Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela u është përgjigjur kritikuesve të tij, të cilët kontestojnë zgjedhjen e tij në krye të partisë, transmeton TV21. Sa i takon kandidimit për lider partie, Sela tha se ai publikisht ka bërë thirrje që të paraqitet çdokush për lider partie. Ndërkaq për pjesën e mospjesëmarrjes në Kongresin e partisë, Sela tha se nuk vendos ai se kush duhet të marr pjesë në Kongres. “Unë shfrytëzova rastin në fjalimin tim t’i falënderoj edhe ata të cilët kanë kritikuar Ziadin Selën, edhe ata të cilët nuk e kanë dashur Ziadin Selën në krye të Aleancës dhe unë…
Author: Jeta almakos
Pas zjarrit në Komisariatin e Kamëz ka humbur jetën i paraburgosuri Arben Mici, 26 vjeç. Mici është arrestuar ditën e sotme për veprën penale “Dhunë në familje”. Kujtojmë se mbrëmjen e sotme komisariati u përfshi nga flakët, ndërsa nga ngjarja, përveç viktimës ka mbetur i lënduar një tjetër i paraburgosur dhe një punonjës policie. Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit, ndërsa flakët janë shuar dhe situata është neutralizuar. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngarjes. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta,…
Ky është momenti, kur një i ri nis të sulmojë dhunshëm dy vaja në rrugën e Bogdanëve në Tiranë. Në pamjet e publikuara, shihet se vajzat janë duke ecur në trotuarin, kur i riu nis të afrohet dhe t’i grushtojë vazhdimisht. Ata mundohen të mbrohen dhe reagojnë, deri në momentin kur për fat të mirë ndërhyjnë kalimtarët e rasatit dhe përzënë agresorin. Sipas Opinion.al që ka siguruar edhe videot nga një kamera sigurie në zonë, 32-vjeçari është përfshirë edhe më herë në ngjarje të tilla si dhe është denoncuar në media. I riu dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit…
Një prej të lënduarve si pasojë e zjarrit që përfshiu komisariatin e Policisë së Kamzës, ka ndërruar jetë. Viktima është shtetasi me inicialet A.M, i ndaluar në këtë komisariat. Vatra e zjarrit ka rënë në katin minus, pranë dhomave të paraburgimit, gjë që ka bërë që ndërhyrja për evakuimin e të ndaluarve të ishte e vështirë. Informacion paraprak: Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe…
Fondacioni ALSAR e ka kthyer në traditë nisjen e shpërndarjes së ndihmave ushqimore në prag të Ramazanit, që vazhdon më tej gjatë gjithë këtij muaji të bekuar me një intensitet shumë më të lartë. Punonjësit e fondacionit e shkelin anë më anë vendin për t’u gjendur pranë nevojtarëve, për t’u ardhur në ndihmë dhe për t’i lumturuar sadopak nëpërmjet solidaritetit human. I tërë ky aktivitet humanitar mbështetet nga organizatat partnere, bashkëpunëtore dhe kontribuese për vite më radhë. Kështu, IHH-ja me qendër në Holandë dërgoi kontingjentin e parë të ndihmave ushqimore, të shpërndarë sot, më 26 mars. Shpërndarja u bë në…
Nga ora 02:00, akrepat kanë për tu shtyer një orë para duke shënuar orën 03:00. Llogaritja verore e kohës bëhet të dielën e fundit të muajit mars, teksa ky ndryshim i akrepave i jep fund llogaritjes dimërore të kohës që zgjati për pesë muaj. Qëllimi i ndryshimit të orës është llogaritur për të përfituar sa më shumë nga energjia natyrale e diellit dhe për të reduktuar konsumimin e energjisë elektrike. Ky ndryshim do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë pas. Këto llogaritjes të kohës aplikohen që nga viti 1981,…
