Author: Jeta almakos

JAPIN 24 ORË AFAT PËR PUBLIKIMIN E EMRAVE, NË TË KUNDËRTËN NESËR VETË I PUBLIKOJNË VMRO-DPMNE-ja sot ka bërë publike aferën, për të cilën thotë se funksionarë të LSDM-së dhe BDI-së posedojnë prona secrete. Në listën, sipas VMRO-DPMNE-së, ka shtëpi, banesa, uikend-shtëpiza, hapësira afariste të fshehura nga opinion, me emra të funksionarëve shtetëror, kryetarë komisionesh, drejtorë dhe udhëheqës të institucioneve. Pesë vite pushtet I LSDM-së, 123 funksionarë të emëruar në pozita shtetërore fshehin prona me vlerë 30 milionë euro. I posedojmë të gjithë detajet. Akuza vjen nga VMRO-DPMNE-ja, sipas të cilëve afera “Pronat Sekrete” dëshmon se si pushteti funksionon jashtë…

Lexo më Shumë

Politikanë ateistë në Kosovë ka pasur gjithmonë, mirëpo nga frika e reagimit publik pak e kanë bërë të ditur pikëpamjen e tyre në raport me fenë. Popullsia në Kosovë në masë të madhe është e regjistruar si fetare. Por Dardan Molliqaj, kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë se është ateist. “Ateist jam unë”, tha Molliqaj në T7 kur u pyet se a është besimtar. “PSD-ja është subjekt sekularist”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se është pro mbajtjes së shamisë. Ai tha se partia e tij që drejton është e majtë, duke thënë se janë edhe pro mbajtjes së shamisë…

Lexo më Shumë

Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës (BeH) pas gjykimit 7-vjeçar solli vendimin e shkallës së parë duke dënuar shtatë ish-pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës Srpska (VRS) me gjithsej 91 vjet burg, transmeton Anadolu Agency (AA). Shtatë ish-pjesëtarët e VRS-së u shpallën fajtor për pjesëmarrje në rrëmbimin e 20 civilëve nga treni në Shtërpce më 27 shkurt të vitit 1993, të cilët u vranë në zonën e Vishegradit. Oliver Krsmanoviq,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kolegen serbe, Ana Brnabiq. “Unë premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Energjia elektrike, energjia dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë. Prandaj, pas komunikimit intensiv me kolegen Brnabiq, Beogradi zyrtar vendosi ta përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror. Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Open Balkans, por edhe marrëdhënies së partneritetit, në kohë krize energjitike ne ofrojmë…

Lexo më Shumë

 Dy banesa janë kapluar nga zjarri që shpërtheu mrbëmjen e sotme në një ndërtesë në rrugën “Shirok doll” në Shtip,njofton Portalb. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar 16 zjarrfikës me katër automjete zjarrfikëse. Zjarri është lokalizuar. Arsyet për zjarrin nuk janë bërë të ditura. Sipas kompetentëve nga Ndihma e shpejtë mjekësore, nga zjarri më lehtë janë lënduar dy persona, të cilëve u është dhënë oksigjen. Policia është në vendin e ngjarjes, me ç’rast do të pasojë ekspertiza dhe konfirmimi i arsyeve për zjarrin.

Lexo më Shumë

Luhatjet drastike të temperaturave në këtë stinën të vjeshtës kanë shkaktuar shqetësime shëndetësore te qytetarët, posaçërisht te ata më të moshuar, personat që vuajnë nga sëmundjet kronike dhe fëmijët. Gjorgji Karamanov, mjek në poliklinikën Bukuresht, thotë se qytetarët duhet të shmangin lëvizjet nëpër qytet në temperaturë shumë të ulëta. “Kështu që rekomandimet tona janë që qytetarët, pa pasur nevojë urgjentë, të shmangin lëvizjet në orët e hershme të mëngjesit, sepse ato temperature që janë të ulëta në orët e hershme të mëngjesit, enët e gjakut janë të parat që mundohen, por edhe i gjithë organizmi dhe sistemi i njeriut. Pra…

