Author: Jeta almakos

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim znj. Donik Gërvalla – Shwartz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministren e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij takimi janë trajtuar tema të fushëveprimit të spektrit politik mes dy vendeve, gjendjen në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale si dhe atyre qendrore, migrimi dhe euro-integrimet. “Kënaqësi të prisja sot në takim, znj. Donik Gërvalla – Shwartz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministren e Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij takimi, mes tjerash, u trajtuan tema të fushëveprimit të spektrit politik…

Lexo më Shumë

Shirita të verdhë nëpër dyert e disa marketeve në vend. Janë mbyllur nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, por zëvendësdrejtori Abdulselam Selami mohon që këtyre t’u jetë ndaluar veprimtaria, por janë mbyllur vetë gjatë procesit të kontrollit nëse po respektohet masa “zero % TVSH” për produktet bazë. “Pashë reagime, reagimet janë pa bazë shkaku që nuk është mbyllje e marketeve por ajo është një përshkrim, regjistrim i marketeve të mallrave çdo inspektor e ka të drejtën që të kërkon kur është në kontroll që të bëhet regjistrimi për ta parë gjendjen faktike të një subjekti, numri i madhi i inspektorëve…

Lexo më Shumë

Është hapur procedurë disiplinore ndaj një prokurori të Shkupit, i cili nuk ka punuar mbi lëndët të cilat i ka marrë për procedim. Prokurori republikan, Lubomir Joveski ka vendosur që prokurori të pezullohet përkohësisht derisa nuk përfundon procedura që është ngritur kundër tij. Gjatë mbikëqyrjes së jashtëzakonshme nga Prokuroria e Lartë, është konstatuar se prokurori publik në një pjesë të konsiderueshme të lëndëve që i janë caktuar, nuk i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në pajtim me Ligjin për Procedurë Penale dhe nuk ka marrë asnjë vendim, me ç’rast te një pjesë e lëndëve është shkaktuar prolongim i procedurës ose…

Lexo më Shumë

Shkruan: Naser Pajaziti  Qenka ndarë nga jeta ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, një “zonjë e hekurtë” dhe diplomate që nuk lindë më! Në vitin 2008 ishim në SHBA rreth 20 gazetarë të huaj në kuadër të një programi të Departamentit Amerikan të Shtetit. Mes tyre isha i vetëm nga ky rajon. Ajo si ish-sekretare e shtetit na priti në një takim dhe përshëndetjet me radhë bëheshin shpejt e shpejt sipas protokollit, por kur më erdhi radha mua isha përgatitur mirë dhe përshëndetjen time ia fillova me fjalinë “Të fala dhe faleminderime të përzemërta ke nga gjithë shqiptarët për…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela shkruan: Sot u shua edhe një ikonë e lirisë dhe paqes në botë. Amerikanët u ndanë nga një figurë emblematike, shqiptarët nga një mike e madhe, ndërsa bota humbi luftëtaren e barazisë dhe simbolin e demokracisë. Madeleine Albright do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe kujtimet e shqiptarëve dhe botës së civilizuar!

Lexo më Shumë

Për momentin nuk ka vende pune të humbura në mesin e kompanive që operojnë në Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si pasojë e luftës në Ukrainë, kështu tha në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i ZZHIT-së, Jovan Despotovski. “Sigurisht që situata është absolutisht shqetësuese, kemi një konflikt luftarak rreth 1000 kilometra nga Shkupi. Po ndjekim me vëmendje…ajo që kemi si të dhëna për momentin, tregon se kemi një tendencë pozitive të qëndrueshme zhvillimesh në zona. Efektet dhe pasojat e krizës do t’i përcaktojmë në momentin kur do t’i kemi të dhënat për muajin mars”, tha Despotovski.

