Rreth 90 përqind nga 132.269 qytetarët të cilët nuk janë regjistruar si rezidentë, që është 7.3 për qind nga numri i përgjithshëm prej 1.836.713 të regjistruar, janë maqedonas etnik, tha lideri i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov. Ai për “Fokus” i është referuar fillimit të miratimit të Ligjit për Regjistrim, kur OBRM-PDUKM kontestoi metodologjinë dhe kërkoi shtyrjen e operacionit statistikor. Trajanov thotë se OBRM-PDUKM-ja i ka dërguar sinjale diasporës që të mos regjistrohet dhe se partia e tij ka pasur informacione se shumë qytetarë nuk e kanë bërë këtë sipas udhëzimeve të partisë së tyre. Zyrtarisht vetëm “E majta” ishte për…
Author: Jeta almakos
Sekret publik është se arsimi në Maqedoni është në nivel shumë të ulët, ka thënë në një intervistë për “Makfax” kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, përcjell Telegrafi Maqedoni. Lidhur me paralajmërimin e grevës së përgjithshme në arsim, e cila duhet të mbahet më 11 prill, Nedellkov tha se vendimi është marrë në përputhje me anëtarësimin sindikal dhe nga kjo, siç tha ai, ka pasur presion të fortë për fillimin e grevës shumë më herët. Njëkohësisht ai apelon që prindërit të kuptojnë gjendjen e rëndë të punëtorëve në arsim. “Ne nuk do të themi jo, mos i çoni fëmijët në çerdhe…
Numri i shqiptarëve është ulur dukshëm në shumë komuna me shumicë shqiptare. Regjistrimi i shtatorit të vitit të kaluar tregon rënie drastike të numrit të banorëve në Komunën e Gostivarit, shkruan Alsat. Në krahasim me vitin 2002, Gostivari ka mbi 21 mijë banorë më pak. Shqiptar më pak se në vitin 2002 janë mbi 20 mijë kurse maqedonas më pak se në vitin 2002 janë mbi 2 mijë. YouTube video Në Komunën e Kërçovës janë regjistruar mbi 17 mijë banorë më pak se në vitin 2002. Në këtë komunë, shqiptar janë regjistruar 16 mijë më pak se në vitin 2002.…
Zv drejtori i ESHS , Ilmi Selami i ftuar në edicionin e lajmeve në Klan Maqedoni tha se: ”Maqedonia e Veriut bëri regjistrim dhe operacion statistikor , janë këto shifra që dolën dje, dhe tani a janë real apo jo është çështje tjetër. Apsulutisht siç thanë edhe ekspertet e BE dhe Eurostatit konfirmuan se ky regjistrim është real dhe i sukseshëm, gjithashtu Selami tha se ky operacion lirisht mund të quhet i suksesshëm sepse u bë edhe në kohë pandemie por edhe fakti se nuk ishte bërë gati 20 vite”, deklaroi Ilmi Selami./ KlanMacedonia/
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, e ka quajtur skandaloz propozimin e Qeverisë që ish kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi të emërohet ambasadore në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta LAJM. “Zonja Teuta Arifi, kishte bërë 800 kontrata për njerëzit që rrijnë në shpi dhe që janë paguar ose edhe ndoshta s’janë paguar, por kanë përfunduar diku tjetër ato para, për njerëz që nuk janë këtu brenda. Një fakt të tillë zonja në fjalë e pranoi edhe vetë dhe tha që të gjithë kështu punojnë. Unë akoma nuk shoh ndonjë institucion të hape një lëndë apo ta marrë në pyetje për…
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një transport ndërkombëtar i marihuanës me rreth 150 kilogramë. Destinacioni, sipas policisë, ka qenë që nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut të përfundojë në Turqi. “Në orët e pasdites është vërejtur në parking para një objekti hotelerik një automjet i parkuar “Audi A6″ me tabela të Kumanovës, ndërsa në automjet kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39) nga Podujeva e Kosovës si dhe B.R (34) nga Kumanova. I.D dhe K.K janë përpjekur të arratisen por janë kapur nga ana e policisë dhe që të tre…