Lexo më Shumë

Një vajzë e re nga Shtipi ka plagosur të dashurin e saj, përcjell TV21. Nga MOB thonë se sipas raportimit, i dashuri e kishte sulmuar të njëjtën fizikisht. “Më datë 23.10.2022 në ora 03.40 në Shtip, zyrtarë policorë nga SPB-Shtip e kanë privuar nga liria 21-vjeçaren A.S. nga Shtipi, pasi rreth orës 00.10 në Shtip, pas një zënke verbal, pasi është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor S.B.(25), e ka sulmuar dhe plagosur me gjësend të mprehtë. Ai është transportuar në Spitalin klinik në Shtip për ndihmë mjekësore. Në koordinim me prokurorin, pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të…

Lexo më Shumë

Mbeten mangësitë kryesore të sistemit të burgjeve – sistem i keq i menaxhimit dhe punës së punonjësve, mungesë e stafit, cilësi e dobët e kujdesit shëndetësor për të dënuarit, dhunë mes personave të dënuar, kushte të mjera materiale, mungesë e aktiviteteve të dedikuara dhe korrupsion endemik, thekson Komisioni Evropian në Raportin e fundit për progresin e Maqedonisë së Veriut. KE thekson se ka Strategji për zhvillimin e sistemit ndëshkues-përmirësues 2021-2025, por thekson se zbatimi i plotë i saj kërkon fonde, staf shtesë dhe angazhim politik. KE vëren se është formuar një grup ndërdikasterial për të monitoruar dhe vlerësuar zbatimin e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka uruar 23 tetorin – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, ditën e krijimit të Organizatës Revolucionare Maqedonase. Në vazhdim postimi i Gruevskit në Facebook: – “ÇFARË NUK NA VRET NA BËN MË TË FORTË” – Friedrich Nietzsche Në frymën e këtij mendimi të filozofit të njohur gjerman Friedrich Nietzsche, ju uroj të gjithë qytetarëve festën kombëtare të Maqedonisë, 23 tetorin, ditën e luftës revolucionare maqedonase, ditën kur u formua organizata revolucionare maqedonase në vitin 1893. Në këtë festë të madhe maqedonase që simbolizon fillimin, hedhjen e themeleve të luftës revolucionare maqedonase, ose takimin e parë të përbashkët…

Lexo më Shumë

Ushtruesi i Detyrës Kryetar i ASH –së, Arben Taravari ka hedhur poshtë infomatat se është takuar me Ahmetin dhe Kovaçevskin për të negociuar rreth hyrjes së ASH-së në Qeveri. Sipas tij këto janë insistime të BDI-së. Ndërkaq, sa i takon zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Taravari ngelët në qëndrimin se vendit i duhen zgjedhje në Mars apo në Prill të vitit të ardhshëm. “Ne as nuk jemi duke negociuar dhe as nuk jemi takuar me dikë. Mendoj se në BDI ka ngjarje shumë interesante dhe dalëngadalë po krijojnë kaos të brendshëm në mesin e tyre dhe përshtypja ime është se po…

Lexo më Shumë

TARAVARI DEL SI SHPËTIMTAR I ‘ZJARRIT’ NË BDI Ndaj deklaratës së Taravarit kanë reaguar nga partia Alternativa e Afrim Gashit. Nga kjo parti thonë se qeveria është stabile dhe nuk ka nevoj për ASH-në. Sipas kësaj partie Arben Taravari përpiqet që përmes një serie të paraqitjeve ta arsyetojë gatishmërinë e tij për ta shpëtuar “zjarrin” e BDI-së. “Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton…

Lexo më Shumë

Perëndimi duhet të paralajmërojë Moskën se nëse fillon një sulm bërthamor në selinë e qeverisë ukrainase në Kiev, atëherë qendra vendimmarrëse ruse, Kremlini, do të goditet, tha Volodymyr Zelensky  në një intervistë për televizionin kanadez. “Sa i përket përdorimit të armëve bërthamore do të jap një shembull. Tani ulemi dhe dëgjojmë thirrjet e vazhdueshme që Rusia të godasë qendrën e vendimmarrjes në Ukrainë. Si duhet të reagojë planeti? Nuk ka rëndësi nëse Ukraina i përket NATO-s apo jo. Kjo po ndodh në Evropë. Askush nuk ka të drejtë të zhvasë si një terrorist”, shpjegon presidenti ukrainas në intervistën e tij, sipas Pravda. Dhe ai…

Lexo më Shumë