Author: Jeta almakos

Për momentin nuk ka rrezik nga zjarret për shtepitë dhe hotelet në vendbanimin turistik të Strugës “Elen Kamen”. Zjarri në këtë pjesë të Strugës është paraqitur nga pasditja e së premtes, në pyllin mbi “Elen Kamen”. Ndërkohë nga shërbimi i zjarrfikësve në Strugë për Alsat thonë se zjarri është vërejtur pas orës 13.00, pas së cilës kanë ndërhyrë ekipet e zjarrëfikësve, mirëpo zjarri është zona të vështira për të intervenuar, ndërsa problem shtesë është edhe era e forte, që fryn nga jugu. Ata shtojnë se zjarri aktualisht ndodhet në 1.5 kilometra larg shtëpive dhe hoteleve dhe se po lëvizte ngadal…

Lexo më Shumë

Ekspertet i mirëpresin bisedat mes qeverisë dhe sindikatave sa i përket paralajmërimeve për rritjen e pagave edhe në sektorin publik. Profesori Universitar Sami Bislimi thotë se rritja prej 2800 denarë tani për tani është rritje e mjaftueshme por ajo që mbetet shqetsuese është trendi i rritjes së çmimeve i cili nuk ka të ndalur. “2800 denarë për momentin janë të mjaftueshme por duhet të kemi parasyshë faktin se rritje e çmimeve nuk po ndërpritet, kemi çdo ditë rritje të mëtejshme të çmimeve. 2800 dënarë nëse janë të mjaftueshme për muajin prill këto 2800 denarë, çmimet do të amortizojnë këtë rritje…

Lexo më Shumë

Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore e publike ndonëse është i detyruar me ligj, ajo përdorët si t’u teket drejtorëve në funksion, shkruan Alsat. Në kuadër të Qytetit të Shkupit, në Qendrën Informative Kulturore në kryeqytet mbeten të hequra mbishkrimet në gjuhën shqipe. Udhëheqësia ende hesht. “Në këtë institucion nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, këto janë inicialet e vetme në gjuhën shqipe që kanë mbetur, ndërsa drejtori ka ditë që nuk përgjigjet përse i pengon shqipja që s’zbaton ligjin”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk janë në dijeni të veprimeve…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një postimi në Facebook, mjeku i njohur Ilir Hasani ka njoftuar opinionin se së bashku me kolegun dhe profesorin turk, kanë thyer rekord, ku kanë marr pjesë në një operacion 17 orë. “Limitet vendosen për tu thyer. 3 skolioza të realizuara gjatë 17 orëve në sallë të operacionit. Faleminderit Prof. Dr. Ufuk Aydınlı” shkroi Hasani.

Lexo më Shumë

Ministrii arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në profilin e tij në FB ka publikuar një shkresë të dërguar nga avokati i popullit Naser Ziberi i cili duket që shkresën kolegut të tij ia ka dërguar vetëm në gjuhën Maqedonase shkruan TOP24. Ndryshe para disa ditësh partitë opozitare reaguan ndaj Ziberit duke e cilësuar ate si avokati i BDI-së dhe jo si avokati i popullit.    

Lexo më Shumë

Prokurorja Lile Stefanova u shpreh se dënimet për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov për rastin “Parcelat në Vodno” janë të ulëta. Sipas saj, i rëndësishëm është konfiskimi i pronës duke shtuar se “tre banesa luksoze në “Panorama residence”, dy banesat në Bihaqka në të cilën ke jetuar Gruevski dhe tani jeton familja e tij, vendi ndërtimor në Vodno prej 2.700 metër katror, prona në Krueshvë dhe vendi që u konfiskua në moment që kapin shifrën prej 3 milionë eurove”. “Me vendimin gjyqësor u vërtetua teza e Prokurorisë se i pandehuri Gruevski dhe të tjerët kanë kryer…

