Luljeta Kazazi nga Tirana e njohur si Nëna Lule ka rrëfyer një moment mjaft delikat kur tregoi si kishte shitur gjakun e saj për t’i mbajtur fëmijët pa dijeninë e burrit. “Qiranë e shtëpisë do të paguanim, dritat do t’i paguanim, çerdhen do të duhej ta paguanim dhe nuk mbetej asnjë lek më. Unë jam detyruar dhe për dhjetë vite kam shitur gjakun”, rrëfen zonja Kazazi duke treguar edhe shenjat që i kanë mbetur në krahë. Ajo thotë se për katër vite burri nuk e ka ditur këtë gjë. “Ai ishte i përqendruar te puna. Kur i kam treguar ka…
Author: Jeta almakos
Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur në Shkodër pasditen e sotme në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të PD. Nga Shkodra, Berisha solli në fokus të diskutimit nismën “Ballkani i Hapur.” Sipas Berishës, kjo nismë nuk është asgjë tjetër veçse influencë e Rusisë dhe Serbisë në rajon.Berisha: Evropa pati një projekt dhe ky ishte projekt i Berlinit. Përputhej me interesin tonë kombëtar. Me Vuçiçin shpikën Ballkanin e Hapur i cili s’është gjë tjetër veçse influencë e plotë e Serbisë në Rajon. Por e vërteta është dhe e Rusisë. Në shekull dy kanë qenë ambiciet kryesore ruse,…
Në planin afatgjatë, Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e Bashkimit Evropian dhe të drejtat e bullgarëve në vend duhet të mbrohen, tha kryeministri bullgar Kiril Petkov për një televizion në Sofje. “Kjo është arsyeja pse retorika politike duhet të kapërcehet dhe duhet bërë punë,” tha Petkov, duke shtuar se vetoja e Bullgarisë për fillimin e negociatave të vendit me BE do të hiqet kur “puna të kryhet”. Siç njofton MIA nga Sofja, Petkov theksoi se qeveria e tij “nuk do të bëjë asgjë” pa vendim të Kuvendit bullgar dhe asgjë nuk do të fshihet nga opinioni. “Do të…
Greva dyjavore në arsim ndikoi që nxënësit të jenë pala më e dëmtuar sepse në këtë periudhë duhet të kompenzohet materiali mësimor me një tempo të përshpejtuar. Kjo situatë për profesorin Enver Ajdini, nuk është edhe aq shqetësuese sepse sipas tij orët e humbura çdo profesor mundet lehtë ti kompenzojë. Këtë vit për shkak të pandemisë nuk është realizuar edhe ekskurzioni i paraparë njëjavor dhe koha është shfytëzuar për zhvillimin e njësive mësimore. Sipas tij kjo situatë do të tejkalohet dhe planprogrami do të realizohet në tërësi. “Për një javë i kemi dy orë të themi tre orë janë njësi…
Kërkesë publike drejtuar Presidentes se Kosoves,znj Vjosa Osmani, Kryeministrit te Kosoves ,z Albin Kurti, Ministres se Puneve te Jashtme,znj Donika Gervalla, Ministrit te Puneve te Brendshme, z Xhelal Sfeçla Ne, bashkeluftetaret e Enver Hoxha Klein, kerkojme me kembngulje pergjigje adekuate ne lidhje me refuzimin e Shtetesise se Kosovës per Enverin. Enveri eshte Invalid i Luftes së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht Luftetar I brigades 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejen e Koshares. Enveri i la te gjitha miresite qe i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhet e Ushtrise Çlirimtare te Kosoves,ndersa ju qe sot i gezoni postet…
Partia “Alternativa” nesër organizon kongresin e parë partiak në të cilin do të zgjidhet kryetari i kësaj partie dhe do të votohen dokumentet partiake. Kongresi do të mbahet në orkestrën Filarmonike e Maqedonisë së Veriut – Shkup me fillim në ora 12. Kongresi do të organizohet në dy faza. Në pjesën e parë 500 delegatët fillimisht do të duhet të propozojnë kandidatët e tyre të preferuar dhe më pas të bëhet votimi i kryetarit të ardhshëm. Nuk janë zbuluar emrat e kandidatëve të mundshëm, përveç pritshmërive për rikandidimin e kryetarit aktual Afrim Gashi.
