Zudi Enuzi Koka është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët në Çair, njoftojnë nga partia. “Enuzi ishte kandidati i cili u përzgjodh nga komisioni qendror, pas konkursit publik për paraqitjen e kandidatëve. Të njëjtin komisioni ja propozoi Kuvendit të degës ku dhe u zgjodh me shumicën e votave të kuvendarëve”, thonë nga ASh.
Author: Jeta almakos
Pas shkarkimit të kryeparlamentarit, si dhe akuzave të ndërsjella të deputetëve të pushtetit dhe opozitës për rishikimin e buxhetit dhe temës së vetos së Maqedonisë, tensionet vazhdojnë për të dytën ditë në Kuvendin e Bullgarisë, ku vazhdon pasiguria e shumicës. Përgjigja në këtë pyetje do të dihet të mërkurën, kur pritet votëbesimi ndaj Qeverisë së Kiril Petkovit, sipas të dhënave të fundit matematikore, gjithsej 115 deputetë qëndrojnë prapa Qeverisë, ndërsa opozita ka 125 deputetë, që pritet të votojnë për rrëzimin e kabinetit. Por shifrat ndryshojnë vazhdimisht, pasi një deputet tjetër nga partia e Sllavi Trifonov ka vendosur t’i bashkohet grupit…
Edhe pse Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës dhe të autoritetit zyrtar gjatë viteve 2011 dhe 2012, ai është fotografuar i qetë në Hungari. Në fotot që po shihni janë siguruar nga Opinion.al, ndërsa ish-kryeministri shihet teksa drekon me dy persona në një nga restorantet e Budapestit. Gruevski së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski, përcjell Opinion.al…
Në Mjekimin Qendror Intensiv të QKUK-së për më shumë se pesë muaj është duke u trajtuar Ardonit Pozhari. 33-vjeçari ka këto muaj që është në gjendje kome në njërin nga shtretërit e kësaj klinike duke luftuar me jetën. Në situatë si të Ardonitit janë edhe dhjetëra pacientë të tjerë. Nacionale ju sjellë rrëfimin e vëllait të 33-vjeçarit, Xhevdetit si dhe porositë e tyre për t’u bërë ballë situatave të tilla. Ishte ditë e premte e janarit të këtij vitit. Në orët e pasdites, familja Pozhari nga Prishtina morën një lajm të cilin do të donin që asnjëherë mos ta dëgjonin.…
Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog është mbajtur panel diskutimi me temë “Projekti europian i paqes për Ballkanin Perendmor”, ku nikoqir ka qenë Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Grubi theksoi se nga viti tjetër do të bashkohen forcat me Ministrinë e Jashtme dhe nëpërmjet ribrendimit të forumit në “Peace Forum Dialogue” të përfshihen në një konferencë të përbashkët edhe reflektimet mbi marrëveshjen e Ohrit, dhe me shpresë që deri atëherë do të përmbyllet edhe marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bulgarinë.…
Pas vizitës në Kiev, kryeministri i vendit Edi Rama dhe kreu i qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviç janë takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe më pas të 3 liderët kanë dhënë një konferencë të përbashkët për mediat. Presidenti i Ukrainës Zelensky ka postuar në rrjetin social në Facebook këtë konferencë krahas së cilës ka shkruar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit së vendit kandidat për anëtarësim në BE për Ukrainën. Zelensky këtë e shikon si plotësim dhe forcim aftësish mes vendeve të Bashkimit Europian teksa falenderon Ramën dhe Abazoviçin për…
Në dhjetë ditët para mbajtjes së Samitit të qershorit dhe Konferencës për Ballkan Perëndimor të presidencës francezem zëvendëskryeministri për çështje evropian Bojan Mariçiq në takim me eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji ka porositur se nevojitet që maksimalisht të shfrytëzohet koha për arritje të zgjidhjes evropiane midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, e cila me lidership nga ana e BE-së do të vendosë vulë evropiane në ardhshmërinë e rajonit, njofton Portalb. Siç informojnë nga Sekretariati për çështje evropiane, Mariçiq ka theksuar se është e fuqishme mbështetja dhe përkushtimi i presidencës franceze për arritje të marrëveshjes dhe zhbllokim të procesit tonë eurointegrues. Krahas dialogut midis…
Studentët e diplomuar, në të cilët investon shteti, po ikin jashtë vendit, paralajmëron drejtori i Entit për Statistikë, Apostol Simovski, në emisionin “200” në Alsat. Siç shton ai, dikush duhet të brengoset dhe të pyesë veten se çfarë po ndodh me kuadrot me arsim të lartë. “Vetëm 17% të keni në shtet me arsim të lartë, ndërsa thuajse të gjithë shkojnë në fakultet… dikush duhet të brengoset, të pyesë se ku na shkuan këta fëmijë. Ata që mbarojnë fakultet Ikin nga vendi. Nuk mund të jetë 40% me arsimin e mesëm dhe vetëm 17% me fakultetin kur 90% e të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i ministrit të Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Krahas takimeve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në orët e mbrëmjes në Filharmoni do të mbahet një ngjarje solemne, që do të shënohet me koncert të Ansambleve folklorike nga Maqedonia e Veriut dhe Kroacia, e më pas do të ketë pritje përkatëse për kremtimin e përbashkët të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut…
Analisti Imer Selmani në “Click Plus” ka komentuar kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë. Ai fillimisht tha se askush nuk e di se çfarë kërkojnë bullgarët për të hequr veton ndaj Maqedonisë. Selmani e komentoi hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në të, se nuk është problem, por i frikësohet ndonjë kërkese tjetër. “Kushtetuta jonë është e hapur, ne jemi një shtet multietnik dhe mendoj se nuk do të ishte problem për të përmbushur këtë kërkesë të Bullgarisë. Por kam frikë se kjo nuk është kërkesa e vetme e Bullgarisë për heqjen e vetos”, ka komentuar Selmani. Selmani tha se sjellja…
Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë kundër dy gjinekologeve nga spitali “D-r Trifun Panovski” në Manastiri, pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë vepruar si duhet dhe kanë shkaktuar vdekjen e një foshnje përcjell TV21. Konkretisht, gjinekologët akuzohen për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, shkelje të nenit 217, paragrafi 4, nga neni 207, paragrafi 1 dhe 3 nga Kodi Penal. “Lehona është pranuar për lindje më datë 12.10.2019 rreth orës 17:00 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Klinik në Manastir, ku kujdestarë kanë qenë të akuzuarit. Ata nuk kanë monitoruar dhe nuk kanë regjistruar në kohë ndryshimet…
Mbrëmjen e djeshme u mbajt mbledhja e parë e Kuvendit Qendror të Alternativës pas mbajtjes së Kongresit të Parë të partisë. Në këtë mbledhje në rend dite ishte edhe zgjedhja e Kryesisë së re Qendrore. Në këtë mbledhje po ashtu nënkryetarë të AAA u zgjodhën: Bekim Sali, Admirim Aliti, Safije Sadiki – Shaini, Arben Labënishti dhe Amir Elezi. Ndërkaq, një nga emrat e zgjedhur si nënkryetar dhe që i jep shtysë partisë së Afrim Gashit është emri i njohur për opinionin publik, mjeku i suksesshëm dhe profesionist, Arben Labënishti, i cili pritet te jete “motorr” i Alternativës për njësinë e…