Lexo më Shumë

“Tani shikojmë se sa e rëndësishme është sigurimi i ushqimit, por qytetarët nuk duhet të shqetësohen. Kemi sasi të mjaftueshme të produkteve bazike, përgatisim plan për mbështetje të mbjelljes në pranverë, ndërsa rezultat do të japin edhe masa ndërhyrëse”. Këtë e tha sot ministri për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Ljupço Nikollovski. Ai në “Utrinski Brifing”, theksoi se po përcjellet gjendja dhe po veprohet me përgjegjësi maksimale. “Ushqim do të ketë. Në mënyrë aktive dhe me vigjilencë po përcjellim gjendjen. Qytetarët të mos shqetësohen dhe t’u besojnë institucioneve”, porositi Nikollovski. Sipas tij, parashikimet në korniza globale tregojnë se gjendja…

Lexo më Shumë

“Një ditë të zakonshme ndizni makinën tuaj për në punë dhe dëgjoni një zhurmë të madhe. Kjo për shkak se u kanë vjedhur pajisjen e quajtur katalizator, pajisje e cila filtron gazrat e ndotur që dalin nga makina juaj. Nga MPB thonë se kanë pasur aksione në më shumë qytetet të vendit për të ndaluar këtë fenomen. Ndërsa ekspertët tregojnë arsyen se pse hajdutët vjedhin pikërisht këtë pajisje”. Ministria e Punëve të Brendshme vetëm në Shtip ka arrestuar 8 persona që vidhnin katalizatorët e makinave për çështje përfitimi. “Pas masave të ndërmarra janë zbardhur katër vepra penale në rajonin e…

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti shkruan: Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish sekretares të Shtetit të SHBA-ve, një nga personalitetet më të shquara të politikës dhe diplomacisë botërore, znj. Madeleine Albright. I paharrueshëm ndër ne do të mbetet kontributi i saj për pavarësinë e Kosovës, personaliteti paqedashës dhe përkrahja e madhe që çdoherë i ka dhënë vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike. Kujtimet nga takimet me zonjën Albright më kanë lënë mbresa të veçanta duke e ndjerë atë si pjesë e jona e pandarë në historinë moderne të kombit tonë, ku zonja Albright zë…

Lexo më Shumë

Abdyl Sylejmani rrëfen momentet e para kur pa një dron ushtarak që ra në oborrin e tij pasditen e së mërkurës në lagjen Bair të Mitrovicës. Ai për arbresh.info tregon se rreth orës 13:30 droni me gjerësi rreth tre metra e gjysmë u shkëput nga parashuta dhe ra në ballkonin e shtëpisë së tij. Sylejmani thotë se droni ishte funksional në momentin e rënies së tij në oborr. Ai pohon se nuk ka hezituar aspak ta marrë, ani pse ende nuk dihej se kujt i takonte. “Droni ka ra në ora 13:30 dhe ka pasur një gjerësi prej 3 metra…

Lexo më Shumë

Revizioni i brendshëm i Komunës së Tetovës ka qenë sot në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”. Kjo vizitë, sipas drejtoreshës Teuta Llalla, vjen pasi ajo nuk po pranon të japë dorëheqjen e kërkuar, nga siç pretendon ajo, bashkëpunëtorë të kryetarit Bilall Kasami. “Erdhën tre përfaqësues të inspektoratit nga seksioni i revizionit të brendshëm nga ana e komunës së Tetovës. Ardhjen e tyre për situatën e krijuar me kryetarin e komunës e quaj si presion politik për të arritur qëllimet dhe për të plotësuar apetitet edhe ambiciet e militantëve politik. Kjo është ajo që unë e konstatoj”. Llalla pohon se ajo është e…

Lexo më Shumë

Platforma mediatike nga Kosova, Nacionale, ka raportuar se përmes një burimi anonim (që ishte dëshmitar në vend të ngjarjes) është njoftuar se një dron i madh, që dyshohet të jetë ushtarak ose policor, është rrëzuar në oborrin e shtëpisë së një shqiptari në Mitrovicë më saktësisht në lagjen Bair të Mitrovicës së Jugut. Ky dron nuk kishte asnjë mbishkrim që ishte i pajisur me një kamerë të madhe e të sofistikuar vëzhguese, dhe e cila përdoret për mbikëqyrje. Burimi u shpreh se ishte njoftuar Policia e Kosovës dhe e cila kishte mbërritur në vendngjarje më pas. Droni kishte pësuar një…

Lexo më Shumë