Author: Jeta almakos

Ilir Kulla një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Fatos Nanos në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, ndërton një profil të detajuar të ish-kryeministrit të ndjerë për të cilin thotë se ai nuk kishte ndonjë garë të hynte në histori pasi kishte bërë historinë. Zoti Kulla tregon se përse Fatos Nano demitizoi vetën, si e modernizoi sistemin politik shqiptarë e fali kundërshtarin politik që e burgosi. “Fatosi ishte nga ata njerëz që jepte besim, delegonte dhe kishte qejf gjithmonë të kishte njerëz të rinj. Ishte një njeri që e donte dhe e shijonte jetën dhe donte gjërat…

Lexo më Shumë

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në vend do të mbahet nesër, ndërsa sot, si zakonisht, të parët votojnë të sëmurët dhe të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat që ndodhënm në shtëpitë e të moshuarve. Sipas informacioneve nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve , sot votojnë 4.826 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, kërkesat e të cilëve janë miratuar nga Komisionet Komunale Zgjedhore. Votojnë gjithashtu të burgosurit dhe personat në arrest shtëpiak nga komunat ku zgjidhen kryetarë komunash. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2025, të dielën do të votohet për kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e…

Lexo më Shumë

Rrugët e Shkupit u mbushën sot përplot me qytetarë që morën pjesë në marshin paqësor të organizuar nga iniciativa ‘’Të gjithë për Palestinën’’. Me pankarta, flamuj dhe thirrje për drejtësi, pjesëmarrësit kërkuan ndaljen e gjenocidit që po zhvillohet në Gaza dhe mbështetje për popullin palestinez. Aktivistët theksuan se protesta synon të kujtojë se nuk ka paqe pa liri dhe se drejtësia për Palestinën është një parakusht për një botë të drejtë. AKTIVISTE ‘’Të kërkojmë falje nga populli palestinez në shenjë mbështëtjeje dhe për gjthcka që nuk është thënë’’. Brohorimat e qytetarëve për nje Palestinë të lirë nuk u ndalen pothuajse…

Lexo më Shumë

Tifozët e Prilepit njihet për sjellje të turpshme, kjo u dëshmua sërish në ndeshjen e sotme mes Pobedës dhe Shkëndijes së Haraçinës, në kuadër të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll. Ky ishte provokimi i turpshëm i tifozëve të Pobedës, ku brohoritej në gjuhën maqedonase: “Shqiptar i mirë, shqiptar i vdekur). M*jmuni”.

Lexo më Shumë

Kandidati i AKI-së për Strugën Arsim Dalipi u drejtohet votuesve të heshtur të cilët sipas tij kanë qenë pre e presioneve politike gjatë votimeve. Ai kërkon votën dhe besimin e tyre në rrethin e dytë zgjedhor për të drejtuar komunën në katër vitet e ardhshme. Dalipi premton një Strugë ku fjala dhe bindja politike do të jenë të lira. Ai në ditët e fundit të fushatës ka zhvilluar disa takime derë më derë me qytetarët. “Mos dorëzoheni, mos lejoni që frika t’u thyej. Duroni dhe qëndroni të fortë sepse misioni ynë vazhdon, misioni për t’u mbrojtur, për të mbrojtur qytetin…

Lexo më Shumë

Në një atmosferë entuziaste në Çellopek, kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, mbajti një fjalim të zjarrtë para qindra qytetarëve, aktivistëve dhe mërgimtarëve që kishin ardhur për ta mbështetur. Ramadani deklaroi se Bërvenica është sot në qendër të vëmendjes kombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe të besimit në fitoren e së dielës. “Komuna e Bërvenicës është më e madhe se Shkupi, se Kumanova e se Shtipi e Gjevgjelia.  Nuk më besuat? Sot do ta shihni se gjithë vëmendja është përqendruar tek komuna e Bërvenicës. Kjo tregon se konsistenca politike ka shumë rëndësi, sepse kur themi diçka, së…

