“Gardhi rrethues i qeverisë që u vendos nga ish kryeministri Nikolla Gruevski u hoq pas ardhjes në pushtet të Zoran Zaevit, pasi siç tha ai qeveria është e të gjithëve dhe duhet të jetë e hapur. Megjithatë tashmë disa muaj, Qeveria në vend se me gardh rrethues është e rrethuar me gardh policor”, raporton gazetarja e TV21, Sara Kajolli. “Qëllimi jonë është ta hapim qeverinë për të gjithë. Tekstualisht mendoj se qeveria është objekt ku qytetarët duhet të kenë qasje të lirë, lirshëm të komunikojnë, lirshëm të kërkojnë informacione, lirshëm të japin sugjerime dhe të jetë praktikisht e hapur. Jo…
Author: Jeta almakos
Një tërmet i fuqishëm e ka lëkundur gjithë Ballkanin, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në Strupici në Bosnje e Hercegovinë. Po ashtu lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, e Kroaci. Tërmeti ishte 6.0 shkallë të Rhiterit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka të lënduar. Moderatorja boshnjake e përjetoi tërmetin derisa ishte duke i dhënë lajmet live. Më poshtë mund ta shihni videon se si reagon moderatorja në momentin kur ndodh tërmeti:
Presidenti turk, Recep Tayiip Erdogan tha sot se planifikon të zhvillojë biseda telefonike me presidentët rus, Vladimir Putin dhe ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai shpreson që këto thirrje të marrin përgjigje pozitive dhe të ketë një takim mes tyre në Turqi për t’i dhënë fund konfliktit ruso-ukrainas. “Me thirrjet, ne planifikojmë ta ngremë procesin në Stamboll në nivelin e presidentëve”, tha Erdogan, raporton reuters. Turqia, anëtare e NATO-s, ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë, mban lidhje të mira me ato vende dhe ka marrë një rol ndërmjetësues në dialogun mes tyre. Ndryshe, shteti turk ishte nikoqir i bisedimeve midis…
Grabitet dyqani i markës Louis Vuitton. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur sot në në Ohio të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës. Mediat kanë publikuar foto nga ngjarja që janë pikasur nga kamerat e sigurisë së dyqanit të markës luksoze. Një grup të rinjsh të maskush, shihet që hyjnë në dyqane, vjedhin ç’të mundin dhe largohen prej tij. Nga raportimet, mësohet se në total janë vjedhur rreth 400 mijë dollarë mall brenda pak minutash. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.
Tërmeti i fortë i cili u ndie në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të Ballkanit, ka qenë me epiqendër në Bosnje. Forca e tërmetit ka qenë 5.7 ballë e shkallës rihter. Ndërkohë që mediat boshnjake kanë publikuar edhe video nga momenti i tërmetit. Siç shihet edhe në video lëkundjet e forta të tërmetit lëvizin ambazhurin në tavanin e shtëpisë.
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sonte në territorin e Republikës së Bosnjës dhe Hercegovinës, 42 km në juglindje të qytetit të Mostarit. Qytetarët e Mostarit të frikësuar kanë dalë në rrugë. Ndryshe, tërmeti është ndjerë edhe në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Për momentin nuk ka rrezik nga zjarret për shtepitë dhe hotelet në vendbanimin turistik të Strugës “Elen Kamen”. Zjarri në këtë pjesë të Strugës është paraqitur nga pasditja e së premtes, në pyllin mbi “Elen Kamen”. Ndërkohë nga shërbimi i zjarrfikësve në Strugë për Alsat thonë se zjarri është vërejtur pas orës 13.00, pas së cilës kanë ndërhyrë ekipet e zjarrëfikësve, mirëpo zjarri është zona të vështira për të intervenuar, ndërsa problem shtesë është edhe era e forte, që fryn nga jugu. Ata shtojnë se zjarri aktualisht ndodhet në 1.5 kilometra larg shtëpive dhe hoteleve dhe se po lëvizte ngadal…
Ekspertet i mirëpresin bisedat mes qeverisë dhe sindikatave sa i përket paralajmërimeve për rritjen e pagave edhe në sektorin publik. Profesori Universitar Sami Bislimi thotë se rritja prej 2800 denarë tani për tani është rritje e mjaftueshme por ajo që mbetet shqetsuese është trendi i rritjes së çmimeve i cili nuk ka të ndalur. “2800 denarë për momentin janë të mjaftueshme por duhet të kemi parasyshë faktin se rritje e çmimeve nuk po ndërpritet, kemi çdo ditë rritje të mëtejshme të çmimeve. 2800 dënarë nëse janë të mjaftueshme për muajin prill këto 2800 denarë, çmimet do të amortizojnë këtë rritje…
Përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore e publike ndonëse është i detyruar me ligj, ajo përdorët si t’u teket drejtorëve në funksion, shkruan Alsat. Në kuadër të Qytetit të Shkupit, në Qendrën Informative Kulturore në kryeqytet mbeten të hequra mbishkrimet në gjuhën shqipe. Udhëheqësia ende hesht. “Në këtë institucion nuk respektohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, këto janë inicialet e vetme në gjuhën shqipe që kanë mbetur, ndërsa drejtori ka ditë që nuk përgjigjet përse i pengon shqipja që s’zbaton ligjin”, raporton gazetari i Alsat, Adnan Qaili. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nuk janë në dijeni të veprimeve…
Rusia ka publikuar më shumë imazhe të lëshimeve të raketave nga Deti i Zi. Në njjë video të publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes shihen katër raketa të tipit Kalibr me precizion të lartë të lëshuara kundër “objektivave të infrastrukturës ushtarake” brenda Ukrainës, shkruan BBC, transmeton Botapress.info Ministria po përpiqet të tregojë se pavarësisht fundosjes së anijes kryesore “Moskva” javën e kaluar, flota e saj e Detit të Zi ka ende aftësinë për të goditur objektiva. Por teknologjia precize nuk është garanci për goditje precize.Pesë raketat që goditën qytetin perëndimor të Lviv të hënën besohet se ishin gjithashtu raketa të…
Kompania turke Garanti Kompozit, është ajo që merret me pajisjet mbrojtëse për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, e që po i përdorë vazhdimisht që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Kompania gjendet në qytetin turk Yozgat, e atë e ka vizituar së fundmi ministri i Mbrojtjes, Mustafa Varank, i cili tha se për Zelenskyn dhe bashkëpunëtorët e tij kanë prodhuar helmetat dhe jelekët anti-plumb.Kjo kompani qysh në ditën e parë të agresionit rus ka pranuar porosinë e parë për prodhimin e pajisjeve mbrojtëse. “Kanë kërkuar 20 helmeta dhe jelekë anti-plumb. Jemi të lumtur kur i shohim në televizor”, tha Vedat…
Franca po dërgon obus vetëlëvizës Caesar të prodhimit francez – armë me rreze të gjatë – në Ukrainë deri në fund të muajit, konfirmoi të premten Pallati Elysee. Në një intervistë me median franceze, Ouest-France të premten, presidenti francez, Emmanuel Macron tha se vendi “po shpërndante pajisje të konsiderueshme dhe disa lloje armësh duke përfshirë Milan dhe Ceaser”. “Mendoj se duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithmonë duhet të kemi një vijë të kuqe, e cila është të mos jesh bashkëpjesëmarrës në luftë”, shtoi presidenti francez, raporton cnn. Rreth 40 anëtarë të shërbimit ushtarak ukrainas do të mbërrijnë në Francë për…