Author: Jeta almakos

Kryesia e BDI-së nuk arriti ta përmbyllë mbledhjen e llogaridhënies së përfaqësuesve të ekzekutivit para organeve të partisë. Si pasojë, nuk kishte as shkarkime dhe ndryshime ashtu siç pretendonte grupi i zjarrit para takimit. Më 19 nëntor vazhdon leximi i raportit të ministrave, ndërsa vëmendje do t’i kushtohet shëndetësisë dhe arsimit. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se raporti do të redaktohet nga tre zyrtarë të lartë. Redaktimi i raportit nënkupton plotësimin e tij me të dhëna shtesë dhe mungesat e detektuara në raport gjatë shqyrtimit tij në kryesinë e partisë, shkuan Alsat. “Do redaktohet raporti. Janë caktuar tre zyrtarë…

Lexo më Shumë

Katër të lënduar në një aksident trafiku në magjistralen Shkup-Kumanovë, përballë autostradës Miladinovci. Sipas informacioneve, vetura “Peugeot” me targa të Shkupit e drejtuar nga B.B.(52) nga Shkupi dje ka dalë nga rruga. Në aksident janë lënduar rëndë pasagjerët L.I.(77), B.I.(81) dhe M.D.(75), të gjithë nga Shkupi, ndërsa B.B. është konstatuar me lendime të lehta në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” dhe Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum Ohri”. Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Nëse në rastin kur inputi i energjisë elektrike që është në formimin e çmimit përfundimtar nuk reflektohet edhe në ulje të çmimit të produkteve, atëherë ekzistojnë mekanizma të tjerë, si ngrirja e çmimeve ku përcaktohet se inputi me energjinë elektrike nuk llogaritet në çmimin final të produkteve, theksoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp. Ai pret nesër dhe pasnesër në seancën e Kuvendit të miratohet Ligji për konsumatorët, përmes të cilit do të kontrollohet çmimi i produkteve. “Në ligj janë disa masa që mund të veprojë Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe ne thamë se nuk…

Lexo më Shumë

Ndryshimet kushtetuese janë çështje procedurale dhe posa të sigurohet mbështetje nga ana e të gjithëve, atëherë duhet të fillojë ajo procedurë në të cilën do të marrin pjesë të gjitha partitë politike, ekspertë të të drejtës kushtetuese dhe Ministria e Drejtësisë dhe përmes një diskutimi të arrihet qëllimi, gjegjësisht Kushtetutë e cila do t’i përgjigjet shumicës më të madhe e cila është përfaqësuar në Parlament, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski. I pyetur për qëndrimin e tij për propozimin e disa partive politike nga blloku shqiptar, nëse është e pranueshme që të hiqet formulimi 20 për qind nga Kushtetuta, që, sipas…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare në opozitë në Maqedoninë e Veriut ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues i kanë kushtëzuar me ridefinimin e gjuhës shqipe në Kushtetutë. Aktualisht, gjuha shqipe në Kushtetutë njihet si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë, shkruan REL. Ndryshimet kushtetuese bëhen me dy të tretat e votave në Kuvend apo me 80 vota të deputetëve nga 120 sa numëron institucioni ligjvënës. Shumica parlamentare përbëhet nga 63 deputetë dhe pa mbështetjen e opozitës nuk do të mund të miratohen ndryshimet, që janë të domosdoshme pasi parashihen…

Lexo më Shumë

Me prezencë të shtuar policore në Bllagoevgrad të Bullgarisë është hapur klubi maqedonas “Nikola Vapcarov”. Në hapjen e klubit kanë marrë pjesë përfaqësues të Organizatës “Ilinden-Pirin”, sekretari I përgjithshëm në Kabinetin e Presidentit të vendit, Mile Boshnjakovski si dhe liderët e VMRO-DPMNE-së dhe së “Majtës”, Hristija Mickoski dhe Dimitar Apasiev. Mickoski në një deklaratë për mediat tha se prezenca e tij në hapjen e këtij klubi ka për qëllim mbështetjen e maqedonasve në Bullgari. “Duhet të respektohet e drejta e vetëvendosjes. Kurse e drejta jonë që të vetëpërcaktohemi si Maqedonas është e pamohueshme dhe e garantuar me të gjitha aktet…