Lexo më Shumë

Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Tetovës, Bilall Kasami, në tubimin e mbajtur sonte në Tetovë deklaroi se e ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut është në duart e këtij koalicioni, raporton SHENJA. “Prandaj ne sonte jemi këtu, për të konfirmuar edhe njëherë që e ardhmja e qytetarëve të Maqedonisë VLEN. VLEN gjithkund ku udhëheq me komunat, dhe do të udhëheq edhe në të ardhmen. Do të jetë një VLEN që do të realizojë projekte, do të realizojë projekte për rininë, sepse rinia ja vlen,” tha Kasami gjatë fjalimit të tij. Ai shtoi se të rinjtë janë shtylla…

Lexo më Shumë

Nga fundi i muajit të ardhshëm, Kleksani do të mund të merret me recetë, njoftuan nga Fondi për Sigurim Shëndetësor. Përveç Kleksanit, edhe një medikament tjetër kundër mpiksjes së gjakut – Nadoparina, gjithashtu do të përfshihet në listën pozitive. Shuma e pjesëmarrjes për këto barna do të përcaktohet më vonë. “Këto medikamente deri më tani ishin në listën pozitive B dhe për trajtim në shtëpi qytetarët duheshin të përdornin rimbursim. Deri në fund të nëntorit, këto dy barna do të jenë të disponueshme në farmaci me recetë. Këtu kemi një fitim të dyfishtë: qytetarët, pacientët, nuk do të kenë nevojë…

Lexo më Shumë

Koalicioni VLEN dënon ashpër çdo formë kërcënimi dhe gjuhe urrejtjeje ndaj gazetarëve, pavarësisht bindjeve apo kritikave që ata shprehin. Në këtë drejtim, shprehim shqetësim të veçantë për rastin e gazetarit Mefail Ismaili nga portali “ORA24.tv”, i cili së fundmi është bërë shënjestër e komenteve kërcënuese dhe fyerjeve në rrjetet sociale. Ne mbështesim reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe bëjmë thirrje që organet kompetente të veprojnë ndaj çdo rasti ku liria e shprehjes vihet në rrezik. VLEN konsideron se mbrojtja e fjalës së lirë është një nga themelet e qeverisjes së mirë dhe e ndërtimit të një shteti…

Lexo më Shumë

Vetëm dy raste janë paraqitur për keqpërdorim të automjeteve zyrtare gjatë fushatës zgjedhore arritën në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), dhe më shumë se gjysma e institucioneve nuk i raportuan automjetet zyrtare. Të dy raportet janë nën hetim, ndërsa nuk ka penalizim për institucionet që nuk raportuan më shumë se 2.000 automjete zyrtare. Komisioni Shtetëror ka krijuar një regjistër se sa automjete zyrtare ka në vend, sa janë regjistruar dhe sa institucione nuk i kanë regjistruar ato. Shërbimi i Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta i ka shënuar targat me ngjyrën “e kuqe-e verdhë”, por Rregullorja për Përdorimin…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe, nuk do ju tregoj votuesëve të partisë së tij se kë të votojnë. Ai porosit votuesit e LSDM-së që të votojnë sipas bindjeve të tyre dhe vlerave që përfaqësojnë. Ndërsa shton se nuk e ka ndërmend të hyjë në asnjë konspiracion ose marrëveshjeje të fshehtë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së “Ne nuk do të ndërhyjmë, as nuk kemi dnërhyrë, në kalkulime ose në ndonjë marrëveshje të fshehtë. Çdo qytetarë, çdo anëtarë, çdo simpatizues ka të drejtë të plotë të vendos në pajtim me bindjen e tij, të votoj…

Lexo më Shumë

Të dielën (2 Nëntor ), ditën e raundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale, do të jetë në funksion linja telefonike falas 0800-54321 pran zyrës së Avokatit të Popullit nga ora 7:00 deri në orën 19:00, ku qytetarët mund të paraqesin çdo shkelje të të drejtave të tyre të votimit. Gjithashtu zyrat rajonale të Avokatit të Popullit në Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Shtip, Strumicë dhe Tetovë do të jenë të hapura për qytetarët (përveç zyrës kryesore në Shkup) me qëllim që t’i ndihmojnë ata në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre të votimit. Përveç linjës pa pagesë, qytetarët do të…

Lexo më Shumë