Author: Jeta almakos

Errësirë në orët e mesnatës në qytetin e Kërçovës, për shkak të ndërprerjes së ndriçimit elektrik. Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari thotë se si pasojë e krizës globale me Energjinë Elektrike, kanë sjell vendim për restrikcione. Sipas tij ndriçimi publik aktivizohet në ora 17:30 deri ora 23 nëpër fshatra, ndërsa në qytet deri në mesnatë. Por pamjet që ka marr TV21 tregojnë se edhe pas orës 17:30 disa lagje të qytetit dhe disa fshatra nuk kanë ndriçim publik. “Krahasuar me një vit përpara muaji dhjetorë është tre fish më shtrenjtë ndriçimi publik dhe pritet fatura e muajit janar…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme një i punësuar në një pompë benzine në rajonin e Qendrës në Shkup ka raportuar se dy persona i kanë marrë me dhunë para dhe çelësat e veturës së tij, përcjell TV21. “Në SPB Shkup dje në ora 10:35 është raportuar se në një pompë benzine në zonën e Qendrës, dy persona duke kërcënuar kanë marrë nga S.G. (55), punonjës në pompë, portofolin me para dhe çelësin e automjetit të tij”, thuhet në raportin MPB-së.

Lexo më Shumë

Norvegjia të shtunën (12 shkurt) hoqi kufizimet e saj përfundimtare për COVID-19, duke hequr obligimin për distancimin shoqëror dhe maskat në hapësirat e mbushura me njerëz. “Metri po zhduket. Ne po heqim rekomandimin për distancimin shoqëror,” u tha gazetarëve Kryeministri, Jonas Gahr Store në një konferencë për shtyp. “Tani ne mund të shoqërohemi si më parë, në jetën e natës, në ngjarje kulturore dhe raste të tjera sociale. Dhe gjatë rrugës për në dhe nga puna me autobusë, trena dhe tragete,” tha ai. Norvegjia hoqi shumicën e kufizimeve të tjera në fillim të këtij muaji, duke përfshirë punën në distancë, numrat e…

Lexo më Shumë

Policët turq nuk u kanë besuar syve teksa kanë peshuar sasinë e arit që mbante me vete shqiptarja Fatime Reçi kur u ndalua dy ditë më parë në aeroportin e Stambollit. Asaj iu kapën dy lingota ar me peshë totale 3.1 kilogramë, një numër i madh byzylykësh ari dhe 17 ora të shtrenjta. Ata dyshuan menjëherë pasi e panë gruan sepse çanta që kishte varur në pjesën e barkut peshonte shumë. Pasi e kanë ndaluar dhe i kërkuan që të hapte çantat policët bllokuan të gjithë sasinë e arit dhe orëve të shtrenjta. E gjithë ajo që Fatime Reçi mbante…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Ohrit nëpër institucionet shtetërore nuk po përdoret gjuha shqipe, as tabelat nuk janë në shqip, madje nuk ka as shkollë të mesme shqipe.  Profesori Osman Osmani thotë se  si rezultat i kësaj, shumë qytetarë janë shpërngulur dhe se në krahasim nga e kaluara numri i nxënësve shqiptarë ka rënë dukshëm. “Numri i nxënësve ishte shumë mëi madh, kishte momente kur numri i kalonte 100, pra 3 ose 4 paralele në gjuhën shqipe që regjistroheshin, por me kalimin e kohës filloi edhe pakësimii numrave të nxënësve dhe tani kemi 30 nxënës.Ndoshta shkak është shpërngulja jashtëtrojeve për një jetë…

Lexo më Shumë

Autoritetet e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se nga E Hëna do të fillojë skrining-testimi, sipas zgjedhjes së rastit, që duhet të tregojë nëse dhe cfarë imuniteti me COVID-19 ka popullata e vendit, për t`i ndihmuar Komisionit për Sëmundje Infektive në planifikimin e aktiviteteve të ardhshme. Testimi planifikohet të bëhet me 1.000 të anketuar në Shkup, me mundësi zgjerimi në gjithë vendin, që të merren të dhëna më reale për imunizimin aktual. Nga Komisioni për Sëmundje Infektive kanë thënë se një testim të këtillë ishte bërë para një viti dhe ka rezultuar se rreth 30% e të anketuarve kanë…

