Derisa qytetarë të huaj me precedentë penal dhe me fletarrest ndërkombëtar marrin lirshëm shtetësinë e Maqedonisë, duke shfrytëzuar nene të ndryshme ligjore, shumë qytetar të lindur e rritur në Maqedoni janë akoma pa shtetësi. Ndër vite, Alsat ka përcjell rrëfime të qytetarëve, të cilët në mungesë të shtetësisë nuk gëzojnë të drejtat e tyre themelore për shërbime shëndetësore dhe pensionale. Disa familje thonë se përmbushin të gjitha kriteret për tu pajisur me certifikatë të nënshtetësisë, por se ende dosjet e tyre mbeten nëpër sirtarët e MPB-së. Edhe ato që janë martuar këtu akoma u refuzohet kërkesa nga Agjencia për Siguri…
Author: Jeta almakos
Menjëherë pasi ka dëgjuar nga mediat se nga M-NAV po mendojnë ta anulojnë konkursin ku tetë kandidat u përzgjodhën nga një kompani daneze si më të mirët dhe të cilët duheshin ta vazhdojnë trajnimin dhe më pas të punësohen në Agjencinë për kontrollin e fluturimeve, Kryeministri Kovaçevski i ka thirrur të tre drejtorët që të referojnë në Qeveri. Sipas portalit “Sakam da kazham”, drejtorët kanë tentuar ta anulojnë konkursin për shkak se në mesin e këtyre tetë personave që janë përzgjedhur, nuk kanë qenë personat partiak që favorizoheshin nga drejtoria. “Unë mendoj se Bordi drejtueAs ka vepruar mirë me atë që e…
Katër institucione që kanë kryer kontrolle sigurie për t’i dhënë shtetësi të Maqedonisë së Veriut politikanit ukrainas Oleksandar Onishçenko nuk kanë hasur në asnjë element të kontestueshëm dhe dhanë mendim pozitiv. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se këto institucione, mes të cilave edhe Agjencia për Siguri Kombëtare, kanë dhënë vlerësime pozitive, pas çka Qeveria ka marrë vendimin përfundimtar për dhënien e shtetësisë. Spasovski shtoi se për Onishçenkon nuk është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar nga ndonjë shtet tjetër. “Bëhet fjalë për lëndë e cila ka marrë vlerësime pozitive nga katër institucione përkatëse në vend, në fund dërgohet në Qeveri…
Metin Izeti Tituj të ndryshëm telenovelash mund të shihen gjithnjë e më shpesh në listën e programeve televizive në hapësirat tona. Çdo program jo vetëm që ka telenovelën e tij, por ka disa prej tyre. Sipas parimit të ofertës dhe kërkesës, mund të konkludohet se telenovela si zhanër ka një audiencë të gjerë që me besnikëri nga dita në ditë, në komoditetin e shtëpisë, e ndjek serialin e tij të preferuar. Ky zhvillim i ngjarjeve solli telenovelat në programin televiziv prime-time, që e vendos atë në qendër të interesit, por ama, nga ana tjetër, kjo situatë kërkon një rishikim të…
Naser Pajaziti Në Maqedoninë e Veriut në kuadër të kornizës ligjore të vetqeverisjes lokale funksionon Bashkësia e komunave apo Asociacioni i quajtur BNJVL (Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut), që bashkon të gjitha 81 komunat dhe Qytetin të Shkupit si anëtare të saja. BNJVL është asociacion i vetëm nacional, një model i avancuar që bazohet në koncensus të përgjithshëm shtetëror, duke eliminuar vijat ndarëse etnike. Në Maqedoninë e Veriut aktualisht janë mbi 15 komuna etnikisht të pastra me banorë shqiptarë dhe ato të përziera me dominancë shumice shqiptare, megjithatë janë pjesë e BNJVL-së. Ky…
Byroja për Arsim e ka miratuar Abetaren e Unifikuar Shqipe që përdoret në Shqipëri dhe Kosovë që të përdoret edhe te ne. Kështu tha sonte në emisionin “Politica” në Tv Globi, ministri i MASH, Jeton Shaqiri, përcjell FLAKA. Për t’u vendosur në përdorim e njejta, sipas Shaqirit, duhet të gjindet mundësi ligjore për furnizim. “Nga ana pedagogjike ajo lejohet, ka nxënës që e përdorin pasi e kanë siguruar vetë. Disa komuna më kanë kontaktuar vetë për ta siguruar, megjithatë kjo çështje do të disuktohet edhe në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, Maqedonisë dhe Shqipërisë që mbahet të hënën”, deklaroi…