Lexo më Shumë

Në konferencën e sotme për media, drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, ka njoftuar opinionin për vendimin me të cilin punëtorëve të Ndërmarrjes pas 16 vitesh do t`u rriten pagat. “Vendimin do të fillojmë ta zbatojmë menjëherë, me pagën e ardhshme të muajit prill dhe jam shumë i kënaqur që kjo rritje historike do të realizohet në mandatin tim të menaxhimit të Kompanisë, sepse mendoj se punëtorët e NP Higjiena Komunale-Shkup me të vërtetë e meritojnë që puna e tyre të vlerësohet dhe shpërblehet siç duhet. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për kryetaren e Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes, znj.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e gazetarëve theksoi se ngjarja në Manastir mund të paraqet vetëm provokim që nuk shkon në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të një dialogu të suksesshëm me arritjen e një marrëveshjeje që do të thotë hapje e shpejtë e negociatave për Maqedoninë e Veriut. “Për sa i përket ngjarjes që ndodhi ditën e shtunë, ajo nuk  paraqet gjë tjetër veçse një provokim sepse zgjon frymët e së shkuarës. Bëhet fjalë për person që ka qenë bashkëpunëtor i Gjermanisë së Hitlerit dhe i Italisë së Musolinit dhe i Paveliçit dhe i cili nuk mund…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes  një postiimi në proflin e tij në FB ka njoftuar se sot ka pritur në takim karateistët e rinj nga Gostivari të cilët në gara në Turneun shtetëror të karatesë për Gostivarin sollën 12 medalje nga të cilat 5 të arta dhe 7 të bronzta shkruan TOP24. Këta kampionë tani janë pjesë e reprezentacionit të RMV-së dhe do të marrin pjesë në garat ballkanike në Bosnje e Hercegovinë në muajn qershor. http://

Lexo më Shumë

Vendimi që greva e përgjithshme të vazhdojë, ndërsa fëmijët të humbin mësimin para përfundimit të vitit shkollor dhe mos të përkujdesen në kopshte, bën dëm të pazëvendësueshëm për të gjithë ne dhe shtetin. Çdo ditë dhe orë e humbur e procesit edukativo-arsimor është në dëm të drejtpërdrejtë të nxënësve dhe askush nuk mund ta kompensojë, ndërsa përgjegjëse për këtë humbje të pazëvendësueshme është Sindikata  dhe këtë askush nuk mund ta kundërshtojë, thonë nga Qeveria e RMV. U bëjmë thirrje mësimdhënësve, edukatorëve dhe mësuesve kujdestarë që interesin më të mirë të fëmijëve ta vendosin para interesave të tyre personale, duke e…

Lexo më Shumë

Me vendimin për vazhdimin e grevës SAHK-u i vë interesat personale para interesave të fëmijëve dhe nxënësve. Kopshtet dhe shkollat e mbyllura nuk sjellin asgjë të mirë për nxënësit dhe fëmijët, as për prindërit të cilët nuk munden të kujdesen për fëmijët e tyre në çerdhe, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale pas vendimit të sotëm të Këshillit të SASHK-ut të mos i pranojë konkluzionet nga seanca e djeshme e Qeverisë, dhe të vazhdojë greva derisa nuk arrihet marrëveshje me MASH-in dhe MPPS-së dhe nuk nënshkruhet marrëveshje me të cilën do të përfshihen të gjitha çështjet…

Lexo më Shumë

Kryeministri njëherit edhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në 31 vjetorin e themelimit të LSDM-së u shpreh se kjo parti ndër vite ka bërë shumë për qytetarët, ndërsa LSDM është sinonim i shtetndërtimit, përkushtimit dhe sinonim për parti moderne. Në fjalimin e tij, Kovaçevski thotë se LSDM ashtu si paraardhësit e tyre në Luftën e Dytë Botërore ka qenë në anën e vërtetë dhe merr pjesë në formimin e shtetit, ndërtimin e institucioneve, zgjidhjen e kontesteve dhe realizimin e qëllimeve strategjike siç është anëtarësimi në NATO. “Edhe në kohën kur e gjithë bota po përballet me krizën më të madhe…

Lexo më Shumë