Lexo më Shumë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Ukrainë të largohen sa më parë nga ky shtet. Në një njoftim zyrtar të saj thuhet se rreziku i përshkallëzimit të situatës është i besueshëm. Për këtë arsye, bëhet thirrje gjithashtu që asnjë shqiptar të mos udhëtojnë drejt Ukrainës. Ministria ka vënë në dispozicion për ndihmë edhe dy numra telefoni: +48 22 824 14 27 , +48 501 194 910. Si dhe adresat e emailit të përfaqësisë diplomatike në Poloni, e cila mbulon edhe Ukrainën. Një ditë më parë Presidenti Ilir Meta…

Lexo më Shumë

Qytetarët kanë marrë fatura të larta të energjisë elektrike. Reagimet e para të qytetarëve janë se faturat janë shumë më të larta se vendimi i Komisionit Rregullator të Energjisë në fund të vitit të kaluar kur njoftoi se energjia elektrike do të rritet për 9.4 për qind, shkruan Alsat. Organizatat joqeveritare kanë marrë një numër të madh të ankesave nga qytetarët të cilët në janar kanë marrë fatura mbi 50 për qind më të larta se në dhjetor. Aktivistët civil vlerësojnë se shteti duhet të gjejë mënyra të tjera për të lehtësuar pagesën e faturave të energjisë elektrike për qytetarët.…

Lexo më Shumë

“Prokuroria themelore publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave fizik dhe një personi juridik për veprën penale – Ndërtime pa leje në bazë të nenit 244-a nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria, duke theksuar që kishin refuzuar kërkesën e Inspektorëve për ndërprerjen e punimeve. Raportohet që nga 10 korriku deri më 20 shtator të vitit të kaluar kanë leje kanë ndërtuar tetë shtëpiza në komunën Mavrovë dhe Rostushë, vetëm 200 metra larg nga liqeni.

Lexo më Shumë

Gjashtë vite pasi ish-Prokuroria Publike Speciale e hapi rastin “Titaniku” për shoqërim kriminal dhe mashtrime zgjedhore, një pjesë e të akuzuarve pranuan fajin. Ish-ministrat Mile Janakieski dhe Gordana Jankulloska, si dhe Martin Protogjer, shef i kabinetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski u deklaruan si fajtorë. Mes tyre ishte edhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë Biljana Brishkovska-Boshkovska. Jankulloska para gjykatës tha se e pranon fajin lidhur me pretendimet në aktakuzë, por shtoi se procedura për këtë lëndë nuk duhej të udhëhiqej për shkak të faljes nga ish-Presidenti Gjorge Ivanov. “Me pranimin e fajit lidhur me këtë aktakuzë, dua të dërgoj mesazh se secili që…

Lexo më Shumë

Gazetari i njohur amerikan Nick Schifrin raporton se Vladimir Putin ka vendosur tashmë që ta pushtojë Ukrainën, madje ka dhënë edhe urdhrin tek gjeneralët e tij, të cilët po presin momentin më të përshtatshëm për ta zbatuar. Përmes disa postimeve në rrjetin social Twitter, gazetar që i referohet “burimeve ushtarake perëndimore” shprehet se gjithçka pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme. Madje, ai tha se sulmi do të prihet nga një fushatë e ashpër bombardimesh ajrore, të ndjekura nga futja e ushtrisë dhe tankeve. Ai e përshkruan pushtimin e Ukrainës nga Rusia si një ngjarjes katastrofike, e cila do të…

Lexo më Shumë

Në pikën kufitare të Morinës, në kufirin Shqipëri-Kosovë, është ndaluar një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, teksa ka tentuar të kalojë kufirin me 16.950 euro. “Personi me iniciale A.S. i cili po udhëtonte me një automjet Mercedes Benz, në kontrollin e dytë me hyrjen në territorin shqiptar iu zbulua shuma e padeklaruar e parave. Ai në pyetje se a kishte diçka për të raportuar ishte përgjigjur jo, raportojnë mediat shqiptare. Paratë e fshehura në automjet iu sekuestruan, dhe kundër A.S është ngritur kallëzim penal për “mos denoncim të parave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Lexo më Shumë