Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari kanë realizuar kontroll të jashtëzakonshëm në operatorin ushqimor “Atlantik Trade” SHPK Shkup, importues i produkteve të kompanisë “Ferrero”. Kontrolli, siç thuhet nga agjencia, është bërë në bazë të njoftimit të marrë nga kompania “Ferrero” DOO nga Zagrebi, Republika e Kroacisë, e cila informon se për arsye parandaluese disa seri të produkteve Kinder janë tërhequr nga tregu në Maqedonia, transmeton Denar.mk. Sipas njoftimit të tyre, nga tregu në vend tërhiqen seria e produkteve, me data të skadimit më: 3.10.2022 23.8.2022 2.6.2022 7.7.2022 15.7.2022 11.6.2022. 30.6.2022. Sot pasdite, siç bëjnë të dituar nga agjencia, kanë…
Author: Jeta almakos
Në Çair u hap Qendra për Punë Sociale, ku banorët e kësaj komune do të mund t’i kryejnë shërbimet e tyre. Drejtori i qendrës sociale, Liridon Baftiji tha se qëllimi ka qenë që kategoritë sociale të kësaj komune, ta kenë më të lehtë qasjen deri tek një qendër e tillë, ndërsa sqaroi se çfarë shërbime ofrojnë. Liridon Baftiji, Drejtor i Qendrës Sociale “Shërbimet të cilat mund t’i kryejmë, momentalisht kjo Qendër do të figuron vetëm për pranim dhe dorëzim të dokumenteve, d.m.th. bëhet fjalë për dokumentet për të drejtat sociale dhe fëmirore. Nëse lënda komplikohet apo duhet informata shtesë, atëherë…
Në dy muajt e parë të vitit 2022 ka trend të uljes për 27 për qind të tentimeve për kalime të paligjshme në vend, por vendi akoma është pjesë e rrugës së Ballkanit Perëndimor nga jugu në veri drejt vendeve të BE-së. Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, në brifingun diplomatik tradicional “Miqtë e MARRI-t” theksoi se lufta e përbashkët kundër migrimit ilegal vazhdon dhe se nevojiten zgjidhje të unifikuara ligjore dhe procedura të harmonizuara që të mundësohet lëvizja më e lehtë për ata që kanë vendosur apo janë detyruar të migrojnë. “Janë ndaluar 1.439 tentime, prej tyre në shkurt-764, ndërsa…
Të enjten dhe të premten nga ora 10 deri në ora 12 të punësuarit më ministri, agjenci, fonde dhe gjykata nuk do të punojnë, kjo për shkak se nuk i është paguar paga minimale prej 18 mijë denarëve. Një numër të vogël të punëtorëve që iu është paguar minimalja i është shkurtuar stazhi, thonë nga Sindikata e Punëtorëve Administrativë, Organeve gjyqësore dhe Shoqatave të qytetarëve. “Pothuajse në të gjitha institucionet në administratë dhe gjyqësor punëtorëve nuk ju paguhet paga minimale. Deri tani mbi 95% nga institucionet vazhdojnë me pagesën e pagës nën minimalen. 5% institucionet e mbetura një pjesë nuk…
Shkruan: Muhedin Brava Ne familjarët e viktimave që humbën jetën në tragjedinë e autobusit në Bullgari, tani që nuk i kemi më të dashurit tanë, kërkojmë vetëm të vërtetën dhe drejtësinë. Për këtë qëllim kërkuam që në Kuvend Komisioni anketues të mbajë mbledhje për të drejtat dhe liritë e njeriut. Por, sot morëm përgjigjen se këtë mbledhje edhe pse Kryetari i Komisionit, Halil Snopçe, e kishte thirrur, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka anuluar. Ju kujtojmë se deputetët janë të dërguarit tanë në Kuvend dhe ata duhet të jenë zëri ynë dhe mbrojtësit tanë. Ne kërkojmë vetëm të vërtetën…
