Daut Beqiri nga Koalicioni Vlen ka marrë zyrtarisht sot detyrën e Kryetarit të Komunës së Haraçinës, duke e pranuar atë nga tani më ish-kryetari, Ridvan Ibrahimi. Në fjalën e tij pas pranim-dorëzimit, Beqiri e cilësoi këtë moment si shumë të veçantë dhe me përgjegjësi të madhe. “Të udhëheqësh komunën e Haraçinës është nder i madh dhe përgjegjësi që kërkon përkushtim të vazhdueshëm ndaj çdo banori të komunës sonë. Besoj fort se me punë të ndershme dhe transparencë mund ta çojmë Haraçinën përpara, drejt zhvillimit, mirëqenies dhe unitetit. Rrugëtimi ynë sapo ka filluar. Me ndihmën e Zotit, do ta bëjmë Haraçinën…
Author: Jeta almakos
Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Edi Rama. Ahmeti shkruan se me Nanon e lidhte miqësia, bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë që sipas tij lindi në kohëra sfidash. Ndërsa po ashtu shkruan se Nano ishte njeri me vizion, guxim dhe urtësi politike, një personalitet që la gjurmë të pashlyeshme në historinë moderne të Shqipërisë. Më tej ai iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e deshën e e vlerësuan. Postimi i plotë: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen…
Pas fitores në zgjedhjet e 19 tetorit, Suat Shaqiri sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit të Komunës së Çashkës. Në ceremoninë e pranim-dorëzimit të mandatit, Shaqiri u shpreh se do të punojë me përkushtim dhe transparencë për zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e jetës së çdo qytetari.
Destan Jonuzi Fushata dyjavore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të vitit 2025 përfundon sot, ndërsa vendi hyn në heshtje zgjedhore që do të zgjasë deri të dielën në orën 19:00. Të dielën, më 2 nëntor, qytetarët në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit do të zgjedhin kryetarët e rinj të komunave, ndërsa në komunën Shuto Orizarë do të zhvillohen rizgjedhje për anëtarë të Këshillit në tre qendra votimi. Sipas procedurës ligjore, të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak do të votojnë një ditë më herët, të shtunën. Por përtej kalendarit formal të procesit…
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, sonte në Komunën e Bërvenicës tha se të gjitha mjetet që komunë i përfitoi nga “kredia hungareze” janë realizuar si projekte konkrete. Ai tha se Komuna e Bërvenicës do të zbatojë edhe një dhjetëra projekte nga thirrja e dytë për investime në infrastrukturë, pasi siç tha, kjo komunë ka siguruar 60 milionë denarë për dhjetëra investime kapitale me thirrjen e dytë nga “kredia hungareze”. Kryetari Jovica Ilievski tha se me mjetet e ndara nga qeveria janë realizuar projekte me rëndësi të madhe për një zonë rurale si Bërvenica. “Kjo është një ndihmë e…
“Deri tani, nuk janë vërejtur sëmundje që lidhen drejtpërdrejt me mbeturinat e grumbulluara në Shkup, por duhet të tregohet kujdes i veçantë gjatë kësaj periudhe, derisa të pastrohen mbeturinat”, tha doktor Dragan Kocinski, epidemiolog, drejtues i Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik. “Rekomandohet larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht kur hidhni mbeturinat. Dorezat janë ende një mundësi kur hidhni mbeturinat. Dezinfektimi i duarve, hedhja e mbeturinave në një zonë të caktuar. Mos krijimi i deponive të paligjshme. Dhe kjo do të parandalojë edhe përhapjen e këtyre sëmundjeve. Sigurisht, ka edhe një apel drejtuar autoriteteve, atyre që janë përgjegjës…
Nga 15 nëntori 2025, të gjitha automjetet që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë do të duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore të detyrueshme. Mosrespektimi i rregullave sjell gjobë prej 45 eurosh dhe 25 pikë negative për vozitësin. Automjetet deri në 3.5 ton duhet të kenë goma dimërore me thellësi minimale të sipërfaqes së shqyerjes prej 4 mm. Si alternativë, ato mund të përdorin goma me profil veror në të katër rrotat thellësia e shkelës sipas perimetrit dhe gjerësia prej të paktën 4 milimetra nëse automjeti ka zinxhirë për borë me madhësi të duhur për madhësinë e rrotave ose…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësim serioz për shkak të rritjes së numrit të raportimeve nga kolegë gazetarë dhe media për sulme online dhe përhapje të komenteve fyese, diskredituese dhe të pahijshme – përfshirë edhe nga funksionarë publikë dhe përfaqësues politikë – gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale. Shembulli i fundit i tillë është rasti me kolegun Mefail Ismaili dhe portalin ORA24, të cilët u bënë objekt i SHGM rikujton se sulmet dhe presionet ndaj gazetarëve, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore, e rrezikojnë të drejtën e publikut për të marrë informacione të sakta, të përkohshme dhe të verifikuara. Në…
Kryeministri Hristijan Mickoski bashkë me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti, sot vizituan Strugën, ku dhanë mbështetje për kandidatin e pavarur për kryetar të komunës së Strugës, Mendi Qyra. Mickoski tha se nuk pret befasi në Strugë, respektivisht se është i bindur për fitoren e Qyrës. “Mendoj se këtu është më se e qartë puna, se z.Qyra do të jetë kryetar i ardhshëm i komunës së Strugës. Folëm për prioritetet. Kështu që mbështetja jonë, mbështetja ime personale është që kjo mundësi të konfirmohet. Kështu që ja, nuk pres që të ketë befasi të tjera në suaza të votimeve”, theksi Mickoski.
Afrimi i datës së zgjedhjeve rrit tensionet mes kandidatëve që do të përballen të dielen në balotazh për Komunën e Strugës. Këtë herë shkak i përplasjeve ka qenë ndalja e veturës së kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nga ana e njësitit special të policisë. Pas kësaj ngjarje, Sela ka reaguar menjëherë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar ndalimin si një “tentim qyqar dhe të kotë”. Ai tha se veprime të tilla nuk do ta frikësojnë as atë dhe as qytetarët shqiptarë të cilët janë reshtuar krah kandidatit Arsim Dalipi. ZIADIN SELA – KRYETAR I ASH-SË…
Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të bëhet më i shtrenjtë. Deri tani ky çmim për kategorinë “B”, për pjesën praktike dhe teorike, ka qenë 24,500 denarë ndërkaq tani e njejta do të kushtojë 33.000 denarë. Përfaqësuesit e autoshkollave thanë se një rritje e tillë ka qenë e nevojshme kohë më parë, sepse siç thonë ata, së fundmi janë rritur çmimet e derivateve dhe pagat e të punësuarve. Në një kohë kur qytetarët e vendit ballafaqohen me çmime në rritje të pandërprerë, paga që mezi i mbulojnë shpenzimet elementare për jetesë dhe një standard jetese që po…
Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski sonte theksoi se me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet Mexhiti është mbajtur ngjarje, në të cilën edhe njëherë është konfirmuar bashkëpunimi për rrethin e dytë të zgjehdjeve lokale për kryeqytetin. “Faleminderit VLEN për mbështetjen e madhe! Sonte, me ftesë të kryetarit të komunës së Çairit, Izet mexhiti, u mbajt ngjarje e fuqishme dhe bashkuese në të cilën edhe njëherë e konfirmuam bashkëpunimin tonë për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për Qytetin e Shkupit”, kumtoi Gjorgjievski në Fejsbuk.

