Një person ka mbetur i lënduar në aksidentin rrugor që këtë mëngjes ndodhi në rrugën Gostivar-Strazhë, tek udhëkryqi i Mavrovës. Zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, tha se aksidenti u denoncua ka hora 9 e 10 minuta të së shtunës. Në aksident janë përfshirë automjetet “Golf” dhe “Hundai”. Me lëndime ka përfunduar një person i cili u transferua në spitalin e Gostivarit për trajtim. Nuk dihet gjendja e tij, tha ai. Ekipet e policisë hetojnë shkaqet e aksidentit.
Author: Jeta almakos
Në pesë vitet e fundit ky vit është me periudhën më të thatë të dy pendave në Kumanovë, atë të LIkovës dhe Gllazhnjës, ku kanë akumuluar pesëdhjetë për qind ujë, njoftojnë nga SHA Ekonomia e ujrave “Fusha Kumanovë-Likovë”, informon tvfesta.live “Kjo periudhë ishte një nga më të thatat në pesë vitet e fundit. Këtë vit, pavarësisht kësaj periudhe të thatë, arritëm të grumbullojmë ujë rreth 14 milionë metër kub. Investimet tona në tre vitet e kaluara në riparimin e sistemit të ujitjes dhe ujësjellësit në NP “Vodovod” kanë dhënë rezultat. Kjo sasi do të mjaftojë për furnizimin e Kumanovës me…
Dedikim për të ndjerin Rexhail Qerimi i cili ndërroj jetë në burgun e Idrizovës pasi ishte i dënuar me burg të përjetshëm për një vepër që gjithë faktet tregojnë se bëhet fjalë për rast të monutar! “ Gzimi per mujn e bekum te ramazanit nuk ka fund Por neket muaj te ramazanit na mungon shum jo prezanca jote Rexhail Opaja Zoti te deshti dhe te mori afer vetes inshallah zoti ta bon lule xheneti jeten ne at bot se neket bot te muren ne qaf o vlla. Fizikisht pona mungon shum por jo edhe shpirtrisht gjithmon dote kujtojm dhe nga…
Disa ekspertë thonë se kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës mund të ndihmojë në parandalimin e problemeve shëndetësore dhe në përmirësimin e shëndetit mendor. Ramazani, që nis më 2 prill, në shumicën e vendeve këtë vit, është muaji më i shenjtë në kalendarin islamik. Ai përfshin agjërimin ndaj ushqimit, pijeve, duhanit dhe marrëdhënieve seksuale nga agimi deri në perëndim të diellit, me shpresën se kjo do të çojë në një ‘takva’ më të madhe ose në ndërgjegjësim më të madh ndaj Zotit. Myslimanët u urdhëruan që të agjërojnë gjatë Ramazanit më shumë se 1400 vjet më parë, grekët e…
Lideri i Alternativës, Afrim Gashi ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Me këtë rast ka ftuar që të mos harrohen skamnorët. “Sonte, kur fillon muaji i shenjtë i Ramazanit, dëshiroj që të gjithë besimtarëve myslimanë t’ua uroj këtë muaj dhe të lutem që agjërimi të jetë mundësi që të gjithë agjëruesit të arrijnë në gradat e larta shpirtërore. Duke hequr dorë nga ushqimi, besimtarët e ushqejnë shpirtin e tyre me vlera të larta sublime, që i mbrujnë me dashuri, solidaritet dhe paqe shpirtërore. Siç e kemi detyrë gjithnjë, as në këtë muaj nuk guxojmë…
Ekipet policore po sigurojnë zonën e fshatit Bujkovci, ku dëshmitarët okularë thonë se kanë parë një aeroplan të bardhë duke lëvizur shumë poshtë mbi fusha dhe supozojnë se avioni ishte rrëzuar. Gazetarëve që ndodhen atje nuk u është lejuar hyrja në atë vend, ndërsa policia është duke kryer inspektimin. Sipas TV Telma, bëhet fjalë për një avion që nuk është i regjistruar në Agjencinë për Aviacion Civil dhe Ajror, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas informacioneve fillestare, banorët pretenduan se bëhej fjalë për një dron. Në momentin e raportimit të incidentit, nuk ka pasur të raportuar avion në ajër në të gjithë…
Një i ri nga Shkupi ka tentuar të paguajë me para të falsifikuara në Veles dhe në shtëpinë e tij janë gjetur 400.000 dollarë falso. Falsifikuesi me inicialet M.M nga fundi i kaluar tentoi të kontrabandonte një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 dollarësh. “Policia kontrolloi një dhomë të përdorur nga i dyshuari dhe gjeti kartëmonedha të dyshimta 396,200 dollarë në prerje nga 100 dollarë,” tha policia. SPB Veles ka ngritur kallëzim penal kundër 22-vjeçarit MM. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim parash”, njofton MPB.