Një burrë ka humbur jetën, dy gra dhe dy fëmijë janë lënduar në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ka ndodhur sot në autostradën Beograd – Novi Sad, shkruan Tocka.com. Sipas mediave serbe, i ndjeri është shtetasi kroat M.A. (1966), i cili ka vozitur Peugeot me targa maqedonase. Gratë dhe fëmijët e lënduar janë shtetas të Maqedonisë. Zëdhënësja e ambulancës në Novi Sad, Dr. Nikolina Mariç, tha se një i moshuar kishte vdekur në vend, ndërsa një grua e moshuar ishte dërguar në Qendrën urgjente të Qendrës Klinike të Vojvodinës (KCV) në Novi Sad për reanimim. “Ekipet mjekësore kanë mundur…
Edhe përskaj bllokadës që po e bën VMRO-DPMNE-ja, kryeministri Dimtar Kovaçevski, thotë se Kuvendi po funksionon duke përmendur miratimin e rendit të ditës në seancën plenare dhe nisjen e debatit për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues. I pari i qeverisë edhe njëherë përsëriti se është joserioze të bojkotohet Kuvendi në kushte të krizës më të madhe energjetike botërore. U bëri thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm, transmeton Tv 21. “Nuk ekzistojnë ligje të cilat nuk ndikojnë në proceset shoqërore në kuptimin pozitiv dhe nuk mundet Kuvendi të konsiderohet si supermarket ku dikush do të vendosë se cili ligj do të kalojë, ndërsa…
Panele diellore, kolektorë diellorë, kondicionerë, madje edhe paisje të mëdha satelitore të vendosura në shtëpitë e pjesës së vjetër të Ohrit, janë evidentuar në raportin e fundit të UNESCO-s, dhe nëse banorët nuk duan të paguajnë gjoba, të gjithë ata që jetojnë ne zonën siç njihet nën Kullat e Samoilit, duhet të ndezin oxhaqet e tyre dhe të kthejnë sobat e drurit, dhe ti nxjerrin nga përdorimi paisjet e lartë përmendura. “Vërejtjet e UNESCO-s në lidhje me mbrojtjen e bërthamës së vjetër të qytetit janë rigoroze”, tha për Tv Alfa, kreu i Institutit dhe Muzeut të Ohrit. Bëhet fjalë jo…
Ka eskaluar debati në emisionin “Vo centar”, ndërmjet mysafirit Vllahov Micov dhe gazetarit Vasko Eftov. Çështja se kush po e udhëheq shtetin e Maqedonisë së Veriut ka nxjerrë prej takti nacionalistin e njohur Micov. “Nuk kemi shtet. A nuk e sheh kush na udhëheq? Kë e ke Ministër të Jashtëm?”- ka deklaruar Micov. https://open-tv.mk/wp-includes/js/mediaelement/mejs-controls.svg
Policia izraelite sulmoi sot kortezhin e varrimit të gazetares së vrarë të Al Jazeera-s, Shireen Abu Akleh, në Kudsin Lindor të pushtuar, raporton Anadolu Agency (AA). Dëshmitarët okularë thanë për AA se policia izraelite sulmoi kortezhin e varrimit teksa nisej nga Spitali Francez në lagjen Sheikh Jarrah. Ata shtuan se policia izraelite i rrethoi pjesëmarrësit e funeralit dhe përdori granata zhurmuese dhe shkopinj për të sulmuar bartësit që mbanin arkivolin e Abu Akleh-s. Policia izraelite lejoi disa palestinezë që ta shoqëronin arkivolin e saj në Qytetin e Vjetër të Kudsit, ku ajo do të varroset në varrezën protestante. Gazetarja veterane…
Alergjitë e stinës kanë rritur fluksin e qytetarëve, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore nëpër ambulanca e spitale. Ndryshimet e motit kanë zgjatur periudhën e çeljes së luleve, gjelbërimit dhe pemëve të cilat tajojnë sasi të lartë të polenit që sipas mjekëve është faktori kryesor i alergjive stinore. “Javët e fundit shënojmë rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore me simptome që janë bllokimi i hundës, rrjedhje të hundës, kruarje të syve, kollitje, teshtitje, frymëmarrje të vështirësuar. Shumë është me rëndësi të shmangemi gjatë ditës kur përqendrimi i polenit është i lartë si në agim nga 5 mëngjesit deri…

