Author: Jeta almakos

ZMIJANAC: LE TA BËJNË KËTË EDHE FUNKSIONARËT POR TË MOS E SHFRYTËZOJNË PËR PROMOVIM Ana dhe shumë vullnetare tjerë të ambasadës së parë në botë Megjashi po bënin gati 100 dhuratat për fund vit që do të bëjnë të lumtur fëmijët. Kampanja “Dhuro pakon tënde” që zgjati një muaj nga donatorë të shumtë në rrjetet sociale do të kthejë buzëqeshjen e fëmijëve që më së shumti kanë nevojë. “Aksionin e nisëm një muaj më parë dhe synimi ishte që të përfshinim sa më shumë fëmijë nga kategoritë socio-ekonomike të cenueshme të marrin pako, ajo që arritëm përmes kësaj platforme nga…

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës ka bërë të ditur se me datë 29.12.2022 në ora 16:00 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin L.M. (21) nga Tetova informon Tetovasot. Gjatë bastisjes së kryer në banesën e tij dhe ambientet ndihmëse, të kryer me urdhër të gjykatës, iu gjetën dhe sekuestruan marihuanë dhe 6 fishekë të kalibrave të ndryshëm armësh. Personi është ndaluar në Komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgaditet kallëzim përkatës.Ts

Lexo më Shumë

Kështu është atmosfera në tregun e gjelbër në Shkup, një ditë para ndërrimit të moteve. Qytetarët po mendohen dy herë përpara se të blejnë, sepse siç thonë, çmimet janë më të larta, kështu që tryezat këtë fundvit nuk do të jenë të begata si zakonisht. “Çmimet super, kush ka blen, kush nuk ka, vrapon pas mizave. Sigurisht se më dobët, nuk kanë para qytetarët.” “Çfarë të them, katastrofë!” “Ka dallim të madh, të themi diku 50-60% janë më shtrenjtë. Tryeza a do të jetë plotë këtë nuk e di, do të jetë më e vobektë sigurisht.” ‘Më vështirë po bëhet,…

Lexo më Shumë

Janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, njofton Policia e Kosovës. Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas. Hapja e këtyre pikave kufitare pason largimin e barrikadave nga rrugët e pjesës veriore, të cilat u bllokuan nga grupe të serbëve me 10 dhjetor. “Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se pret që në gjysmën e parë të muajit janar në Beograd të vijnë përfaqësues ndërkombëtarë, të cilët do të insistojnë në nevojën që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. “Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë”, tha ai. Vuçiç tha se për të është e rëndësishme të përmbushen garancitë e bashkësisë ndërkombëtare, në…

Lexo më Shumë

”Sot në ora 10:41 në SPB Shkup është lajmëruar se në Gjorçe Petrov në Shkup është shkaktuar zjarr në Kazino, ku është djegur çatia. Nuk ka të lënduar, kurse zjarri është shuar nga brigada kundër zjarrit në Shkup. Trafiku është ndryshuar deri në shuarjen e plotë të zjarrit” – thonë nga SPB Shkup. Komandiri i Zjarrfikësve, Zvonko Davidovski në një prononcim tha se zjarri është loklaizuar plotëisht dhe se nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lexo më Shumë

Jemi në prag për të mirëpritur Vitin e Ri 2023 me shpresë të re. Për arsye se thonë, me çfarë energjie do ti dëshirojmë mirëseardhje, energji të tillë do të na sjell çdo ditë të re në 364 ditë të tjera. Dhe, gjithsesi, ta përcjellim vitin 2022, si vit të pritjeve të mëdha, sfidave edhe më të mëdha dhe reformave në kuadër botëror dhe, gjithsesi në kuadër nacional, thotë në urimin e Vitit të Ri ministri i Punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Në thelb, shton Spasovski, vetëm sa morëm pak frymë prej largimit të pandemisë me virusin korona, bota u…

Lexo më Shumë

Për mua më e rëndësishmja është që kjo qeveri të mposhtet në zgjedhje, thotë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se cili është komenti i tij lidhur me spekulimet se muajt e fundit do të ketë një shqiptar si kryeministër. Mickoski theksoi se nuk ndërhyn në marrëveshjet e LSDM-së dhe BDI-së, por nëse shkon sipas ligjit, atëherë kryeministri muajt e fundit në qeveri teknike duhet të jetë nga radhët e partisë më të madhe në pushtet, që është LSDM. . “Nuk po hyj në marrëveshjet që ka kjo mazhorancë parlamentare para se të ndodhë…

Lexo më Shumë

Së fundmi kryetari i Butelit, Darko Kostovski dhe grupi i këshlltarëve të VMRO-DPMNE-së e kanë vendosur si propozim në buxhet për vitin 2023 ndërtimin e ujësjellësit në Luboten, me çka ky propozim ka kaluar, e është mbështetur edhe nga këshilltarët e BDI-së dhe Alternativës. Kundër këtij propozimi ka qenë LSDM-ja dhe Levica. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me një shtet të fuqishëm e partner të RMV-së.

Lexo më Shumë

Shkruar nga Izet Zeqiri: Të ardhurat personale në Arsimin e lartë për të gjitha universitetet publike të financuara nga shteti duhet të jenë të barabarta dhe të ndahen në bazë të kriteriumeve të njëjta. Nuk është e drejtë që Kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi, në cilësinë e personit të autorizuar nga themeluesi i Universitetit, gjegjësisht Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe kryetari i Sindikatës së të punësuarve në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup, profesor Angel Ristov të nënshkruajnë marrëveshjen kolektive individuale me USHKM ku rregullohen të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e punëtorëve dhe punëdhënësit, Universiteti “Shën Kirili…

Lexo më Shumë

Sot Aleanca për Shqiptarët ka dorëzuar te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kallëzim për dyshime për korrupsion kundër Nazim Bushit, Zëvendës-Ministër i Punëve të Brendshme. Kallëzimi është ngritur në lidhje me qëndrimin e Nazim Bushit në një hotel luksoz të Stambollit në muajin tetor 2020, qëndrim ky që kap vlerë prej dhjetëra mijëra euro, por që janë paguar nga persona të panjohur sipas Zëvendës-Ministrit, gjë që përbën një dhuratë që bie në kundërshtim me rregulloret pozitive, njoftojnë nga ASh.

Lexo më Shumë

Sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë, 1 janar (e diel), përkatësisht 2 janar 2023 (e hënë), Viti i Ri është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë, Ministria e Punës dhe bën të ditur Politika Sociale. Njëkohësisht, MTSP uron qytetarët për Vitin e Ri.

Lexo më Shumë