Author: Jeta almakos

Me modelin e vendosur për rritjen e pagës minimale në mars të ardhshëm ajo do të rritet për 10% dhe do të arrijë gati 20.000 denarë, njoftoi sot në një konferencë për media Sanella Shkrijelj nga radhët e LSDM-së. Deputetja thotë se Buxheti për vitin 2023 është buxheti i parë që është në përputhje me Ligjin e ri për Buxhetet, të cilin e kemi miratuar këtu në Kuvend dhe ka për qëllim tejkalimin e sfidave të krizës globale ekonomike dhe energjetike. “Paga minimale në mars të këtij viti ishte 15.200 denarë, që do të thotë se vetëm për një vit…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar drejtuesit e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” ne Zhelinë për mungesë të ngrohjes në këtë shkollë që prej një muaji. ASH, ka apeluar organet kompetente që urgjentisht të sigurojnë ngrohje për fëmijët e shkollës “Luigj Gurakuqi” në këto ditë të ftohta me qëllim që, edhe këta nxënës dhe arsimtarët e tyre, të kenë mundësi që të zhvillojnë si duhet procesin edukativo-arsimor. “Që nga fillimi i sezonit të ngrohjes, nxënësit vazhdojnë të mësojnë në klasa të ftohta. Ditëve të fundit gjendja po bëhet edhe më e rëndë për shkak të shkurtimit të ditës, ku si pasojë orët…

Lexo më Shumë

Aparate të teknologjisë së fundit me precizitet dhe saktësi maksimale, ndërsa rrezatim minimal do të gjeni në VFV Clinic. “Rëntgen aparat digjital  që mundëson fotografi me kualitet maksimal me rrezatim minimal. Aparati për shkak se posedon ekspozim automatik, përqindja për rifotografim është minimale” thotë njëri nga teknikët e klinikës. Aparati për rezonancë magnetike në këte klinikë punon me fuqi të polit magnetik me 1.5 tesla, ndërsa karakteristike është se posedon tunel të shkurtër gjë që sipas teknikut ul rrezikun për klaustrofobi tek pacientët. Ai shton se aparatet radiodiagnostike në këtë klinikë paraqesin fotografi të shkëlqyera me kualitet maksimal, ndërsa rrezatim…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me anë të një video mesazhi ka paralajmëruar një takim të mundshëm me presidentin serb, Aleksander Vuçiç në Paris me ndërmjetësim të presidentit francez, Emmanuel Macron. Ai tha se përveç punimeve dhe darkës përgjatë Forumit të Paqes, prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje. Kurti thotë se është i gatshëm për dialog për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke. “Të dashur qytetarë, Nesër, pra të enjten, herët në mëngjes do të nisem për Paris për të…

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i LSDM-së dhe kryeministër Zoran Zaev sonte në Strumicë po mori pjesë në forumin “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes”, të cilin e organizon LSDM. Zaev, i cili u përshëndet me entuziazëm nga bashkëpartiakët në sallën e mbushur me njerëz, ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Zorica, si dhe nga ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-nënkryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Forumi “Të fortë dhe të vendosur drejt së ardhmes” është manifestimi i parë partiak në të cilin merr pjesë publikisht edhe presidenti i djeshëm Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po përballet me rritjen e inflacionit në shkallë të lartë, e cila po shkakton panik dhe presion tek qytetarët. Rreth rritjes së inflacionit dhe ndikimit të tij tek qytetarët u shpreh edhe psikologja Natalija Naumovska e cila shpjegon se ky është një fenomen i cili në mënyrë të pashmangshme ndikon negativisht në psikikën e njerëzve, të cilët janë në vështirësi, duhet të kursejnë ose të gjejnë një burim shtesë për të ardhura që të plotësojnë nevojat e tyre pasi, siç tregojnë edhe të dhënat statistikore shumë produkte dhe shërbime janë bërë më të shtrenjta. “Në vendin tonë…

