Retorika kërcënuese e Iranit ndaj Shqipërisë, shpallur si një vend armik për regjimin e Teheranit, nuk ndalet. “Dronët e hekurt të Iranit mundet të godasin bazën e Muxhahedinëve të MEK në Shqipëri”! Ky është titulli i portalit Iranian “Front Page” (Faqja e parë), ku citohet një shkrim i një gazete qeveritare iraniane. Portali shkuan se, sipas gazetës shtetërore të Teheranit, ky vend ka në dispozicion dronë të armatosur “UAV” të cilët nuk kapen nga radarët dhe me mundësi goditje të bazës së opozitës iraniane në Shqipëri. “Dronët iranianë dhe sistemet e raketave nuk janë të limituara në aspektin gjeografik për…
Author: Jeta almakos
Përçarjet në BDI ditëve të fundit eskaluan deri në atë shkallë ku Musa Xhaferi njëri nga protagonistët dhe kryesorët e “Grupit të zjarrit” kërcënoi Ali Ahmetin me luftë brenda BDI-së nëse ky nuk i shkarkon ministrat. Për analistin Arben Llalla kërcënimet e tilla nuk çojnë peshë pasi figura e Xhaferit nuk ka kredibilitet as tek votuesit e as tek BDI-ja. “Musa Xhaferi nuk ka ndonjë personalitet tek votuesit apo edhe tek BDI-ja, Ai gjithmonë ka fituar postet falë hijes së Ali Ahmetit, është njeri nën hijen e Ali Ahmetit prej nga 2002” tha Llalla. Sa i përket sa a ka…
Ekipi udhëtoi drejt shkollës fillore “Alija Avdoviç” të fshatit Batincë të komunës së Studeniçanit për të parë nga afër se si po funksionon shkolla, pa sekretar, pedagog e psikolog. Punën e gjithë këtyre personave që mungojnë, për momentin po e kryen defektologia e shkollës. Qenan Imeri, drejtor i shkollës tha se në Ministrinë e Arsimit me kohë kanë dorëzuar të gjitha kërkesat për financime të reja por akoma mbeten në pritje të një përgjigjeje. “Ne kemi dërguar kërkesë në Ministrinë e Arsimit për pedagog, një punëtor social, për ndihmës drejtor edhe para disa ditëve u dëgjova me përgjegjësin në ministri…
Dy shkupjane janë arrestuar gjatë ditës së djeshme pasi të njëjtat paraprakisht janë raportuar se kanë kryer plaçkitje ndaj një 26-vjeçari nga Shkupi, përcjell TV21. Të njëjtat përveç se i kanë marrë para të riut nga Shkupi edhe e kanë plagosur. “Me datë 01.10.2022 rreth orës 18:00, në rajonin e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga Njësiti Intervenues në SPB-Shkup kanë privuar nga liria E.D.(23) dhe Xh.I.(22), femra, të dya nga Shkupi, për shkak se në ora 15:56 në SPB-Shkup R.B.(26) nga Shkupi ka raportuar se rreth lumit Vardar, në afërsi të objektit të MTV-së i janë marrë para dhe është…
Pas u gjet sot trupi i 22-vjeçarit nga Kumanova në afërsi të kazermës “Erebin” familja e ka identifikuar dhe ka njohur trupin e Erdon Ramadanit. “Pas gjetjes së trupit, identifikimi është kryer nga familjarët më të afërt të E.R. Ekzaminim është kryer nga mjeku i Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori publik ka urdhëruar kryerjen e autopsisë të trupit”, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë. Ditët e fundit në kërkim të të riut nga Kumanova kanë marrë pjesë përfaqësues të disa institucioneve dhe qytetarë vullnetarë.
