Sipas sondazhit të kryer nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, pothuajse dy të tretat e nxënësve të anketuar në shkollat e mesme në Shkup besojnë se në shkollën e tyre ka dhunë nga bashkëmoshatarët, dhe rreth një e treta kanë qenë viktima të ndonjë forme të dhunës së bashkëmoshatarëve në vitin e kaluar. Nga dhjetori i vitit 2021 deri në shkurt të vitit 2022, 995 nxënës dhe 255 mësues janë anketuar mbi temën e bullizmit, gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Si nxënësit ashtu edhe mësuesit besojnë se gjuha e urrejtjes është më e përhapur në rrjetet sociale. Sipas konstatimeve…
Author: Jeta almakos
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, në një deklaratë për shtyp pas mbledhjes së partisë, tha se ata si opozitë janë të vendosur për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse sipas Selës, kjo qeveri nuk ka më as kredibilitet dhe as legjitimitet për të qeverisur. Ai shtoi se i pari që ka hubur kredibilitetin në këtë qeveri është Ali Ahmeti me kryeministrin e parë shqiptar që nuk u bë kurrë. “Kjo Qeveri nuk ka as kredibilitet, as legjitimitet, për të vazhduar për të qeverisur. I vetmi kredibilitet moral është hapja e negociatave me Bashkimin Evropian, por siç i shohim si…
“Në këtë datë, para 7 viteve, vendi dhe Evropa u zgjuan me raportime për luftime në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku u vranë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur dhe 8 pjesëtarë të forcave policore. Shumë shtëpi u shkatërruan, banorët përjetuan tmerr, ndërsa fëmijët ende vuajnë traumat. Në ndërkohë, grupi i Kumanovës u dënua me 746 vjet burg dhe natyrisht, nuk u materializuan asnjë nga premtimet e regjimit LSDM-BDI për përsëritje të procesit gjyqësor dhe as përrallat me FBI dhe CIA të kryetarit të BDI-së. Në vend të zbardhjes së rastit, shteti shkel çdo ditë të drejtat elementate të…
Sot mbushen shtatë vjet nga konflikti i armatosur në “Lagjen e Trimave”, në Maqedoninë e Veriut, ku jetën e humbën tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa rreth dyzet mbetën të plagosur. Në konfliktin e armatosur përveç tetë pjesëtarëve të forcave policore, u vranë edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur. Për ngjarjet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt 2016 në Gjykatën penale është zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 personave të cilët akuzohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës u deklaruan se nuk…
Brukseli të guxojë të përmbushë pjesën e tij të obligimit dhe të caktojë sa më shpejt datën e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, e cila do të shënojë fillimin e negociatave. Procesi duhet të vazhdojë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Maqedonia e Veriut e ka përmbushur detyrën e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këto janë mesazhet e dërguara dje nga kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Mari Bërnz të cilët theksuan se dialogu i paralajmëruar strategjik me SHBA-në është një proces i nisur prej kohësh dhe nuk është…
Bajram Limani, vrasësi i Xhemail Rexhepit – komandant Shqiponjës, është i pakapshëm për organet e rendit për të vujatur dënimin me burg prej 7 vitesh. Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut në faqen zyrtare të saj njofton se për Limanin ka shpallur tashmë fletarrest ndërkombëtarë. Limani, vrasësi i komandant Shqiponjës në vitin 2017 në procesin gjyqosr që u zhvillua në gjykatën e Kumanovës u dënua me 7 vjet burg e 3 muaj heqje lirie, edhe atë 5 vjet për vrasje dhe 2 vjet e 3 muaj për armëmbajtje pa leje. Në po të njejtin rast gjykata dënoi me 3…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në mesnatë policia e rajonit të Shkupit ka kryer kontrolle në disa lokale, ku janë gjeur substanca narkotike, përcjell TV21. Si rrjedhojë janë arrestuar 12 persona. “Përkatësisht, tek M. J. (24) nga Prilepi, A.S. (23) nga Shkupi, S.L. (48) nga Shkupi, K.T. (24) nga Velesi, B.S. (25) nga Shkupi, P. R. (23) nga Shkupi, T.V. (24) nga Shkupi dhe S.J. (33) nga Shkupi, është gjetur lëndë pluhuri e bardhë, ndërsa tek M.K. (26) nga Shkupi, N.N. (22) nga Manastiri, A.B. (26) nga Shkupi dhe A.B. (25) nga Shkupi është gjetur marihuanë”, thuhet në…
Aktivistja nga Shkupi Luljeta Ademi, ka nevojë për trajtim mjekësor për shkak se vuan nga Osteomioliti kronik. “Miq, familjarë, bashkëpunëtorë, të njohur e të panjohur sot si kurrë më parë kam nevojë për ndihmën tuaj! Duhet të bëjë intervenim në klinikën zvicerane Klinik fur Traumatologie-Universitatsspital Zurich. Si nënë e vetme( 17 vite me qira) që sfidoj jetën dhe sëmundjen ju lutem për përkrahjen tuaj! Nëse jeta nuk më do mjaftueshëm unë atë e dua shumë më shumë! E di që së bashku do ja dalim!”, shkruar Luljeta Ademi. Në llogarinë e gofund me e cila është hapur nga miqtë e…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pak para mesnate, gjegjësisht në ora 23:38 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “Krimska”, pas një zënke verbale, S.R. (28) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht 28-vjeçarin J.L. nga Shkupi, ku kishte edhe të shtëna me armë. “Në vendin e ngjarjes ka kryer kontrolle ekipi i SPB Shkup. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka kujtuar Heroin Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu me rastin e 617 vjetorin e lindjes së tij me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, Sela shprehet se Skënderbeu i tregoi botës, se shqiptarët nuk nënshtrohen. Postimi i plotë “Në këtë ditë lindi arkitekti i shteti shqiptar, heroi i madh kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, shembulli që i tregoi botës se jemi popull që nuk nënshtrohemi. Ai dëshmoi se dëshira për liri nuk njeh as popuj të “vegjël”, as perandori të mëdha. I respektuar nga e gjithë bota, i admiruar…
Administrata e Ministrisë për Diasporë rezulton të jetë administrata më aktive me punë dhe projekte në sekretariatin gjeneral të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, shkruan InfoShqip. Kjo administratë e udhëhequr nga ministri Xhemail Çupi, nga radhët e Alternativës, ka arritur të korë sukses brenda vendit duke hapur zyra për diasporën në çdo komunë si dhe duke zhvilluar vizita dhe takime të rregullta me diasporën, gjegjësisht me organizatat, shoqatat, bashkësitë dhe unionet me prejardhje nga Republika e Maqedonisë së Veriut që operojnë jashtë kufijve të saj gjeografik. Puna intensive e ministrisë së diasporës ka për qëllim krijimin e një bashkëpunimi të…
VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë asnjë ndërhyrje në preambulën e Kushtetutës pa garanci me shkrim nga Kuvendi i Bullgarisë, tha Mickovski, duke ritheksuar se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë është i qartë. Mickovski nuk dëshiron t’i citojë deklaratat e presidentit Pendarovski për këtë çështje i cili është në qëndrimin e garancive me shkrim, por thotë se po e paraqet vetëm qëndrimin e VMRO-DPMNE-së. “Nuk i citoj deklaratat e Pendarovskit, por vetëm do të them se qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është i qartë: VMRO-DPMNE nuk mundet dhe nuk do të mbështesë, gjë që kërkon 2/3 në Kuvend, asnjë…

