Policët e Sektorit për Punë të Brendshme – Tetovë, sot rreth orës 10:20 në rrugën “Shtipska” në Tetovë kanë ndaluar 41-vjeçarin me iniciale K.K nga Tetova, njofton MPB. MPB bën me dije se personi K.K. është i njëjti i cili kërkohej me urdhër të KPU “Idrizovë” – Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e gjysmë, për veprën penale “vjedhje”, e dënueshme nga neni 235 i Kodit Penal. K.K. është kthyer në hapësirat e KPU “Idrizovë” për vuajtje të dënimit me burg.
Author: Jeta almakos
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës NASA ka shpërndarë sot një foto të liqenit të Ohrit dhe Liqenit të Prespës në profilin e saj në Facebook, të cilët thuhet se janë në mesin e liqeneve më të vjetër në Evropë. “Liqeni i Ohrit dhe Liqeni i Prespës, dy nga liqenet më të vjetër në Evropë, ndodhen në një zonë malore përgjatë kufijve të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Greqisë. Liqenet ekzistojnë për të paktën 1 milion vjet, ndodhta edhe më gjatë. Imazhi Operacional Tokësor-2 (OLI-2) i Landsat 9 kapi këtë imazh me ngjyra natyrale të liqeneve më 19 gusht 2022.…
Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike Gostivar kreu ekspertizë në vendin e ngjarjes në afërsi të shtëpisë familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë u gjetë trupi i pajetë 28 vjeçarit me plagë nga armë zjarri në pjesën kokës. Prokuroria themelore konfirmon lajmin e TS që personi ishte dërguar në Qendrën urgjente në Gostivar nga babai i tij dhe atje ishte konstatuar vdekja. “Gjatë ekspertizës në vendin e ngjarjes janë marrë tre gjurmë, si dhe arma – pistoletë, e cila do të jetë lëndë e ekspertizës. Me urdhër të prokurorit publik, janë siguruar video regjistrime nga kamerat…
Sot, Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave Tetovë njoftoi se mëngjesin e sotëm nga Stacioni Policor i Strezimirit janë njoftuar se një pjesëtar 60 vjeçar i një grupi prej 18 alpinistësh ka pësuar atak kardiak teksa ishin duke ecur përgjatë një shtegu malor në pjesët më të larta të Korabit, më saktë vendi i ngjarjes është në një lokacion një kilometër mbi Strezimir. Rasti është denoncuar nga një alpinist i cili ka ardhur në Komisariatin e Strezimirit, pasi në atë zonë nuk ka pasur mbulim të rrjetit celular. Një operacion shpëtimi është nisur, por fatkeqësisht pas ekzaminimit nga ekipi mjekësor,…
Problemet nuk mbarojnë me hapjen e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në të, thotë Nikolla Micevski deputet dhe koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Ai flet edhe për hapat e ardhshëm pas refuzimit të referendumit. Ditët e kaluara keni parë se cilat janë reagimet dhe si ka reaguar opinioni ekspert dhe qytetarët pas refuzimit të kësaj nisme. Vendimi absolutisht i dëmtuar dhe antikushtetues i Talat Xhaferit, sepse ai mori përsipër detyrimin edhe të Gjykatës Kushtetuese edhe shumicës në Kuvend. VMRO-DPMNE po mendon për shumë hapa dhe e patë që edhe nëse ne për momentin të paraqesim një iniciativë…
Drejtori i Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit, Ljupço Janevski beson se turizmi maqedonas mund ta mbyllë vitin me mbi 400 milionë dollarë dhe më shumë se 2,6 milionë fjetje. Siç ka deklaruar ai, fluksi valutor në tremujorin e dytë të 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 46 përqind dhe ka arritur në më shumë se 106 milionë dollarë amerikanë. “Flukset hyrëse valutore në dy tremujorët e parë të vitit 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 janë rritur me 20 përqind. Mund të arrijmë qëllimin për vitin 2022 në…
