Avokati i Shtetit i hedh fajin Ministrisë së Financave për mosveprime ligjore në lidhje me evidentimin e hipotekës ndaj një pjese të pronës së Televizionit Alsat. Sipas këtij institucioni, veprimi i tyre është bërë me kërkesë të dikasterit të Financave, ndërsa shqyrtimi i listave pronësore para kërkesës për përmbarim dhe shitje publike është kompetencë ekskluzive e Financave. “Avokatura Shtetërore udhëheq lëndë me kërkesë të Ministrisë së Financave dhe në përputhje me të dhënat e siguruara nga lista pronësore. Vlerësojmë se vendimet gjyqësore nuk komentohen. Veprimet e Avokatit të Shtetit janë të përcaktuara me ligj para gjykatave dhe organeve të tjera…
Author: Jeta almakos
Interesi i qytetarëve dhe kompanive duhet të jetë gjithmonë para atij të shtetit, tha drejtori i Zonës Industriale-Teknologjike Zhvillimore Jovan Despotovski i pyetur për rastin me objektin afarist të Alsat-it, se çfarë sinjali u dërgohet investitorëve vendor dhe të huaj, shkruan Alsat. Despotovski thotë se nuk dëshiron të komentojë vendimet gjyqësore, por shton se rregullisht në raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian ka vërejtje për jostabilitetin e klimës së biznesit në Maqedoni. “Qëndrimi im personal, sepse nuk është në kuadër të gjërave ku mund të ndihmoj drejtpërdrejt. Megjithatë, nuk mendoj se interesi i institucioneve duhet të vihet para…
Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët, para burgut të Shutkës, ka deklaruar se pesë nga të burgosurit e rastit të Kumanovës, kanë hyrë në grevë urie, për shkak se edhe pse i kanë plotësuar kushtet ligjore nuk u lejohet të kenë fundjavë të lirë. “Kjo e drejtë u mohohet nga drejtori i burgut edhe pse kanë marrë mendim pozitiv nga komisioni përkatës. Bëhet fjalë për Musadik Pajaziti të cilit tani e 19 muaj i takon e drejta për fundjavë, Arsim Bajramit që 18 muaj i takon fundjava e lirë, Elham Arifi tani e 12 muaj, Irfan Lutfiut 9 muaj dhe…
I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, gazetari Xhevdet Pozhari ka analizuar takimet ne Gjermani Kosovë-Serbi mes Kurtit dhe Vuçiçit dhe çfarë të reja sollën këto takime. Pozhari e ka quajtur pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë më të favorshëm dhe për shkak të meritës së Kurtit por pasi edhe situata politike botërore me Ukrainën ka ndikuar. Pozhari: Mendoj se ky ka qënë përfaqësimi më dinjitoz i Kosovës në një vend të tillë siç ishte takimi i kancelarit gjerman me kryeministrin Kurti. Kërkesat e Kuritit ishin të qarta. Ka shfrytëzuar një momëntium nuk është meritë…
Profesor Ljubomir Fërçkovski tashmë është në punë në Kombet e Bashkuara, tha presidenti Stevo Pendarovski në Kanal 5 në emisionin “Vetëm Intervistë”, përcjell FLAKA. “Është mirë të jesh pjesë e forumeve të vendeve të vogla në vendet perëndimore dhe përkundër spekulimeve, Fërçkovski nuk u refuzua si ambasador në Nju Jork, por nuk pati përgjigje brenda 90 ditëve të arsyeshme”, tha Pendarovski, duke shtuar se ndonjëherë komentet publike janë të papëlqyeshme veçanërisht së fundmi për propozimet për poste për ambasador. Ai ka thënë se në kabinetin e tij nuk ka marrë draft zgjidhje për Teuta Arifin për asnjë nga vendet për…
62-vjeçari vdiq të mërkurën në oborrin e shkollës së Selacit, ku edhe po punonte si mësues. Bartjen e kufomës së të ndjerit po e bëjnë ish-bashkë luftëtarë të Tahirit.
