Author: Jeta almakos

Një person është plagosur sonte në rrugën “George Bush” në Prishtinë, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri. Është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës. “Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘George Bush’, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të…

Lexo më Shumë

Hatixhe Ismaili, nënë vetushqyese nga Maqedonia e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo kategori e grave mbetet e padukshme për institucionet e shtetit, kur ato u drejtohen për çfarëdolloj ndihme. Ajo tregon se e ka pasur shumë të vështirë marrjen e kredisë për banesën ku jeton me dy fëmijët e saj, për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme, si garanci për të mbuluar këstin e kredisë. Ismaili thotë se është paradoksale që sa herë konkurron të shfrytëzojë çfarëdolloj ndihme për shkollimin e fëmijëve, në atë rast nuk evidentohet që një pjesë e madhe e pagës së saj…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut nga 4 mijë e 342 teste të kryera janë regjistruar 1 mijë e 222 raste të reja me koronavirus. 649 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se janë regjistruar edhe 1 mijë e 502 pacientë të shëruar. Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 21 viktima. Ndërkaq, nga MSh-ja njoftojnë se 10 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.2021 – 10.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19. Që nga fillimi i…

Lexo më Shumë

Opozitarja VMRO-DPMNE akuzon se me programin e ri për pagesë të drejtpërdrejtë në sektorin e bujqësisë, pushteti do të shkurtojë mbi 40 milionë euro, me çka bujqit në mes të krizës do të lihen në fatin e tyre. Cvetan Tripunovski nga kjo parti, thotë se pushteti me programin e ri për bujqësi parasheh vetëm 58 milionë euro, në vend të 100 milionë eurove që ishin premtuar si subvencione të drejtpërdrejta. Ai thekson se reduktim fondesh do të ketë edhe në blegtori. “Në pjesën, gjegjësisht në nën masën, dy pagesa të drejtpërdrejta në prodhimtarinë blegtore. Paramendoni Qeveria parasheh vetëm pak më…

Lexo më Shumë

U zhvillua sot një bisedë telefonike mes Presidentit të SHBA Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ndërkohë janë zbardhur detajet e para të kësaj bisede. Shtëpia e Bardhë thotë se Biden “e kishte të qartë se, nëse Rusia ndërmerr një pushtim të mëtejshëm të Ukrainës, Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët do të përgjigjen me vendosmëri dhe do të imponojnë kosto të shpejta dhe të rënda për Rusia.” Telefonata e Biden me Putinin zgjati pak më shumë se një orë. “Presidenti Biden përsëriti se një pushtim i mëtejshëm rus i Ukrainës do të prodhonte vuajtje të gjerë…

Lexo më Shumë

Një shtëpi është djegur pasditen e sotme në lagjen Leskajcë në Ohër. Kështu njoftojnë nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Ohër, prej ku thonë se zjarri është raportuar rreth orës 12:45, pas çka kanë intervenuar 10 zjarrfikës me katër automjete për shuarjen e zjarreve. “Flaka është shuar në aksionin që përndryshe ka ndodhur në kushte të vështira për shkak të grumbullimit të një sasie të madhe të orendive dhe sendeve të ndryshme në afërsi të objektit në rrugën “Petar Pop Arsov”, gjë që ka penguar zjarrfikësit të hyjnë në objekt”, thonë nga NJTKZ Ohër. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa…

Lexo më Shumë

Errësirë në orët e mesnatës në qytetin e Kërçovës, për shkak të ndërprerjes së ndriçimit elektrik. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari thotë se si pasojë e krizës globale me Energjinë Elektrike, kanë sjell vendim për restrikcione. Sipas tij ndriçimi publik aktivizohet në ora 17:30 deri ora 23 nëpër fshatra, ndërsa në qytet deri në mesnatë. Por pamjet që ka marr TV21 tregojnë se edhe pas orës 17:30 disa lagje të qytetit dhe disa fshatra nuk kanë ndriçim publik. “Krahasuar me një vit përpara muaji dhjetorë është tre fish më shtrenjtë ndriçimi publik dhe pritet fatura e muajit janar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një i punësuar në një pompë benzine në rajonin e Qendrës në Shkup ka raportuar se dy persona i kanë marrë me dhunë para dhe çelësat e veturës së tij, përcjell TV21. “Në SPB Shkup dje në ora 10:35 është raportuar se në një pompë benzine në zonën e Qendrës, dy persona duke kërcënuar kanë marrë nga S.G. (55), punonjës në pompë, portofolin me para dhe çelësin e automjetit të tij”, thuhet në raportin MPB-së.

Lexo më Shumë

Norvegjia të shtunën (12 shkurt) hoqi kufizimet e saj përfundimtare për COVID-19, duke hequr obligimin për distancimin shoqëror dhe maskat në hapësirat e mbushura me njerëz. “Metri po zhduket. Ne po heqim rekomandimin për distancimin shoqëror,” u tha gazetarëve Kryeministri, Jonas Gahr Store në një konferencë për shtyp. “Tani ne mund të shoqërohemi si më parë, në jetën e natës, në ngjarje kulturore dhe raste të tjera sociale. Dhe gjatë rrugës për në dhe nga puna me autobusë, trena dhe tragete,” tha ai. Norvegjia hoqi shumicën e kufizimeve të tjera në fillim të këtij muaji, duke përfshirë punën në distancë, numrat e…

Lexo më Shumë

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit. Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogramë, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta. Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë. Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orëve të shtrenjta. E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Ohrit nëpër institucionet shtetërore nuk po përdoret gjuha shqipe, as tabelat nuk janë në shqip, madje nuk ka as shkollë të mesme shqipe.  Profesori Osman Osmani thotë se  si rezultat i kësaj, shumë qytetarë janë shpërngulur dhe se në krahasim nga e kaluara numri i nxënësve shqiptarë ka rënë dukshëm. “Numri i nxënësve ishte shumë mëi madh, kishte momente kur numri i kalonte 100, pra 3 ose 4 paralele në gjuhën shqipe që regjistroheshin, por me kalimin e kohës filloi edhe pakësimii numrave të nxënësve dhe tani kemi 30 nxënës.Ndoshta shkak është shpërngulja jashtëtrojeve për një jetë…

Lexo më Shumë

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se nga E Hëna do të fillojë skrining-testimi, sipas zgjedhjes së rastit, që duhet të tregojë nëse dhe cfarë imuniteti me COVID-19 ka popullata e vendit, për t`i ndihmuar Komisionit për Sëmundje Infektive në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme. Testimi planifikohet të bëhet me 1.000 të anketuar në Shkup, me mundësi zgjerimi në gjithë vendin, që të merren të dhëna më reale për imunizimin aktual. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive kanë thënë se një testim të këtillë ishte bërë para një viti dhe ka rezultuar se rreth 30% e të anketuarve kanë…

Lexo më Shumë