KOVAÇEVSKI TË PËRGJIGJET MBRENDA 24 ORËVE NËSE ËSHTË I PA AFTË APO KA GËNJYER’ Të dielën, që në mëngjes, opozita drejtoi pyetje të drejtpërdrejtë për Kryeministrin Kovaçevski. “I bëjmë thirrje dezertorit Kovaçevski në afat prej 24 orëve të tregojë se a është e vërtetë se ka ikur dhe se është i paaftë, apo ka gënjyer para institucioneve dhe mjekëve” – deklaroi Dragan Kovaçki i VMRO-DPMNE-së. Deputeti i VMRO DPMNE-së, Dragan Kovaçki pohon se Kryeministri Kovaçevski i ka ikur shërbimit ushtarak, duke gënjyer se është i paaftë. “Sipas informatave që erdhën deri tek ne, Kryeministri Kovaçevski qëllimisht i ka ikur shërbimit ushtarak…
Mbrëmjen e së shtunës diku rreth orës 19 e 30, me armë zjarri u qëllua për vdekje i riu 28 vjeçar Gent Asani nga Gostivari. Dëshmitari i rastit që është familjar i viktimës, ka rrëfyer për Gostivari Sot atë që pa me sy në momentet e vrasjes së 28 vjeçarit, Gent Asani. Dëshimtari tregon që viktima kishte qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka kontaktuar pak çaste para aktit makabër me familjarët dhe ka shkuar në shtëpi për të darkuar. Gjersa ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë, dorasi e ka sulmuar me armë zjarri. “Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam…
Fermerët ankohen se çmimi grumbullues prej 25-27 denarë është tre herë më i vogël se ai që shitet në dyqane prej gati 80 denarë, dhe se e kanë të vështirë të mbulojnë edhe shpenzimet e prodhimit kur kemi parasysh rritje së madhe të çmimit të ushqimit Maqedonia e Veriut nuk pritet të ketë problem me furnizim me qumësht. Kompetentët qetësojnë se edhe prodhimtaria e ulur e qumështit të freskët është vetëm e përkohshme si rrjedhojë e motit ku kanë munguar të reshura në bujqësi dhe blegtori si , dhe shtrenjtimit të ushqimit të kafshëve, por edhe qetësojnë se qumësht në…
VMRO DPMNE thotë se fytyra e re e LSDM-së, është Danella Arsovska. Ajo është lidere e koalicionit të sapoformuar ku sipas tyre, janë mbledhur të shantazhuar nga pushteti. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski, tha se kjo është arsyeja pse LSDM po përpiqet të mbrojë Arsovskën dhe përfshirjen e saj, siç citohet: “në keqpërdorime me impiantin e trajtimit dhe lidhjet e drejtpërdrejta me kompaninë turke për të cilën e di paraprakisht se çfarë oferte ka bërë”. “Qëllimi dhe shpresa e vetme e këtij pushteti anti-maqedonas janë tenderët, kleptomania dhe elementet е shantazhit që duhet të merren me opozitën në vend që…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu. Lajmin e ka bërë të ditur, Ruben Avxhiu, një shqiptar i cili vepron po ashtu në Amerikë. I pari nga politikanët shqiptarë në RMV që ka uruar Aliun për pozitën e re ka qenë nënkryetari i ASH-së dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. “Urime të mëdha B. Bix Aliut për emërimin e tij si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në i SHBA-ve në Malin e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka nominuar për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Begzat Aliun i njohur si B. Bix Aliu. B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni. Ai më së fundi shërbeu si i ngarkuar me punë, i përkohshëm në Ambasadën Amerikane në Budapest në Hungari. Prindërit e Begzat Aliut kanë emigruar nga Zajazi i Kërçovës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Begzat Aliu mban diplomën e fakultetit të mjekësisë të marrë në Universitetin e Prishtinës.

