Koalicioni VLEN dënon ashpër çdo formë kërcënimi dhe gjuhe urrejtjeje ndaj gazetarëve, pavarësisht bindjeve apo kritikave që ata shprehin. Në këtë drejtim, shprehim shqetësim të veçantë për rastin e gazetarit Mefail Ismaili nga portali “ORA24.tv”, i cili së fundmi është bërë shënjestër e komenteve kërcënuese dhe fyerjeve në rrjetet sociale.
Ne mbështesim reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe bëjmë thirrje që organet kompetente të veprojnë ndaj çdo rasti ku liria e shprehjes vihet në rrezik.
VLEN konsideron se mbrojtja e fjalës së lirë është një nga themelet e qeverisjes së mirë dhe e ndërtimit të një shteti demokratik, ku debati zhvillohet me argumente, jo me frikë e dhunë verbale.
Prandaj, bëjmë thirrje që të gjitha institucionet shtetërore, si dhe partitë politike, të reagojnë në mënyrë të përgjegjshme dhe të kontribuojnë për krijimin e ambientit të sigurt për mediat dhe për çdo qytetar që shpreh mendimin e tij lirshëm.
Data 14.10.2026
Aktuale
- Teleferiku i “Vodnos” pritet të rikthehet në funksion rreth Vitit të Ri
- Fruthi rikthehet, Vitia apelon për vaksinim të fëmijëve
- EMRAT/ Përplasja mes policisë dhe protestuesve. Shoqërohen 16 studentë e procedohen 49 të tjerë
- Tentoi të kontrabandonte 595 unaza argjendi në Tabanoc, i fshehu nën ulëse
- Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, por rrugët janë të lagështa – apelohet për kujdes të shtuar
- Vazhdon gjyqi për zjarrin në “Puls”, mbrojtja paraqet provat
- Rilind Zenelaj: Kirurgu shqiptar që po transformon shëndetësinë në Gjermani dhe Kosovë
- BE-ja kërkon veprime të menjëhershme për drejtësinë në rastin Radoiçiq