“Sa sasi të grurit, lulediellit, elbit dhe lëndëve të tjera të para do të importohen nga Serbia fqinje, do të varet nga kompanitë dhe tregtarët e vendit tonë”- tha ai. Këtë e theksoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski gjatë vizitës në fabrikën për prodhimin e vajit për ushqim “Briliant” në Shtip. Ai tha se pret që javën e ardhshme, kur të përfundojnë pjesa administrative dhe formalitetet, të fillojë importi i grurit dhe lëndëve të tjera të para, për të cilat kompanitë e RMV-së kanë marrëveshje me partnerët e tyre nga Serbia. Nikollovski theksoi se…
Ndërmarrjet publike dhe shtetërore, komunat, spitalet, shkollat, ku partitë në pushtet në pozita udhëheqëse i vendosin kuadrot e tyre, kanë raportuar se kanë gjithsej 617,5 milionë euro borxhe, tregojnë të dhënat e fundit të ministrisë së financave. I kanë raportuar borxhet që kanë arritur për vitin 2021, të cilat nuk i kanë paguar, shuma milionëshe që do të vijnë deri ditën e fundit të këtij viti fiskal dhe kanë raportuar detyrime që do të arrijnë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Askush nuk ka një përgjigje nëse këto subjekte shtetërore kanë pas arsye për të marrë hua, a ka qenë…
MPB-ja ka njoftuar se gjatë së Premtes në rajone e të gjitha sektorët për Punë të Brendshme në vend ka ndërmarrë aksione koordinuese për shkatërrimin e shitjeve të drogës narkotike dhe tregtisë me armë zjarri. “Nga ora 5:00 e mëngjesit të së premtes në gjithë territorin e vendit janë kryer mbi 20 bastisje. Bastisje janë bërë në qytetet Tetovë, Gjevgjeli, Kërçovë, Shkup, Kumanovë, Strumicë, Shtip e qytete të tjera ku janë zbuluar dhe konfiskuar sasi të mëdha të marijuanës, kanabis, 22 paketime me heroin, amfetamina si dhe para dhe municione armësh. Në Rajonin e Gjevgjelisë është zbuluar edhe një laborator…
Me metoda të ndryshme Ministria e Shëndetësisë po mundohet ta nxisë vaksinimin kundër Covid-19. Dy mënyrat e fundit janë porositë SMS që u dërgohen drejtpërdrejt pacientët nga sistemi “Termini im” dhe karvani i vaksinimit mobil. Kryetarja e mjekëve amë Lilija Çollakova-Dervishova me kritika ndaj institucioneve shëndetësore për masën me porosi SMS. Thotë se kjo metodë ka krijuar shumë konflikte mes pacientëve dhe mjekëve, ngaqë ka shumë pacientë të cilët për shkak të disa sëmundjeve nuk guxojnë të vaksinohen. “Kjo ishte me të vërtetë lëvizje e keqe nga “Termini im” ku në kohën kur ne nuk punonim, ata nëpërmjet sistemit tonë…
Reprezentuesit e Maqedonisë, Enis Bardhi dhe Aleksandar Trajkovski, por edhe trajneri Blagoja Milevski, janë pajisur me pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëe të Jashtme të Maqedonisë, një pas kthimit nga Palermo, ku Maqedonia mundi Italinë me 1-0 në sfidën e plej offit për Botërorin “Katar 2022”. Futbollistët dhe trajneri Milevski, pasi që u pajisën me pasaportat diplomatik, iu kthyen përgatitjeve për sfidën finale të plej offit dhe përballjes me Portugalinë. Sipas planit të hartuar që më parë, janë regjistruar dy stërvitje ën Shkup, një gjatë ditës së shtunë dhe një gjatë ditës së diel. Kjo e fundit do të jetë…
Ky është Burgu i Tetovës. Ka kapacitet për 48 persona, por aktualisht dënimin këtu e vuajnë 80 persona, thuajse dyfishi i kapacitetit. Mediat kanë hyrë për të parë se si është jeta në qelitë e burgut ku dënimin e vuajnë personat që janë të dënuar për vepra deri në 3 vjet, përsëritës të veprave penale deri në 6 muaj si dhe të paraburgosur. “Jemi në hapësirat e burgut të Tetovës, me një fjalë në një qeli me trajtim të mbyllur dhe siç mund të shihet këtu ka shtretër të rinj, banjë të re dhe janë të pajisur me televizor. Gjatë…