Lexo më Shumë

Sot në Bllagoevgrad është hapja e klubit kulturor maqedonas “Nikola Vaptsarov”. Në hapje ishte i pranishëm edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili tregoi se prezenca e tij ishte për t’i mbështetur maqedonasit në Bullgari dhe klubin. Mickoski theksoi se ne jemi maqedonas, të cilët e flasim gjuhën maqedonase. “Në shekullin XXI askush nuk duhet të ketë dilemë, as të flasë fare, të respektohet e drejta për vetëvendosje”, tha Mickoski. Mickoski theksoi se në Maqedoni të gjitha pakicave u garantohen të drejtat e tyre. Ai thotë se janë krenarë që sot janë me maqedonasit nga Bullgaria. Maqedonasit nga Bullgaria…

Lexo më Shumë

Pas 10 orë debat, ka përfunduar mbledhja maraton e Bashkimit Demokratik për Integrim. Në përfundim të takimit ka folur zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, ku tha se takim ka qenë konstruktiv dhe se është bërë një analizë e gjatë pune e ekzekutivit dhe shtoi se takimi i radhës do të jetë më 19 nëntor. “Sigurisht që ministrat kanë bërë punën e tyre, nuk do të thotë që nuk ka hapësirë për të dhënë mendime dhe sugjerime dhe normalisht që të gjitha gjërat do të vazhdojnë në kuadër të normalitetit”, tha mes tjerash Ahmeti. Ndërsa zëvendëskryeministri, Artan Grubi, tha se…

Lexo më Shumë

KONFISKOHET DROGË, ARMË, STOLI ARI Gjatë një aksioni të përbashkët të EUROPOL-it, në periudhën nga 26 deri më 29 Tetor, është zbatuar një aksion ndërkombëtar “Ditët e Aksionit – JAD 2022 – Evropa Juglindore” për parandalimin e tregtisë së jashtëligjshme me armë zjarri, municione dhe drogë dhe për shkatërimin e krimit ndërkufitar dhe migrimit të lashtëligjshëm. MPB-ja njofton se përvec RMV-së, në këtë aksion të përbashkët kanë marrë pjesë edhe shumë vende të rajonit dhe vende anëtare të BE-së, derisa në vendkalimet kufitar kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues të FRONTEX-it, përcjellë Klan M. Në vendin tonë janë kryer kontrolle…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme (29/30 tetor) nga ora 22:00 deri në ora 04:00, në zonën e SPB Tetovë është kryer aksion kontroll për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjet dhe janë nën ndikimin e alkoolit, përcjellë Klan M, ku janë sanksionuar gjithsej 19 drejtues mjetesh (TE-14 dhe GV-5), në të cilët është konstatuar prania e alkoolit, për të gjithë drejtuesit e mjeteve kundërvajtëse janë bërë parashtresa dhe janë përjashtuar nga qarkullimi. Në kontrollin aksionar janë sanksionuar edhe 15 lloje të tjera kundërvajtjesh në trafik, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Shpifje i ka cilësuar kryeministri Rama akuzat e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha lidhur me udhëtimet e tij me çarter. Nga Peshkopia ku u takua me një tur operatorësh turistikë, Rama tha se ka shpenzuar nga paratë e taksapaguesve, vetëm gjysmën e atyre të përdorura nga paraardhësi i tij në krye të qeverisë. “Udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fondeve të Kryeministrisë krahasuar me atë që as emrin nuk ia përmend dot se më vjen për të vjellë dhe nuk dua që t’ju bëj dhe ju që të t’ju përzihen zorrët që me mëngjes”.  Garantoi…

Lexo më Shumë

Komisioni antikorrupsion ende nuk ka hapur asnjë lëndë për emrate përfshirë në aferën prona sekrete të publikuar nga VMRO-DPMNE. Anëtari i komisionit anti korrupsion Shemshi Sallai për TVM2, thotë se kanë nisur vetëm verifikimin, por për hapjen e lëndës presin listën nga VMRO. “Ne presim që të na i dorëzojnë komplet listën e asaj ose të dorëojnë edhe emra për të cilët do të hapim lëndë, gjegjësisht edhe sikur mos të na dorëzojnë këto emra do ti verifikojmë dhe në qoftëse ka nga ata që nuk kanë dorëzuar, kemi filluar me verifikime të brendshme.” – u shpreh Anëtari i Komisionit…

Lexo më Shumë