Megjithëse u paralajmërua ulja e çmimeve të barnave nga fillimi i këtij muaji, ilaçet që u ulën nga 12 denarë mund t’i numërosh në gishta. Abuzimet me çmimet e barnave vazhdojnë nga lista bazë. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se pas negociatave me kompanitë farmaceutike më 15 mars është marrë vendim për çmimet e reja të barnave nga kompanitë prodhuese dhe shpërndarëse të barnave. Sipas vendimit, kompanitë duhej të rregullonin çmimet e vendosura të barnave në tregtinë me shumicë dhe pakicë dhe pas rregullimit, çmimet e reja të reduktuara do të aplikoheshin nga data 1 prill 2022. “E vërteta e…
Përveç gropave, drejtuesit e automjeteve në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër përballen edhe me shembjen e dheut dhe rënien e gurëve rreth rrugës. Ka pasur edhe të dëmtuar nga kjo situatë, sidomos në orët e natës kur është dukshmëria e vogël. “Ndodhemi në rrugën magjistrale Kërçovë –Ohër, në këtë rrugë në çdo 100 metra mund të gjesh gur të cilët kanë rënë në mes të rrugës por edhe dheu që shembët, kjo ndodh për shkak se siç mund të shihet pjesa e malit nuk ka mbrojtëse për të ndaluar gurët që bien në rrugë, andaj ju rekomandojmë drejtuesve të automjeteve që të…
Të dhënat ekonomike nga regjistrimi do të publikohen deri në fund të qershorit, njofton drejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se nuk ka vërejtur asgjë për reagimet e askujt. “Këto janë metoda të zbatuara dhe specifike, të dhënat e moshës janë të sakta, vijnë nga numri i sigurimeve shoqërore, ka diçka që nuk mbulohet, por duhet të kemi kujdes. Numri prej 26.000 fëmijëve që nuk ndjekin arsimin është shumë i madh, siç thoni ju. Sa herë që bëjmë analiza të shpejta mund të bëjmë gabime. Të presim tabelën pas regjistrimit të shkollës dhe…
Ziadin Sela në emisionin Klan Debat në pyetjen e se pse gati të njejtit njerëz janë ende në kryesinë e ASH-së dhe jo figura të reja? Ziadin Sela u përgjigj se: ”Nuk është e vërtetë ajo që thoni pasiqë, un nuk mund ta ndroj gjithë kryesinë disa figura janë dhe vazhdojnë të jenë besnik të Aleancës, por ka edhe fytyra të reja dhe sipas kësaj ju po ma kërkoni që ta ndryshoj edhe gruan sipas jush tha me ironi kreu i ASH-së” /KlanMacedoni/
Thoni ta hapë rampën… Rampën alo… Ky është një nga problemet me të cilat shpeshherë përballet Erkani, person me nevoja të veçanta. “U ndjeva jo mirë, është jonjerëzore që autobusi të mos ndalet në mes të stacionit edhe pse të ka parë. Më pa që qëndroj në stacion, plus edhe fëmijët i thanë hape rampën që të ngjitem”, tregon Erkan Qahili. Me të njëjtin problem Erkani u përball edhe sot. A mundet rampën? Ekipi i mediave e shoqëroi djaloshin deri në stacionin e autobusëve. Për destinacionin e tij erdhi një autobus dykatësh, të gjithë u ngjitën përveç Erkanit, kjo pasi…
Ballkani është i sigurt nga paqëndrueshmëria e mundshme që mund të ndodhë për shkak të luftës në Ukrainë”,. Kësgtu deklaroi Bieber për emisionin “600 Seconda”, profesor dhe ekspert për Ballkanin, Florian Bieber. Ndiq në vazhdim deklaratën e tij:
Aleanca për Shqiptarët pohon se përfshirja e personave të imputuar pa përkatësi etnike dhe mospublikimi i vendbanimit të personave nga diaspora kanë luajtur rol negativ në paraqitjen e përqindjes reale të bashkësive etnike në vend dhe se me këtë rrezikohen të drejtat kolektive që gëzonim deri më tani. Konkretisht, përqindja e shqiptarëve në Kërçovë ka rënë nën 50% dhe me këtë rrezikohet përdorimi i flamurit kombëtar”, tha Naim Bajrami, ASh. I pyetur se a ka vërtetë mundësi që kjo të ndodhë, kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari, tha se jo, ndërsa nuk u përgjigj më gjatë se kaq! “Në asnjë mënyrë!…