Bullgaria është e gatshme të rrisë eksportin e energjisë elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me normat e tregut europian të energjisë dhe legjislacionin bullgar, tha sot presidenti bullgar Rumen Radev në një deklaratë për mediat lokale. “Prandaj me presidentin Pendarovski dhe kryetare e Komisionit Europian diskutuam për mundësitë që Bashkimi Europian të mbështesë financiarisht Maqedoninë në mënyrë që të shmanget një krizë e mundshme në dimrin e ardhshëm sa i përket furnizimit me energji elektrike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Varet nga vendimet e institucioneve evropiane dhe i takon Republikës së Maqedonisë së Veriut…
LSDM: OPOZITA VAZHDON ME GËNJESHTRA TË FABRIKUARA Kanë vazhduar përplasjet mes VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së sa i përket energjetikës. Opozita maqedonase sot akuzoi kryeministrin, Dimitar Kovaçevski dhe kumbarin e tij, Goran Paunov se janë të përfshirë në biznese që kap vlerën e 26 milionë eurove. Deputeti i kësaj partie, Mile Levfkov deklaroi se, kompani të themeluara nga Kovaçevskit dhe të afërm të tij familjar përfitojnë shuma milionëshe në biznes energjetik, edhe atë derisa shteti është në krizë, ndërsa populli lufton për mbijetesë, raporton Klan M. “Vetëm nga tenderë shtetëror për disa vite të fundit, këto kompani kanë marrë 1,8…
Edhe vullnetarisht do të fillojë kërkimi i shoferit të ri nga Kumanova, i cili ditë më parë me makinën e tij ra në lumin Vardar dhe ende nuk është gjetur. Valon Miftari në rrjetet sociale ka njoftuar se nesër së bashku me disa shokë të tij, kanë vendosur që vullnetarisht t’i bashkëngjiten aksionit në kërkim të djaloshit nga Kumanova. “Të gjithë për Erdonin! Nesër së bashku me disa shokë dronistë, vendosëm që vullnetarisht t’i bashkangjitemi aksionit në kërkim të djaloshit nga Kumanova, i cili u aksidentua në Zhelinë. Lutje deri tek të gjithë ata që kanë drona dhe dinë t’i…
Analisti Furkan Saliu ka komentuar deklaratën e Musa Xhaferit i cili paralajmëroi eskalim me luftë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim nëse nuk pranohen kërkesat e “Grupit të Zjarrit për shkarkimin e ekzekutivit në qeveri, njofton TS. “Kërkesa për formimin e organeve të partisë është legjitime. Pakënaqësitë ndaj punës së ekzekutivit aktual janë legjitime. Por kërcënime të këtij lloji… Amam dikush le ti tregojë se nuk është më vitit 2001. Ka kaluar koha kur të tjerët luftuan për ti shfrytëzuar të mirat e pasluftës Musa Xhaferi. Ah se harrova… Më së paku Musa Xhaferi ka të drejtë të kërkojë shkarkimin e…
Afër 4 mijë banorë të Komunës së Sarajit nuk do të enden më deri në qytet për pranimin dhe dorëzimin e dokumenteve për ndihmë sociale dhe fëmijërore. Rreth 1 mijë banorë të kësaj komune janë shfyrtëzues të ndihmës sociale ndërsa deri më tani kanë qenë të obliguar të shkojnë deri në Karposh për të aplikuar. “Për të aplikuar për diçka duhet të shkojmë deri në qytet, normal këtu e kemi më afër edhe i kryejmë punët më shpejtë. Sa është rëndë kur aplikoni? Është tepër e rëndë pasi vrapojmë nëpër institucione që t’i rregullojmë dokumentat a këtu shumë afër e…
Një alpiniste nga Kosova ka rënë pre e një sulmi seksual në qytetin e Pejës. Mrika Nikqi ka publikuar në rrjetin e saj social Facebook, videon e marrë nga kamerat e sigurisë të bizneseve rreth vendngjarjes. Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë, 27 shtator në qendër të Pejës. Sipas saj, personi i cili e ka sulmuar është identifikuar nga autoritetet me iniciale F.B., i cili më pas është arrestuar. E reja nga Kosova shprehet se është në gjendje të rëndë psikologjike dhe emocionale. Postimi i Mrika Nikqit: Shokë e shoqe, po ju njoftoj për një rast…
Zëdhënësi i KEDS-it në Kosovë, Viktor Buzhala, ka dhënë një propozim për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize. Për të mos shpenzuar shumë energji, Buzhala thotë se në të njëjtën kohë të bëjnë dush nga dy persona. “Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lahu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, ka deklaruar ai në në “Frontal” në T7. Ai shpjegoi bojlerët janë shpenzuesit më të mëdhenj pas ngrohjes. /abcnews.al