Kryetarja e qytetit të Shkupit dhe kryetarja e BNJVL-së, Danela Arsovska, ambasadorja e Suedisë, Kristin Forsgren Bangtson dhe Robert Skot Hejzlet, drejtor i lartë rezident i Institutit Nacional Demokratik (NDI) sot në Strugë morën pjesë në trajnimin për fuqizimin e komisioneve për mundësi të barabarta – Korniza ligjore, të drejtat dhe obligimet e komisioneve për mundësi të barabarta për projektin „WoMen Lead: Promovimi i barazisë gjinore përmes pjesëmarrjes politike të grave”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit. “Çdo aktivitet që synon përmirësimin e mundësive të barabarta për gratë si projekti i sotëm i NDI duhet të jetë një kontribut pozitiv në…
Rritja e pagës minimale dhe harmonizimi i saj me pagën minimale në të gjithë sektorin publik do të jetë një nga sfidat e kryesisë së re të Konfederatës së Sindikatave të Lira, tha kryetari i KSL-së Blagoja Ralpovski në kongresin e mbajtur sot. U lavdërua se janë të kënaqur me atë që ka ndodhur kohëve të fundit sepse kanë aktivizuar sindikatën dhe dëshmuar se organizata sindikale nuk ka vdekur, por përkundrazi është ringjallur dhe punëtorët gjithnjë e më shumë besojnë në sindikatë. “Do të propozohet një rezolutë për respektimin e ligjeve dhe kontratave kolektive sepse në këtë periudhë të kaluar…
Drejtoresha e Qendrës Shtetërore të Provimeve, Elizabeta Naumovska, ka sqaruar se afati ka qenë deri më 21 prill, por për shkak se deri këtë javë afër 1600 maturantë, që është më shumë se 10 për qind e numrit të përgjithshëm, nuk kanë aplikuar për ta mbrojtur temën e maturës, janë detyruar ta shtynë afatin deri në mes të majit. Ndër problemet kryesore që doli nga greva e përgjithshme e Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SASHK), ishte mbarimi i shkollës së mesme të maturanteve dhe dhënia e provimeve shtetërore dhe mbrojtjen e temës së maturës shtetëror. Derisa afati i fundit…
Bashkësia Fetare Islame e RMV, duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Haxhit, lidhur me kushtet për regjistrim për Haxhin 2022, apelon deri te besimtarët që kanë vendosur ta kryejnë kushtin e pestë islam – haxhin, të paraqiten në Muftinitë përkatëse dhe të dorëzojnë dokumentacionin e duhur për regjistrim. Kushtet për regjistrim janë: 1. Të jenë nën moshën 65 vjeçare (të lindur para datës 30.06.1957) 2. Të jenë të vaksinuar me dy vaksina kundër Covid-19 3. 72 orë para udhëtimit, ta kenë testin PCR Bashkësia Fetare Islame veç më ka filluar organizimin e haxhit 2022 dhe numri i haxhinjve…
U MOHOHET MUNDËSIA PËR FUNDJAVA TË LIRA Tetë të burgosurit për Rastin e Kumanovës refuzojnë të dalin në ajr, nuk pranojnë ushqim, por vetëm ujë. Dy ditë me radhë po mbajnë grevë urie. E kjo përshkak se nuk u jepet mundësia e garantuar me ligj e cila parasheh që gjatë vitit të burgosurit të shfyrtëzojnë vikende në liri. Te Avokati i popullit Naser Ziberi kanë arritur shkresat e Irfan Lutfijut, Arsim Bajramit dhe Elham Arifit të cilët thonë se janë të diskriminuar për shkak të refuzimit të drejtorisë për t’i shfyrtëzuar këto favore. Avokati i Popullit prej vitit të kaluar…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lehtësojnë dialogun mes Shkupit dhe Sofjes për zgjidhjen e kontestit për çështjet historike, identitetin, gjuhën maqedonase si dhe të drejtat e pakicës bullgare që jeton në Maqedoninë e Veriut. Kështu deklaroi zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, gjatë një interviste për agjencinë shtetërore të lajmeve në Maqedoninë e Veriut, MIA. Ai tha se SHBA-ja po zhvillon bisedime me Shkupin dhe Sofjen për të zgjidhur mosmarrëveshjet dypalëshe, por Price nuk dha detaje nëse palët janë pranë arritjes së një zgjidhjeje të pranueshme. “Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e fuqishëm e anëtarësimit…