Naim Memeti është i lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018. Ai sot ka ndërruar jetë. Siç mëson portali TS, Memeti ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit duke u falur në xhami. Varrimi i të ndjerrit do të bëhet nesër e shtunë (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas Namazit të drekës, ora 13:00.
Regjistrimi është i pasaktë dhe 405.000 qytetarë mungojnë dhe 132.000 qytetarë të tjerë nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre etike, gjuhësore dhe fetare. Gjithsej 537 mijë qytetarë të pa regjistruar. Kjo është 21.48% nga numri i përgjithshëm i banorëve në vend, thotë ish-deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Ilija Dimovski për rezultatet e regjistrimit. Sipas tij, nëse ndonjë njeri i zgjuar në botë mund ta pranojë një regjistrim të tillë, atëherë le ta shpjegojë. “Prandaj të tilla janë reagimet e komuniteteve në Maqedoni dhe partnerëve të koalicionit të LSDM-së. Do të krijojë shumë probleme nga sot e tutje dhe nga ky…
Në interes edhe të Bullgarisë edhe të Maqedonisë së Veriut është të mos ketë kufijë, të kemi ndërlidhje infrastrukturore, kryetarët e komunave të dy palëve të kufirit të punojnë sëbahku, të kemi tregti të zhvilluar dhe ngjarje kulturore. Atëherë të gjitha problemet tjera, siç është gjuha e urrejtjes, do të zhduken, deklaroi kryeministri bullgar Kirill Petkov në fjalimin e tij para pjesëmarrësve në takimin në mes komunave nga Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut, në korniza të Programit për bashkëpunim ndërkufitar 2021-2017. Në takim, siç njoftoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja po mbahet në qytetin Sandanski. Petkov shprehu shpresë, që së…
Komisioni Rregullator për Energjetik dhe Shërbime të Ujit në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim të ul çmimet me pakicë të derivateve të naftës me një mesatare prej 1.48% në krahasim me vendimin e 28 mars 2022. Çmimi me pakicë i EURODIESEL (DV V) zvogëlohet për 2.00 denarë për litër, ndërsa çmimet e benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, nuk ndryshojnë. Nga mesnata EUROSUPER BS-95 do të shitet për 83.50 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 85.50 denarë. EURODIESEL (DV V) do të shitet për 85.50 denarë për litër. Vaj djegës – Ekstra i lehtë 1 (EL-1)…
Ministria e Brendshme njofton se dy punonjës të ministrisë u përpoqën të vidhnin karburant nga një pompë benzine në pronësi të policisë. “Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në MPB ka ngritur kallëzim penal kundër N.M., punonjës policie dhe D.J., i punësuar si operator i pompës së benzinës në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “mashtrim në shërbim”. I paraqituri, me qëllim ë përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshëm, më datë 28.03.2022 kanë tentuar të nxjerrin rreth 150 litra naftë, por janë penguar gjatë veprimit. N.M. dhe D.J.…