Agjentë rusë në Bullgari punonin kundër marrëdhënieve të mira midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut Kështu deklaroi kryeministri bullgar Kiril Petkov, transmeton Portalb.mk. “Në Bullgari është formuar një diasporë mjaft e madhe agjentësh rus, të cilën aktualisht e shohim duke punuar për interesa të ndryshme. Ka agjentë rusë që kanë punuar në mënyrë specifike kundër mirëkuptimit midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Petkov sot në Blagoevgrad, njofton BGNES. “Në fakt, interesi i Rusisë është të mos ketë të ardhme evropiane për Ballkanin Perëndimor”, shtoi Petkov. Ndryhse Komisioni maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore sot dhe nesër në Shkup do të mbajë mbledhjen…
Sot në Gostivar u mbajt ceremoni inaugurimi me rastin e kryerjes së projektit të riparimit dhe pajimit të njësisë lokale të Inspektoratit Shtetëror të Tregut nga ana e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). TIKA ofroi mbështetjen e nevojshme për riparim dhe pajisje të Njësisë për Mbikëqyrje Inspektuese të Gostivarit pranë Inspektoratit Shtetëror të Tregut të Ministrisë së Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut. Në ceremoni morën pjesë koordinatori i TIKA-s Shkup, Halim Ömer Söğüt, drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Aneta Simeska-Dimoska, dhe të ftuar të tjerë. Koordinatori i TIKA-s Shkup, Söğüt, në një prononcim për mediat tha se…
Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, sot deklaroi se të dhënat e regjistrimit vijnë në momentin e duhur dhe se janë pikënisje për krijimin e një vizioni të ri në të cilin duhet të zhvillohet vendi. “Unë i shoh të dhënat dhe rezultatet e regjistrmit si numra në të cilët duhet të gjithë bashkërisht të punojmë. Të punojmë për të gjithë qytetarët, të cilët për fat të keq 20 vite na kanë braktisur, që të krijojmë të ardhme më të mirë që të kthehen, të punojmë për gjeneratat e reja që fëmijët tanë të mos largohen nga vendi”, tha Bytyqinë…
Prokuroria Themelore Publike në Kavadar ka dorëzuar aktakuzë në gjykatën kompetente kundër një personi, përkatësisht mjekut specialist, për veprën penale – “Vepra të rënda kundër shëndetit të njeriut” nga neni 217 paragrafi 4 lidhur me nenin 207 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Siç njoftojnë nga Prokuroria, i pandehuri si specialist i mjekësisë së përgjithshme është punësuar me kontratë për punë të përkohshme në Institutin Institucionin publik “Enti specialist Demir Kapi – njësia në fshatin Kurshenicë”. “Aty në periudhën prej datës 01.10.2020 deri 05.10.2020, i ka ofruar ndihmë mjekësore fëmije për shkak të temperaturës dhe diarresë, të…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në konferencën e sotme për shtyp tha se Aleanca për Shqiptarët mbështet ndryshimet kushtetuese me çka do të hiqej 20 përqindëshi si përcaktues për shqiptarët në Kushtetutë, përcjell TV21. Sela tha se shqiptarët nuk duhet të trajtohen me definicione ofenduese në kuadër të kushtetuese. “Ndryshimet kushtetuese e para punës nuk duhet të varen nga regjistrimi i popullsisë. Qëndrimi i ASh-së është konsistent dhe i përhershëm i shprehur shumë herë publikisht edhe kur është hapur Kushtetuta. E dëshmuar edhe me amendamente në cilat segmente mendojmë se duhet ndryshuar Kushtetuta, dhe po, Kushtetuta duhet ndryshuar!”,…
Është me rëndësi të madhe Republika e Maqedonisë së Veriut të bëjë hap përpara në integrimet evropiane sepse pandemia dhe posaçërisht lufta në Ukrainë tregoi se është me rëndësi që shtetet në Evropë të veprojnë së bashku, dhe se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE, konstatuan gjatë takimit të sotëm kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrja shtetërore për Evropë dhe marrëdhënie ndërkombëtare e krahinës së Bavarisë pranë Republikës federale të Gjermanisë, Melani Hulm. Siç informuan nga shërbimi qeveritar për shtyp, në takim është cekur rëndësia – Republika e Maqedonisë së Veriut ta vazhdojë zhvillimin në rrugën evropiane. Në Qeverinë e…

