngrit në skenën politike. Mirëpo edhe pas disa humbjeve me radhë njejt si Thaçi – kopja e tij e zbehtë nuk po reflekton. Është e drejt e tij, ama Ziadin Sela ka përgjegjësi para aktivistëve më të sinqertë që ta hap rrugën për gjeneratat e reja te Aleanca për Shqiptarët e kështu të filloj ringritja e kësaj partie. Gjë që është e domosdoshme në këtë kohë kur opozitarizmi në RMV është i…

Lexo më Shumë

Sipas rezultateve të para preliminare të KSHZ-së, Lëvizja BESA ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve komunal në zgjedhjet e djeshme për Këshillin e Tetovës. Lëvizja BESA ka fituar 12 mandate këshilltarësh me 9620 vota të fituara, duke vijuar më pas BDI me 11 mandate me 8702 vota të fituara. VMRO-DPMNE ka fituar 4 këshilltarë me 3332 vota dhe LSDM ka fituar 2 këshilltarë me 1953 vota. Nga një këshilltarë kanë fituar Alternativa me 1118 vota dhe PDSH me 1058 vota. Këshilli komunal numëron 31 këshilltarë ndërsa për formimin e shumicës do të duhen 16 këshilltarë. Aleanca për Shqiptarët…

Lexo më Shumë

Përbrenda Aleancës për Shqiptarët (ASH) kanë nisur debate përmes rrjeteve sociale pas humbjes së thellë në zgjedhjet e djeshme në Tetovë për këshillin komunal. Shefi i Qendrës për Marrëdhënie Publike, Arben Zeqiri përmes një postimi ka komentuar rezultatin në Tetovë, duke shkruar: “Me më të mirët, më të pastërtit, më të dashurit, më punëtorët, më ndershmit, më luftarakët, më të guximshmit, më krenarët…. Me njerëzit që nuk as nuk shesin, as nuk blejnë, as nuk gjunjëzohen, as nuk mashtrojnë, as nuk joshen, as nuk joshin rejshëm, as nuk lakmojnë dhe as bëjnë kompromise me njerëzoren, me të shenjtë. Me të…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke e mbajtur takimin me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova me të cilët po diskuton për bisedimet e zhvilluara në Bruksel dhe më pas do t’u drejtohet qytetarëve. Në takim po marrin pjesë përfaqësuesit e Listës Serbe si dhe kryetarë të komunave në veri. Më pas kreu i shtetit serb do të mbajë fjalimin e paralajmëruar që nga e enjtja kur edhe u takua në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Video:

Lexo më Shumë