Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Lubomir Fërçkoski i’a ka dorëzuar letrat kredenciale Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Guterres, ambasadori Frçkoski informoi atë për prioritetet më të rëndësishme strategjike në politikën e jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe situatën aktuale rreth integrimit të vendit në BE, veçanërisht pas nënshkrimit dhe hyrjes në fuqi të marrëveshjes të ashtuquajtur, Marrëveshja e Prespës. Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm Guterres theksoi gjithashtu kontributin aktual të Maqedonisë së Veriut si subjekt aktiv në punën e OKB-së dhe…
Author: Jeta almakos
Në orët e para të mëngjesit të sotëm është aksidentuar autobusi nga Kosova ku janë lënduar rreth 20 persona. Lidhur me këtë për portalin rtv21.tv kanë dhënë detaje nga kompania e turizmit “Armendi Tours ”, të cilit i takonte autobusi i aksidentuar. Nga kjo kompani kanë thënë se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që lëndimi më i rëndë është thyerja e këmbës. Sipas informacioneve nga Armendi Tours, aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit, ishin turistë nga Shqipëria, ndërkohë që nisja është bërë me datë 18 maj nga Kosova. Sipas deklaratës nga kompania, në…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është vënë kundër presidenitit të Malit të Zi Milo Gjukanoviq dhe presidentes së Kosovës Vjosa Osmani të mërkurën pas deklaratës së tyre të përbashkët kundër “Ballkanit të Hapur,” iniciativës për bashkëpunim rajonal që zyrtarisht përkrahet nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por refuzohet nga Kosova, Bosnja Herzegovina dhe Mali i Zi. Rama ka vënë sërish peshën e tij politike prapa kësaj iniciative rajonale përkundër kundërshtimit të vazhdueshëm të saj nga akterët politikë në rajon. “Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shpreson që koalicioni i partive në pushtet në Bullgari, të gjejë një kompromis për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Balkan Talks” në “Euronews Albania”, Ahmeti u shpreh se pa ndihmën e Bashkimit Europian është e vështirë që të ketë ketë përparim në zgjidhjen e ngërçit midis dy vendeve. “Pa ndihmën e Bashkimit Europian, vështirë se mund të ketë një epilog pozitiv kjo çështje, sepse në brendësi çështja është mjaft me ngarkesa emocionale, folklorike dhe etnike.…
Drejtori i Energjensave dhe resurseve kombëtare, Bajram Rexhepi i ftuar në “Magazina Ekonomike” foli edhe për rrjetin e gazifikimit në vend, duke nënvizuar edhe problemet me të cilat janë përballur në teren me procesin e shpronësimit dhe eksproprijimit. Sipas tij ndonëse marrëveshja është nënshkruar në vitin 2016, zbatimi i saj ka filluar në gjysmën e dytë të vitit 2018, shkruan Alsat. “Për momentin ne po ndërtojmë kilometrat e fundit të rrjetit të transmisionit, pjesa deri në Negotinë ka përfunduar tërësisht. Prej Negotinë deri në Manastir kemi më pak se një kilometër dhe diku më pak se katër kilometra na kanë…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës të RMV-së, Jeton Shaqiri, beson se procesi i negociatave me SASHK-në ka përfunduar dhe se është arritur një marrëveshje përfundimtare. “Ajo që po them është se rekomandimet e ndërmjetësuesit janë pranuar dhe para një ore janë nënshkruar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës mes nesh dhe SASHK-ut. Mendoj se secili nga mësuesit dhe profesorët e kanë përfituar nga procesi. Kemi fituar në paga, marrëveshje kolektive dhe mendoj se nga ana e të gjitha trupave dhe organeve brenda SASHK-ut kjo duhet të pranohet. Sipas informacioneve të mia nga shkollat fillore dhe të mesme, një pjesë e…
Plot 19 ditë kanë zgjatur bisedimet mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit pas përfundimit të grevës nga ana e arsimtarëve, për të arritur në një marrëveshje konkrete. Kryetari i SAShK-ut, Nedellkov pas përfundimit të takimit disa orësh tha se më në fund kanë arritur në një marrëveshje të kënaqshme nga të dyja palët. Ai konfirmoi po ashtu, si ministri Shaqiri, se rritje të pagave do të ketë nga muaji shtator me 15 për qind. Ndërsa e njëjta marrëveshje vlen edhe me Ministrinë e Politikave Sociale për kopshtet. “Pas 19 ditësh bisedime arritëm në një marrëveshje të kënaqshme…
Më datë 16.05.2022 rreth orës 20, zyrtarët policorë të Departamentit për tregti të paligjshme me drogë dhe armë nga Departamenti i Policisë Kriminale në SPB Manastir, kanë arrestuar R. P (37) nga Manastiri, transmeton KlanMacedoni. Gjatë kontrollit iu gjet një pako amfetamine. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim penal përkatës, thonë nga MPB.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, 17.05.2022 (e martë), do të mbajë mbledhjen e rregullt të 45-të, ku në përputhje me kompetencat e saj do të shqyrtojë më shumë pika nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve. Me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të rendit të ditës, në mbledhjen e sotme është edhe Informacioni për fillimin e Dialogut strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Raporti për bisedimet e përfunduara për harmonizimin e Marrëveshjes për bashkëpunim teknik mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë…
VMRO-DPMNE pas mbledhjes së djeshme të Komitetit Ekzekutiv ka vendosur që pos bllokadës aktive në Kuvend, më 18 qershor të organizojë protesta para Qeverisë, përcjell TV21. Thonë se pushteti aktual ka dështuar në ballafaqim me krizën ekonomike. “VMRO-DPMNE më 18 qershor do të organizojë një protestë të madhe para qeverisë për ndryshime dhe rënie të kësaj qeverie. LSDM dhe BDI nuk treguan aftësi adekuate për të përballuar krizën ekonomike dhe financiare, të shoqëruar me rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe inflacion të lartë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e VMRO-DPMNE-së. Në lidhje me vendimin në fjalë kanë reaguar nga LSDM.…
Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) do të zhvillojë një raund të ri negociatash. Siç njoftoi javën e kaluar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), për sot (17 maj) është dakorduar takim i ri i përfaqësuesve të Ministrisë dhe Sindikatës, transmeton Portalb.mk. Në mbledhjen e fundit, siç njoftoi MPPS-ja, është diskutuar për kërkesat që kanë qenë pjesë e vendimit për grevë të punëtorëve në çerdhe, si dhe për pagesën e pagave për periudhën kur ka mbahej grevë. Për sot, sipas njoftimeve, do të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje që do të jetë brenda rregulloreve ligjore. Një nga temat që dy palët…
Policia e Kërçovë njofton se më datë 15.05.2022 në orën 00.55 në magjistralen Kërçovë-Ohër një automjet “Volkswagen Golf”, me targa të Ohrit, i drejtuar nga shtetasi A.A (46) nga fshati Zajas, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një mjek nga Qendra Mjekësore Kërçovë ka konstatuar vdekjen e tij. Vendin e aksidentit e ka mbikëqyrur ekipi inspektues i Kërçovës për të kuptuar shkaqet e këtij aksidenti vdekjeprurës.