Muzeu i Alfabetit në Manastir ka ngel në terr për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike, mëson INA. Kjo situatë e tmerrshme po ndodhë në prag të festimeve të përvjetorit të Kongresit të Alfabetit. “Po kemi hasur që nuk ka rrymë dhe ky muze është në gjendje të mjerueshme”, theksoi për INA, një vizitor i këtij muzeu. Situatën e tillë e ka alarmuar edhe dega e ASH-së në Manastir. “E pra, të dashur bashkatdhetarë dhe të gjithë ju dashamirë të kombit shqiptar, që keni vendosur ta vizitoni Muzeun e Alfabetit në Manastir, ju paralajmërojmë që me vete të keni qiri…
Sikurse muaji tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit për gjininë femërore për vetëdijësimin e kancerit të gjirit, muaji nëntor njihet si muaji i ndërgjegjësimit për meshkujt “”Movember – NO SHAVE NOVEMBER””, shkruan Pa Censurë. Gjatë këtij muaji, djemtë ose thënë më mirë meshkujt, përveçse e mbajnë mjekrën dhe mustaqet për bukuri, në këtë kohë e rrisin edhe për arsye tjera që ka të bëjë me një mesazh të madh ku bëhet fjalë për kancerin te meshkujt. Në këtë muaj bëhet kontrollimi dhe gjitha analizat e mundshme për kancerin i cili mund të ndodh vetëm tek meshkujt, por edhe pse…
Këshilli i Prokurorëve Publikë kishte propozuar sot për anëtar të Bordit Drejtues të Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, Islam Abazin, të sapozgjedhurin në krye të prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Por meqë bashkëshortja e Abazit qenka studente në këtë Akademi, prokurori do ta refuzojë këtë propozim. “Siç e theksova në fjalimin tim fillestar për publikun, bashkëshortja ime aktualisht është studente në Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë. Duke qenë se ajo është në prag të përfundimit të Akademisë, nuk dua që asnjë dyshim të bjerë mbi objektivitetin e provimit dhe vlerësimit përfundimtar. Prandaj po jap dorëheqje…
Me kërkesë të autoriteteve spanjolle, gjermane dhe finlandeze, EUROJUST dhe Europol kanë përkrahur aksion ndërkombëtar kundër mashtrimit të madh investues që përfshin përdorimin e kriptoalutave. Aksioni u zbatua më 8 dhe 9 nëntor në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoni të Veriut dhe Ukrainë. Siç kumtoi Prokuroria publike, me kërkesë të gjykatësit hetues nga Gjykata themelore në Bamberg, për nevojat e lëndës së formuar në Bamberg – Gjermani, përmes prokurorit publik të Maqedonisë së Veriut për lidhje në EUROJUST, prokurorit publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurorit nga Prokurpria Bamberg – Gjermani realizuan alktivitete…
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, së bashku me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepi, morën pjesë sot në nënshkrimin e marrëveshjet për zbatimin e projekteve për zhvillimin e rajoneve planifikuese me fondet e parashikuara nga Programi për zhvillim të balancuar rajonal për vitin 2022. Programi, siç njoftojnë nga qeveria, parasheh realizimin e 29 projekteve zhvillimore në tetë rajonet planore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vlerë të përgjithshme prej mbi 422 milionë denarë. Në prag të nënshkrimit të kontratave, Bytyqi tha se është i kënaqur që vendimi i…
Ajo që bie në sy në përzgjedhjet e këtij viti është se tek komisionet si Mbrojtja e Trashëgimisë, Botimet, Figurativi, Folklori, Investimet dhe Bibliotekat do të kryesohen nga shqiptarë. Përveç tre – katër emrave të vjetër, si kryetarë dhe anëtarë janë përzgjedhur emra të rinj, si propozime të përbashkëta mes bashkëqeverisësve Dy javë përpara përfundimit të afatit të Konkurseve me interes nacional në kulturë, Ministria e Kulturës ka zgjedhur anëtarët e rinj të komisioneve. Përveç tre-katër emrave të vjetër, si kryetarë dhe anëtarë janë përzgjedhur emra të rinj, si propozime të përbashkëta mes bashkëqeverisësve. Ajo që bie në sy në…