Lexo më Shumë

Ministria e Brendshme sot nga ora 06:00 deri 10:00 ka zhvilluar aksion kontrollues të mjeteve që kryejnë transport publik të nxënësve, me qëllim rritjen e sigurisë së nxënësve nga shtëpia në shkollë dhe nga shkolla në shtëpi. Gjatë kontrollit janë konstatuar 24 kundërvajtje në trafik. Prej tyre, tre sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, një masë për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, një sanksion për drejtim të automjetit pa leje drejtimi, 18 automjete janë dërguar për kontroll të jashtëzakonshëm teknik. Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Nëse një infermier, apo mjek paguhet tre apo katër herë më shumë në spitalet e Evropës, tundimi për të ikur nuk ka shtysë vetëm paratë. Nga Sindikatat e mjekëve në rajon thonë se mjekët janë të pakënaqur edhe nga kushtet e përgjithshme për punë, ku një prej sfidave është edhe siguria e mjekëve Eksodi i manteleve të bardhë vazhdon edhe pse Maqedonia e Veriut konsiderohet si një nga vendet e rajonit me punonjës shëndetësie më të të paguar, sesa në vendet fqinje. Nëse një infermier, apo mjek paguhet tre apo katër herë më shumë në spitalet e Evropës, tundimi për…

Lexo më Shumë

Profesori dhe analisti amerikan, Daniel Serwer në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA thotë se, situate e fundit në Veri të Kosovës mund të eskaloj në një konfliktë të armatosur. Ai flet edhe për roli amerikan në procesin e negociatave Kosovë-Serbi, rolin e NATO-s në rajon si dhe procesin e zgjerimit të BE-së. Serbët kanë braktisur institucionet e Kosovës, a ka gjasa që kjo situatë të eskaloj një një koflikt të armatosur? Serwer: “Po. Më duket se po përgatiten t’i rezistojnë targave. Disa do ta bëjnë këtë duke përdorur forcën.” Cili është vlerësimi juaj për procesin e negociatave Kosovë-Serbi? A…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme parlamentare. Sipas tij, qeveria nuk ka shumicën për ndryshimet kushtetuese dhe pesë muaj pas pranimit të propozimit francez asgjë s`ka ndryshuar. “Çdo zgjidhje tjetër do të thotë vazhdimi i agonisë. Për këtë shkak themi se duhen zgjedhjet që Maqedonia dhe qytetarët të ndalojnë së humburi. Zgjedhje të shpejta të jashtëzakonshme për ta shpëtuar nga agonia Maqedoninë. Është e qartë se s`ka shumicë prej 80 deputetëve, politika e LSDM-së dhe BDI-së po dështon. A thua vallë do ta zbatojnë metodën e Prespës dhe “për veshi do të…

Lexo më Shumë

Javën e kaluar kryetari i ASh-së ka pasur takime të nivelit të lartë me figura të rëndësishme në Tiranë.Një ndër to ka qenë edhe takimi me kryetarine Tiranës Erion Veliaj.Ketë Taravari dhe Erion Veliaj e kanë berë të ditur sot me publikimin e këtij takimi në rrjetet sociale. “Si gjithmonë, ishte kënaqësi shkëmbimi i përvojave ndërmjet nesh dhe bashkëbisedimet për planet për zhvillimin e Komunave tona, krijimi i urave lidhëse për stimulim dhe ndërveprim të rinive tona. Vitin e ardhshëm Tirana shpallet Qyteti Evropian i Sportit, sportistët dhe sportdashësit nga mbarë Evropa janë me fat që do ta kenë një…

Lexo më Shumë

Përkundër ndryshimeve ligjore të cilat lejuan që për herë të parë për zgjedhjen e shefit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion të votojnë drejtpërdrejtë të gjithë prokurorët, Ministria e Drejtësisë dhe Antikorrupsioni me vërejtje për mënyrën e zgjedhjes së prokurorit. E para e antikorrupsionit Ivanovska madje hedh dyshime për ndikim politik në zgjedhjen e Islam Abazit. Ajo tha se në mungesë të informacioneve shtesë për programin, për të ngelën vetëm fotografitë me zyrtarë të lartë të partisë së Ahmetit. “…lë hapësirë të besojmë se ka ekzistuar njëfarë ndikimi. Ne nuk mund të themi në qoftë se dikush ju…

Lexo më Shumë