Author: Jeta almakos

Me datë 23.11.2022 në ora 20:15 në Stacionin Policor Qendër, G.M.(28) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 18:00 në sheshin Shën Klementi i Ohrit” në Shkup është sulmuar fizikisht nga dy persona, me çka njëri prej tyre ka përdorur mjet të fortë dhe i ka shkaktuar lëndime. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, dje pasdite në qeveri ka pasur takim me kryetaren e Shkupit Danela Arsovska dhe me kryetarin e komunës së Karposhit dhe kryetarin e GROM-it, Stevço Jakimovski. Për momentin nuk ka informacione se çfarë është biseduar në takim, dihet vetëm se takimi ka zgjatur rreth një orë e gjysmë dhe një nga temat e mundshme ka qenë edhe koalicioni i mundshëm politik.

Lexo më Shumë

Sulmi ndaj klubit në Ohër është një akt absolutisht i papranueshëm, thotë presidenti bullgar Rumen Radev. Ai e konsideron atë një akt agresioni, të cilin, sipas tij, po e bën në Maqedoninë e Veriut kundër Bullgarisë dhe kundër bullgarëve me dekada, njofton korrespondenti i AIM-s nga Sofja. Radev thotë se udhëheqja shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shoqëria duhet të kuptojnë se rruga drejt BE-së kalon përmes njohjes dhe respektimit të të drejtave të bullgarëve të Maqedonisë, të trashëgimisë kulturore dhe historike bullgare. Presidenti bullgar Rumen Radev thotë se ka pasur presion të madh ndaj Bullgarisë për të…

Lexo më Shumë

Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik kanë gjuajtur me qershia kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se kryeministri ka ngrënë fjalët e tij derisa ka nënshkruar një marrëveshje të dëmshme për Kosovën Aksioni u quajt “Një grusht qershi për kryeministrin”. Megjithatë, nën masa të sigurisë dhe me ombrellë, kryeministri hyri në amfiteatrin e ish-Rilindjes, ku në një takim me qytetarë, do ta prezantojë buxhetin 2023. Ata kanë hedhur qershi edhe para hyrjes së ndërtesës së Qeverisë, në shenjë proteste për marrëveshjen për targat. Lidhur me rastin ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, bashkë me mbrojtjen…

Lexo më Shumë

E pas anulimit të seancës gjyqësore për rastin “Llaskarca”, ka reaguar edhe Aleanca për shqiptarët. Adnan Neziri nga kjo parti tha se i gjithë opinioni ishin dëshmitarë për një veprim tejet skandaloz të gjykatës. Sipas tij sot edhe një herë u lënduan familjarët e viktimave në tragjedinë e Llaskarcës, përmes anulimit të seancës me arsyetimin më banal, se nuk është kryer superekspertiza. “Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo superekspertizë është shpikur pikërisht për këtë qëllim, për të shtyrë seancat dhe për të mbrojtur fajtorët e tragjedisë dhe gjitha parregullsive që lidhen me këtë rast. Përveç kësaj, dje u mbushën 1…

Lexo më Shumë

Shkëlzen Halimi Gjithnjë e më shumë ngjarjet e ndryshme kulturore, përvjetorët, konferencat shkencore, promovimet e kështu me radhë po organizohen e zhvillohen, siç themi ndër ne, sa për sy e faqe. Tashmë është e dukshme injoranca dhe amatorizmi i skajshëm në organizimin e këtyre ngjarjeve kulturore. Promovimet organizohen me minimum audiencë, konferencat shkencore janë shndërruar në monologë të pjesëmarrësve, kurse përvjetorët mbahen pothuaj dhunshëm, sa për ta kaluar radhën. Pikërisht këto të meta me të madhe po vijnë e do të vijnë në shprehje për shkak të inflacionit të madhe të analfabetëve funksional, të cilët fatkeqësisht janë shpërndarë gjithandej…

Lexo më Shumë

Një dramë e vërtetë familjare ka ndodhur mbrëmë në Veles. Një grua pasi ishte fjalosur me vjehrrën e kishte sulmuar atë fizikisht e më pas, zënka ka vazhduar edhe me djalin e saj të mitur dhe me bashkëshortin. Drama ka vazhduar edhe pas ardhjes së policisë, të cilët nuk e kanë pasur të lehtë ta qetësojnë zonjën e nevrikosur. Madje nga kjo e ka pësuar edhe njëri nga policët që kanë tentuar ta qetësojnë situatën, përcjell Klan Maqedoni. “Më 22 nëntor, në ora 19:35 në Veles, policët e SPB Veles e kanë privuar nga liria V.Z (40 vjeç) nga Velesi.…

Lexo më Shumë

“Koncepti i LSDM-së për kthimin e parave tek qytetarët është dëshmuar se është mjet i suksesshëm për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike botërore dhe ne do të vazhdojmë në atë drejtim”. Këtë e tha sonte nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska. Ajo theksoi se do të përmirësohet edhe më tej masa “TVSH-ja ime”, me të cilën shteti për herë të parë i kthen paratë drejtpërdrejt në llogaritë e qytetarëve. “TVSH-ja ime është një nga masat e zbatuara më së miri që jep një efekt të shkëlqyeshëm, prandaj ne do ta përmirësojmë edhe më tej këtë masë. Mjetet janë siguruar…

Lexo më Shumë

Në fushën “Drejtësia, liria dhe siguria” është bërë hapi i parë në “përshpejtimin e integrimit”. Kërkuam që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e Rrjetit evropian të migracionit, që është dëshmi plus i gatishmërisë së mirë në këtë fushë dhe përkushtimit të ekipit negociator maqedonas në proces, deklaroi zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në Bruksel, ku sot përfundoi skriningun dypalësh treditor për Kapitullin 24 – Drejtësi, liri dhe siguri. Siç njoftoi Sekretariati për çështje evropiane, në skriningun anëtarët e grupit punues maqedonas prezantojnë pozitën dhe nivelin e përputhshmërisë së sistemit juridik të vendit në raport me legjislacionin…

Lexo më Shumë

Këto janë pamjet ku në mbrëmjen e 21 nëntorit punonjësi i EVN-së u lendua gjatë intervenimit për zgjidhjen e problemit me energjinë elektrike në Tearcë. Gjatë intervenimeve në shtyllën elektrike, punonjësit të EVN-së i është thyer shtylla elektrike dhe ka marrë lëndime të rënda. Ngjarjen e tregon mjeku Xhelali, i cili edhe pse në pension, pasi është thirrur nga banorët, i ka dhënë menjëherë ndihmën e parë të lenduarit. “Mora një telefonatë se zëri ishte shumë në panik, më tregoi vendin ku duhet të paraqitem urgjentisht, më tregoi shkakun dhe pasojat dhe nga përvoja ime e kaluar e dija se…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Vjenë, me ftesë të ambasadorit të vendit në Austri, Osvit Rosoklija, sot realizoi takim me përfaqësues të diasporës së RMV-së, si dhe me punonjës të Ambasadës, njofton MPB. Në emër të ambasadorit Rosoklija, Spasovski u njoftua për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit përmes Misioneve Diplomatiko-Konsullore, gjegjësisht se në periudhën e kaluar, deri më 15 nëntor, vetëm në Vjenë janë lëshuar gjithsej 884 dokumente udhëtimi përmes projektit të përbashkët të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, që ka filluar më…

Lexo më Shumë

MPB njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:05, në Shkup është arrestuar 19-vjeçari F.B. nga Shkupi. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në zonën e Gazi Babës, të kryer me urdhër të gjykatës, u gjet dhe u konfiskua marihuanë dhe një peshore”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë